LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati për parkun e Butrintit, Fondi Shqiptaro-Amerikan: S’jemi organizatë fitimprurëse

30 Prill 2022, 18:54 Nga DOSJA
Debati për parkun e Butrintit, Fondi Shqiptaro-Amerikan: S’jemi

TIRANË- Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipëmarrjeve (AAEF) ka reaguar për herë të parë lidhur me debatin e zhvilluar për parkun e Butrintit. Në një njoftim zyrtar, AADF shkruan se pronësia e parkut nuk do të ndryshojë, ndërsa shton se vetë nuk janë organizatë fitimprurëse dhe çdo gjë që do të investojnë janë dhuratë nga populli amerikan. Po ashtu, ndër të tjera shtojnë se edhe më parë kanë punuar me të gjitha qeveritë, madje me dhe opozitën aktuale, duke iu referuar akuzave të Partisë Demokratike.

“AAEF nuk është një sipërmarrje fitimprurëse. Synimi i Fondacioni është përmirësimi i jetës së shqiptarëve nëpërmjet projekteve që ai zhvillon. Të gjitha fondet që ai menaxhon qëndrojnë në Shqipëri si një dhuratë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar. Fondacioni udhëhiqet nga një Bord Administrimi, ku marrin pjesë qytetarë amerikanë dhe shqiptarë, të cilët kontribuojnë me kohën e tyre pa shpërblim. AAEF dhe AADF kanë 27 vjet që operojnë në Shqipëri vetëm në interes të popullit shqiptar. Fondi dhe Fondacioni kanë bashkëpunuar me secilën qeveri shqiptare dhe me cilëndo opozitë. Pronësia dhe kontrollin mbi Butrintin, ashtu si me të gjitha sitet kulturore në Shqipëri, nuk ndryshon. IMP siguron arkitekturën e nevojshme për mbrojtjen e Parkut, promovon transparencën dhe garanton që të ardhurat e krijuara të përdoren për zhvillimin e tij në përputhje me standardet e një siti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s,”-shkruhet ndër të tjera në deklaratën zyrtare.

DEKLARATA E PLOTË:

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipëmarrjeve (AAEF) u krijua në vitin 1995 sipas Aktit të Mbështetjes për Demokracinë e Evropës Lindore (SEED Act), miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në 1989, me një kapital fillestar prej 30 milionë USD. Fondi krijoi dhe investoi në një sërë sektorësh si banka, sigurime, aeroport, karta biometrike identifikimi, etj. Si rezultat i suksesit të tij, në vitin 2009 Qeveria e SHBA vendosi që të gjitha fitimet e krijuara nga Fondi do të shërbenin për të krijuar një organizatë jofitimprurëse, të përhershme të quajtur Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) me synimin për të mbështetur zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri nëpërmjet 4 programeve kryesore: Edukim, Lidership, Sipërmarrje, Turizmi Kulturor dhe Ekologjik.

AADF nuk është një sipërmarrje fitimprurëse. Synimi i Fondacioni është përmirësimi i jetës së shqiptarëve nëpërmjet projekteve që ai zhvillon. Të gjitha fondet që ai menaxhon qëndrojnë në Shqipëri si një dhuratë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar. Fondacioni udhëhiqet nga një Bord Administrimi, ku marrin pjesë qytetarë amerikanë dhe shqiptarë, të cilët kontribuojnë me kohën e tyre pa shpërblim. AAEF dhe AADF kanë 27 vjet që operojnë në Shqipëri vetëm në interes të popullit shqiptar. Fondi dhe Fondacioni kanë bashkëpunuar me secilën qeveri shqiptare dhe me cilëndo opozitë. Që nga themelimi në vitin 2009, AADF ka mbështetur 70 projekte dhe ka angazhuar rreth 100 milionë dollarë. Nëpërmjet projekteve të tij, AADF ndihmon mbi 400,000 nxënës e studentë dhe
mbështet pothuajse 1,000 biznese në të gjithë vendin. Projektet arsimore përfshijnë disa nga modelet më të avancuara në botë si Junior Achievement, TUMO, SDA Coding Academy dhe më shumë. Projektet e trashëgimisë kulturore përfshijnë rivitalizimin e qendrave kryesore të qyteteve historike në vend si në Shkodër, Krujë, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Durrës. Projekte të tjera kanë zhvilluar dhe mbështetur instalimin e sistemeve të biletave elektronike në 10 site të trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë, ngritjen e Muzeut Fotografik Kombëtar Marubi, mbështetjen për aplikimin dhe regjistrimin e pesë elementeve të
Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Shqiptare në UNESCO, etj.

AADF ka kontribuar në Parkun Kombëtar të Butrintit që prej vitit 2009. Qëllimi ynë është të mbështesim ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Butrintit si siti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, institucionet shqiptare, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, Fondacioni ka sjellë një nga modelet më të suksesshme për trashëgiminë kulturore në Butrint. AADF ka kontribuar 1.2 milionë USD për instalimin e kamerave, infrastrukturës turistike dhe tabelave, rehabilitimin mjedisor të rrugës së re, sistemet e biletave elektronike dhe zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Integruar. Falë këtyre ndërhyrjeve Parku ka shënuar rritje të të ardhurave, përmirësim të transparencës, ulje të korrupsionit dhe një cilësi më të lartë shërbimesh.

Faza e dytë e angazhimit të AADF ndaj Butrintit synon të mbështesë dhe të ruaj Parkun në afatin e gjatë. AADF mbështeti hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit (IMP), i cili iu dorëzua për konsultim Qendrës së Trashëgimisë Botërore (UNESCO). Plani u rishikua nga dy organet konsultative të UNESCO, ICOMOS dhe ICCROM, dhe u miratua nga Qeveria e Shqipërisë.

Pronësia dhe kontrollin mbi Butrintin, ashtu si me të gjitha sitet kulturore në Shqipëri, nuk ndryshon. IMP siguron arkitekturën e nevojshme për mbrojtjen e Parkut, promovon transparencën dhe garanton që të ardhurat e krijuara të përdoren për zhvillimin e tij në përputhje me standardet e një siti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Pas miratimit të Planit nga Qeveria e Shqipërisë, AADF do të kontribuojë me 5 milionë USD të tjera, në mënyrë që Parku Kombëtar i Butrintit të njihet: “…si një model i qëndrueshëm menaxhimi për zonat me elementë kulturorë dhe natyrorë, duke u bërë një qendër për ofertën turistike rajonale dhe duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë unike, duke angazhuar komunitetet lokale dhe institucionet financiare, dhe duke shërbyer edhe si model për parqet e tjera në Shqipëri.”

Projekti i Butrintit është një shembull i rëndësishëm se si AADF shërben si katalizator, duke ofruar fonde dhe njohuri për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shërbimeve të qytetarëve shqiptarë duke rritur transparencën dhe ulur korrupsionin nëpërmjet disa prej modeleve më të avancuara të menaxhimit dhe ekspertizës në botë.

Përpos debateve, ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi.Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fondi shqiptaro-amerikan i sipëmarrjeve parku i butrintit fondi shqiptaro-amerikan i sipëmarrjeve parku i butrintit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet