LIVE UPDATES
Politike

Deklarata e kreut të PE, Kokëdhima: Zoti Tajani, ‘lufta civile’ dhe demokracia në Shqipëri

4 Mars 2019, 17:14 Nga DOSJA
Deklarata e kreut të PE, Kokëdhima: Zoti Tajani, ‘lufta

TIRANË- Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Parlamnetit të PE, Antonio Tajani, i cili përmendi Shqipërinë si një vend në rrezik për ‘luftë civile’.

Kokëdhima shkruan se “Zgjidhja” e paralajmëroi skemën që do të përdorte ky kryeministër në bashkëpunim me dy partitë e vjetra në opozitë, për të tensionuar situatën dhe për të shmangur nga axhenda reformën elektorale, në interes të sundimit tripartiak dhe shmangies së funksionimit të drejtësisë.

Por nga ana tjetër, zoti Tajani, shtron gabim problemin dhe na çon tek zgjidhja e gabuar. Ai flet për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan (zgjidhja), që te qeveritë autokrate dhe diplomatët evropianë, do të thotë ndihmë për të ruajtur statusquo-në”, shkruan më tej kreu i Zgjidhja. 

REAGIMI I PLOTË

Një ditë pasi delegacioni i Parlamentit Evropian erdhi në Tiranë, kreu i PE-së, Antonio Tajani, në OKB, përmendi Shqipërinë si një vend në rrezik për “luftë civile”.  Shqipëria, si dele e zezë përmendet mes disa temave të bisedës së tij me Sekretarin e OKB-së, Antonio Guterres, ku folën për Venezuelën, Mesdheun dhe çështjen e migrantëve, Afrikën dhe luftën kundër terrorizmit, klimën dhe konfliktin Indi- Pakistan. Kjo është situata që delegacioni i 7 eurodeputetëve kanë përcjellë tek shefi i tyre.  “Situata (në Shqipëri) është shumë e vështirë. Është “luftë civile” (në thonjëza) midis qeverisë dhe opozitës. Kjo është shumë e rrezikshme për stabilitetin”, deklaroi Tajani. Nuk do të merresha me teprimin e presidentit  Tajani për ta përshkruar Shqipërinë në situatë lufte, por me problemin tonë.      

Sigurisht, që është një klishe, që e përdorin të huajt për Shqipërinë, e krijuar nga disa precedentë, si trazirat e vitit 1997, kryengritja e vitit 1998 dhe 21 janari 2011, që e kanë brenda potencialin për konflikt civil, apo luftë civile. Për fat nuk jemi në luftë civile, me gjithë dëshirën e qeverisë dhe të opozitës për të aplikuar skenar si të Maduros në Venezuelë, sa herë që u rrezikohet pushteti dhe korrupsioni dhe zullumi arrijnë kulmin. “Zgjidhja” e paralajmëroi skemën që do të përdorte ky kryeministër në bashkëpunim me dy partitë e vjetra në opozitë, për të tensionuar situatën dhe për të shmangur nga axhenda reformën elektorale, në interes të sundimit tripartiak dhe shmangies së funksionimit të drejtësisë. Po të shohim ato tri ngjarje, kur kemi qenë në buzë të humnerës, do të kuptojmë se janë të njëjtët aktorë, e njëjta skemë politike, që përjashton demokracinë (ndarje pushteti në tavolinë në vend të zgjedhjeve të lira) dhe shmang përgjegjësinë penale të qeveritarëve (amnisti e korrupsionit dhe anulim i reformave në drejtësi për gjykata dhe prokurori të pavarura).

Por nga ana tjetër, zoti Tajani, shtron gabim problemin dhe na çon tek zgjidhja e gabuar. Ai flet për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan (zgjidhja), që te qeveritë autokrate dhe diplomatët evropianë, do të thotë ndihmë për të ruajtur statusquo-në.  Kjo zgjidhje është e gabuar, sepse premisa nuk është e saktë. Mbas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Tajani, presidenti i Parlamentit Europian, tregoi në konferencën e shtypit se “Ballkani është një çështje me të cilën ne merremi vazhdimisht. Stabiliteti i Ballkanit është po ashtu stabilitet i Europës”. Kryetari i PE-së thotë po ashtu se në Ballkan ”duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm europiane, por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”. Pra, Tajani merret me shkaqet gjeopolitike, kur në fakt problemet, konkretisht në Shqipëri, janë të sistemit demokratik, kanë të bëjnë me zgjedhjet e lira. Edhe nëse ka ndikime të fuqive të treta, ato shmangen, po të ketë sovranitet të popullit që realizohet me zgjedhjet e lira. Ja një shembull i thjeshtë, që vjen nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Aty u bënë zgjedhje, sipas statutit të tyre, dhe kryetari dha dorëheqjen. Sipas opinioneve, kreu i sapozgjedhur nuk i përket as grupit të ndikuar nga Erdogani (i cili ndikon drejtpërsëdrejti me fondet për ngritjen e xhamisë), as qeverisë e cila dëshironte një kandidat që t’i bënte fresk gjatë fushatave elektorale. Pra, ilaçi për vendet e Ballkanit është vetëm forcimi i demokracisë, sepse te zgjedhjet lindin institucionet.  Në të kundërt, ruajtja me çdo kusht e stabilitetit, do të thotë zgjatje e sundimit të kryeministrit Rama dhe dy partive të vjetra që presin të riciklohen në pushtet përmes rrotacionit. 

Eshtë e vërtetë se stabiliteti i Ballkanit është i rrezikuar, ashtu si e përmend presidenti Tajani, por edhe për mbrojtjen e rajonit nga konfliktet dhe luftërat, nuk ka ilaç më të mirë se sa demokracia dhe forcimi i shqiptarëve. Dje shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi u bashkuan dhe pas një shekulli morën pushtetin e Malësisë. A dobësohet Mali i Zi nga shqiptarët? Jo. Ata janë shtylla e stabilitetit të këtij shteti. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe preshevarët. Po të bashkohen do të kenë tre deputetë në Parlamentin e Serbisë, ku jetojnë jo pak, por mbi 200 mijë shqiptarë. Nacionalistët serbë dobësohen nga ky bashkim i shqiptarëve, nga ky avancim në të drejtat e tyre dhe forcohet krahu liberal dhe forcat që duan të lënë pas konfliktet e hapura nga Millosheviçi. Shqiptarët po pyeten dhe po vendosin për presidentin e Maqedonisë së Veriut, sepse Zaev po demokratizon politikën. Nëse do të vazhdohej me kursin e opozitës së atjeshme, shqiptarët dhe maqedonasit rrezikonin një konflikt të ri të armatosur. Çfarë ka bërë Europa për stabilitetin e Ballkanit? Ka izoluar kosovarët duke mos iu dhënë lirinë e lëvizjes, ka rritur presionin e forcave anti-euroatlantike ndaj qeverisë së kryeministrit Haradinajt, duke mbështetur tezën e ndryshimit të kufijve. Pra, edhe për të rritur e garantuar stabilitetin e rajonit, zoti Tajani, është thelbësore të kuptoni se shqiptarët duhet të vendosen në rolin dhe peshën që u takon.

Gjithsesi zoti Tajani duhet falënderuar që i bie ziles së alarmit për politikën shqiptare, por recetën e zgjidhjes, shqiptarët këtu, në Kosovë dhe në trojet etnike, e kanë mësuar nga historia. Demokraci, jo statusquo! Demokraci me standarde europiane, jo luftës civile, jo regjimeve hibride, jo zgjedhjeve të përdhosura. Partia “Zgjidhja” e lexon me shumë vëmendje këtë deklaratë të Presidentit në ikje të PE-së, sepse ajo mund të nxisë radikalizimin e situatës në Shqipëri. Në këto kushte, lipset që të gjitha pushtetet e pavarura, si Presidenti i Republikës, madje edhe komunitetet fetare, të shohin mundësinë e negociimit të bisedimeve për një zgjidhje për qeveri teknike pa pjesëmarrjen e tre partive shkaktare të krizës, PS-PD-LSI, me mision reformën elektorale dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Sa më shpejt të bëhet kjo, edhe më lehtë shpërndahen retë e përplasjes civile.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike antonio tajani koço kokëdhima kreu i pe lufta civile antonio tajani koço kokëdhima kreu i pe lufta civile

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet