LIVE UPDATES
Bota

Deklarata e fortë e Komsic: Ne në Bosnjë që jemi kundër krimeve e njohim Kosovën shtet

15 Mars 2022, 14:28 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Komsic: Ne në Bosnjë që jemi kundër

BOSNJE HERCEGOVINE– Politikani nga Bosnja e Hercegovina, i cili aktualisht është duke drejtuar Presidencën e këtij shteti, Zeljko Komsic, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur për agresionin rus në Ukrainë dhe për ndikimin e mundshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Komsic thotë se në rast të kapitullimit ushtarak të Ukrainës, Putini do ta destabilizojë edhe Bosnjën përmes dyshes Dodik-Coviq, dyshe e cila, sipas tij, po synon minimin e procesit zgjedhor që do të mbahet në Bosnje e Hercegovinë në tetor të këtij viti. Ai thotë se qëndrimi i Perëndimit ndaj një zhvillimi të tillë do të tregojë nëse do të lejohet destabilizimi dhe shton se nëse do të ndodhë diçka e tillë me procesin zgjedhor, pasojat s’do të jenë vetëm politike. Votën e Serbisë në Kombet e Bashkuara për rezolutën kundër agresionit rus e sheh si diçka pozitive, megjithatë thotë se frikësohet që shumica në Serbi mendojnë si ata që kanë marshuar rrugëve të Beogradit pro-Rusisë dhe shton se një disponim i tillë për luftë s’është gjë e mirë. Në këtë intervistë politikani boshnjak ka folur edhe për raportet Sarajevë-Prishtinë, çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Bosnja, dialogun dhe marrëveshjen e mundshme Kosovë-Serbi.

Gazeta Express: Pavarësisht faktit se Bosnja nuk e njeh Kosovën si shtet, ju keni zgjedhur që ta uroni Presidenten e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë. Cili është përkufizimi juaj për raportet aktuale mes dy vendeve?

Zeljko Komsic: Shumica e qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës, sikurse unë personalisht, e shohin Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran. Raportet mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës kanë përparuar në vitet e fundit, pavarësisht faktit se Bosnja e Hercegovina, si rezultat i rrethanave të njohura rënduese, ende nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën. Unë mund të them se si kryesues i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, kam raporte të shkëlqyera dhe kontakte me institucionet e Kosovës dhe zyrtarët e Kosovës, të cilët gjithashtu kanë një qasje pozitive ndaj Bosnje e Hercegovinës. Bashkë ne ndajmë të njëjtat prioritete për politikën e jashtme, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe BE, dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë njëri-tjetrin përgjatë rrugëtimit për aq sa mundemi. E them këtë nga eksperienca e bashkëpunimit me zyrtarët nga Kosova. Ndaras nga politika, sigurisht ne jemi duke punuar ngushtë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, sepse unë nuk dua që të lejoj një Serbi që të ketë raporte më të mira ekonomike me Kosovën sesa Bosnja e Hercegovina.

Gazeta Express: Pse Bosnja vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe kur një gjë e tillë mund të ndodhë. Dua të them se çfarë konsensusi politik është i nevojshëm që Bosnja ta njohë pavarësinë e Kosovës?

Zeljko Komsic: Sepse ne në Bosnje e Hercegovinë, si rezultat i Marrëveshjes së Dejtonit, jemi të detyruar që ta ndajmë pushtetin me anti-civilizimin që Millorad Dodiku e përfaqëson aktualisht. Është kjo strukturë politike që fatkeqësisht ka një pozicion të tillë kushtetues në Bosnje e Hercegovinë dhe është e pamundur të tejkalohet për të marrë një vendim lidhur me njohjen e Kosovës. Të gjithë, tre anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, duhet të votojnë për njohjen, jo vetëm dy. Sidoqoftë, ju nuk duhet të zhgënjeheni, sepse nuk po njiheni nga njerëz që nuk kanë dhembshuri për krimet që po kryen Rusia në Ukrainë, që lavdërojnë kriminelët e luftës dhe që nuk njohin ligjin ndërkombëtar. Të gjithë ne në Bosnje e Hercegovinë që kundërshtojmë një gjë të tillë ju njohim dhe një ditë do të miratohet vendimi për njohjen zyrtare.

Gazeta Express: Ndërkohë, një vizitë e mundshme e juaja në Prishtinë është përmendur. A do të ndodhë në të vërtetë, nëse po, kur?

Zeljko Komsic: Sigurisht që është e mundur dhe do të ndodhë në momentin kur do të jetë koha e përshtatshme për të.

 Gazeta Express: Ju sigurisht që jeni duke i ndjekur nga afër ato që po ndodhin në Ukrainë dhe me paralajmërimet se mund të ketë përpjekje për destabilizim në Bosnje dhe Kosovë. A shihni vërtet rrezik për një eskalim të mundshëm të ndonjë konflikti në këtë pjesë të rajonit?

Zeljko Komsic: Në Bosnje dhe Hercegovinë, ka forca politike pro-ruse të trupëzuara në dyshen Millorad Dodik-Dragan Coviq të cilët gëzojnë një mbështetje aktive nga Rusia. Rusia e mbështet Dodikun në përpjekjen për të ndalë rrugën e Bosnje e Hercegovinës drejt NATO-s, si dhe në çdo minim të mundshëm të institucioneve të Bosnje e Hercegovinës, siç ishte rasti me miratimin e ligjeve antikushtetuese në asamblenë kombëtare të RS [Republika Srpska], të cilat janë një goditje e drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe institucionet me të cilat Dodik dhe regjimi i tij sakrifikojnë paqen në Bosnje e Hercegovinë dhe rajon. Përveç kësaj, Rusia mbështet hapur kërkesat e HDZ-së për ndryshime në Ligjin Zgjedhor, i cili synon të forcojë diskriminimin në baza etnik dhe Zagrebi zyrtar është gjithashtu krenar për një mbështetje të tillë. Sipas Dragan Çoviqit, është politika e HDZ-së që beson se këtu ka shumë pak ndikim rus, gjë që flet për një lidhje të qartë mes politikës kroate dhe Kremlinit. Këto janë sigurisht opsionet në të cilat Rusia po mbështet në një përpjekje për të destabilizuar Bosnjën dhe Hercegovinën, në mënyrë që ta distancojë atë përgjithmonë nga integrimi në NATO dhe BE si qendër e Ballkanit Perëndimor. Nëse Ukraina përjeton një kolaps ushtarak, nuk ka dyshim se Rusia do të destabilizojë Bosnje-Hercegovinën përmes këtyre lojtarëve, e cila tashmë ka filluar, duke qenë se putinistët e HDZ-së në Bosnje e Hercegovinë synojnë të bllokojë zgjedhjet në tetor të këtij viti.

Gazeta Express: Mendoni se Perëndimi po bën mjaftueshëm për të parandaluar që një gjë e tillë të ndodhë?

Zeljko Komsic: Shpresoj që Perëndimi më në fund të kuptojë se nuk ka absolutisht asnjë ndryshim midis putinistëve të SNSD-së dhe HDZ-së. Kjo ka qenë mjaft e qartë prej vitesh dhe ne shohim se po bëhet më e qartë për publikun në Kroaci. Unë besoj se Perëndimi do të reagonte ndaj përpjekjes për të destabilizuar Bosnje e Hercegovinën. Qëndrimi ndaj zgjedhjeve do të tregojë në masë të madhe nëse Perëndimi është i gatshëm të lejojë destabilizimin, nëse është i gatshëm të devijojë nga parimet e tij demokratike kur bëhet fjalë për barazinë e zërit të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës. Nëse procesi zgjedhor mund të destabilizohet, do të jetë vetëm një hyrje në çdo lloj destabilizimi tjetër, i cili nuk do të ishte vetëm politik.

Gazeta Express:  Cili është komenti juaj për atë që po bën Vladimir Putin në Ukrainë?

Zeljko Komsic: Putini kreu një agresion kundër një vendi të pavarur dhe sovran. Është një shkelje brutale e ligjit ndërkombëtar për të cilën gjë Rusia vuan sanksionet. Përveç kësaj, ky regjim agresiv është angazhuar për të kryer krime lufte. Çdo ditë shikojmë vuajtjet e qytetarëve të pafajshëm të Ukrainës, fëmijëve dhe ne në Bosnje dhe Hercegovinë, që e kemi ndjerë në lëkurë agresionin e Serbisë së Madhe, nuk mund të qëndrojmë indiferentë. Ne e kemi mbështetur Ukrainën në përputhje me aftësitë tona dhe vendimet tona të mëparshme. Mendjet tona janë vazhdimisht me qytetarët e Ukrainës, të cilët po i mbijetojnë ferrit të vërtetë.

Gazeta Express: Si e përshkruani qëndrimin e Serbisë ndaj agresionit rus atje dhe një Serbi me qëndrime të tilla, çfarë do të thotë për rajonin e Ballkanit Perëndimor?

Komsic: Ndoshta vota e Serbisë për Rezolutën që dënon agresionin rus është befasi, por është e mirë për paqen në rajonin tonë! Pra, vetë akti i votimit ishte i mirë, por kam frikë se ajo që shohim në rrugët e Beogradit – dhe kjo është një mbështetje me zë të lartë për agresionin rus ndaj Ukrainës – është ajo që është opinioni i shumicës në Serbi. Ai disponim për konflikt dhe luftë nuk është i mirë.

Gazeta Express: Sipas jush, cila do të ishte zgjidhja ideale përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe a është zgjidhja një marrëveshje që nuk e ndan Kosovën nga Serbia?

Zeljko Komsic: Zgjidhja ideale është njohja reciproke mes dy vendeve, duke respektuar të drejtat e pakicave kombëtare, si të drejtat e serbëve në Kosovë, ashtu edhe të shqiptarëve në Serbi. Zgjidhja ideale është anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO. Ajo sjell paqe të qëndrueshme, stabilitet por edhe prosperitet.

Gazeta Express: A duhet marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen e Kosovës nga Serbia? Nëse po, a besoni se Vuçiq do ta nënshkruante njohjen e Kosovës?

Zeljko Komsic: Nuk jam i sigurt se çfarë do të bëjë Vuçiq dhe çfarë do të nënshkruajë apo jo. Bazuar në gjithçka që shoh në skenën politike dhe publike të Serbisë, nuk jam i sigurt se ka ndonjë në Serbi që do ta njohë Kosovën. Por, ndonjëherë në politikë duhet të pajtoheni me gjëra që nuk i dëshironi realisht, por ato janë një realitet që ekziston përtej dëshirës.

Gazeta Express: Për korrigjimin e kufirit, sa herë flitet, flitet me frikën e luftës. Por Kosova do të duhet të demarkojë kufirin me Serbinë. A mund të jetë një zgjidhje korrigjimi i kufijve nëse merret garancia e fuqive të mëdha se do të bëhet në mënyrë paqësore?

Zeljko Komsic: Në parim, unë jam fuqishëm kundër ndryshimeve të kufijve në Ballkanin Perëndimor, sepse kjo hap kutinë e Pandorës nga e cila mund të dalin probleme të shumta për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe më gjerë, për Evropën. Procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë ka përfunduar, ne kemi atë që kemi. Le t’i drejtohemi bashkëpunimit. Nëse i drejtohemi ndryshimit të kufijve, do të përfundojmë sërish në luftëra, ndoshta më keq se në vitet 1990. Të gjithë duhet të kemi mençuri të mjaftueshme për të mos e lejuar këtë./GazetaExpress/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni pavaresia e kosoves željko komšić pavaresia e kosoves željko komšić

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet