LIVE UPDATES
Bota

Debate të ashpra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

22 Tetor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Debate të ashpra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Rusia e cila mbanë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit kërkoi që në fillim largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simbolet e Kosovës nga sfondi i seancës, me shpjegimin se me këtë po “shkeleshin regullat”. Flamuri nuk u largua, dhe takimi vazhdoi siç ishte planifikuar. Takimi ishte virtual, ndërsa në takim morën pjesë edhe minsitri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç si dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Problemet me pandeminë

Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin foli fillimisht për problemet me pandeminë Corona, si një nga sfidat që ka hasur Kosova shtatë muajt e fundit. Që kur ka filluar në mars, kriza e COVID -19 ka kaluar në faza të ndryshme. Pandemia ka pasur ulje ngritje, por edhe periudha stabile, ndërkohë që ka shpërthyer sërish tani. Infrastruktura e shëndetit publik në Kosovë nuk ka qenë në gjendje t’i përgjigjet pandemisë me shpejtësinë e përhapjes. Por Kosova nuk është lënë vetëm, tha Tanin, dhe tregoi për ndihmat ndërkombëtare. Tanin foli më tej për takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington dhe Bruksel, duke thënë se ato ”demostrojnë potencialin për arritjen e progresit kur burimet ndërkombëtare kombinohen me lidershipin në bazë”. Tanin foli edhe për rëndësinë që ka pjesëmarrja e grave në të gjitha nivelet e procesit të paqes. Por më së shumti vëmendje në debatet në vijim iu kushtua gjendjes në Kosovë dhe qëndrimeve të kundërta mes palëve. Ndërsa debatet treguan se palët nuk kanë lëvizuar aspak nga qëndrimet e tyre të mëparshme.

Daçiçi sikur po lexon raportin e kaluar…

Fjalimi i ministrit të Jashtëm serb Daçiq ishte shumë i ngjashëm me të kaluarët, u shpreh ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen. “Kur dëgjoj të flasë ministrin serb Ivica Daçiq, më krijohet përshtypja se ka kopjuar fjalimin e herës kaluar”, tha ai.

Daçiq tha se “Serbia e merr seriozisht dialogun me Kosovën por ajo nuk zbaton marrëveshjet e arritura 10 vjet më parë” dhe “shkel marrëveshjen e arritur në Uashington, duke vazhduar lobimin për njohjen”. Ai mori në mbrojtje serbët që jetojnë në Kosovë, duke cituar pjesë nga raporti i UNMIK-ut, ku thuhet se “është rritur numri i incidenteve kundër pjesëtarëve të komunitetit serb”. Daçiq tha se personat e zhvendosur nuk janë duke u kthyer në Kosovë dhe se Prishtina synon rishikim të historisë, duke thënë se kishat serbe në Kosovë nuk janë serbe. “Ka 20 vjet që Serbia ka bërë çfarë është e nevojshme për të dënuar ata anëtarë të UÇK që kanë bërë krime kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi”, tha ministri Daçiq, i cili foli edhe për Dhomat e Specializuara, shqetësimin e palës serbe për aktivitetet e KFOR-it, i cili patrullon kufijtë bashkë me Policinë e Kosovës, si dhe planet e Kosovës për të futur shërbimin e detyruar ushtarak prej 3 muajsh. Në fund ai kontestoi edhe njohjet e Kosovës duke thënë se është “fake neës” pohimi se Kosovën e kanë njohur 116 vende. Sipas tij, Kososva do të merrte vetëm 92 vota pro, po të votohej sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Haradinaj: Kosova është shtet dhe kjo duhet të kuptohet

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, iu drejtua Këshillit të Sigurimit me fjalët se “duhet kuptuar që Kosova është një shtet krejtësisht i pavarur dhe sovran, aspak ndryshe nga Estonia, Belgjika apo Gjermania” dhe se “pranimi i këtij realiteti është baza për zgjidhjen e çështjeve që ndan Kosovën dhe Serbinë”.

Duke folur për krimet e forcave ushtarake jugosllave dhe spastrimit etnik ajo tha se “populli i Kosovës vazhdon të kërkojë drejtësi”. Ministrja Haradinaj-Stublla foli për fushatën serbe kundër njohjes së Kosovës dhe strukturat kriminele në veri të Kosovës. Ajo shprehu keqardhje që  Serbia “refuzon të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për të luftuar krimin” dhe që kjo gjë nuk është përmendur në raportin e UNMIK-ut. Ministrja tha se “Serbia po keqpërdor kishën ortodokse”. Ajo tregoi për moszbatimin e marrëveshjes teknike 33të nënshkruar nga Serbia në Bruksel dhe shkeljen e marrëveshjes së Uashingtonit për personat e pagjetur, diversifikimin e energjisë,

refuzimin e furnizuesve të pabesueshëm të G5 dhe ndalimin e fushatës për “çnjohje” të Kosovës. Ministrja Haradinaj tha se rruga e vetme përpara është rruga e pajtimit, por Serbia duhet të pranojë Kosovën si shtet, të verë para drejtësisë krimet e së kaluarës dhe të kthejë trupat e të zhdukurve. Edhe ambasadori gjerman pranë OKB, Christoph Heusgen mendon kështu.

Heusgen: pala serbe sikur ka harruar krimet e veta

Heusgen tha se “jemi duke dëgjuar për krimet e bëra nga kosovarët”, por “kurrë nuk dëgjuam diçka për krimet, pastrimin etnik dhe zhvendosjen masive të bëra në vitet 1998, 1999 kundër kosovarëve”. Duke folur për fushatën serbe kundër njohjeve të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po i venë stërkëmbçin vetes sepse ata duan të futen në BE. Ata duhet të mundohen që Kosova të njihet prej të tjerëve, dhe prej tyre në fund”, sepse njohja e Kosovës është kusht që Serbia të pranohet në BE.

Ambasadori Heusgen thotë se diskutimet e bëra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, tregojnë se moszgjidhja e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë mbetet burim tensioni jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për gjithë rajonin.

Deklarata e përbashkët

Në mbyllje të takimit vendet europiane dolën me një deklaratë të përbashkët. Belgjika, Estonia, Franca, Gjermania si dhe Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Irlanda, e quajnë dialogun Prishtinë Beograd, nën mbikqyrjen e BE, obsionin e vetëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ata i bëjnë thirrje aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi të punojnë së bashku për të krijuar konsensusin politik. Ata shprehën mbështetjen për të dërguarin special të BE, Miroslav Lajçak. Lajçak nuk u lejua të fliste para Këshillit të Sigurimit, sepse kundërshtoi Rusia.

Edhe ambasadorja amerikane në OKB, Cherith Norman Chalet, mendon se diskutimet do të kishin qenë më të plota, po të ishte dëgjuar edhe përfaqësuesin special i BE. Ajo e quajti 4 shtatorin, “ditë vërtet historike në Shtëpinë e Bardhë” ku presidenti Trump mirëpriti kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Marrëveshjet do të krijojnë kushtet për bashkëpunim më të gjerë, rritjen e besimit dhe vazhdimin e dialogut, tha ajo.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës mbetet synim si për SHBA ashtu edhe për BE”. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e SHBA, plotëson bisedimet e organizuara nga BE. Ambasadorja Norman Chalet, tregoi edhe një herë për qëndrimin amerikan ndaj UNMIK-ut: misioni e ka përfunduar detyrën dhe duhet mbyllur.

Edhe sekretari politik i ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar pranë OKB, Thomas Phipps, mbështet rishikimin e rolit të UNMIK-ut.

Vassily Nebenzia, ambasadori rus pranë OKB, e filloi fjalimin e tij duke mbështetur ministrin serb Daçiq, që e quan gjendjen në Kosovë, “turbulente”. Ai vlerëson UNMIK-un si të vetmin organizëm ndërkombëtar që vepron në Kosovë në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe “duhet mbështetur në vazhdimin e punës efektive”. Ai i bëri thirrje BE që të kërkojë nga të dy palët zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë dhe atë për komunat serbe që të kenë fuqi ekzekutive. Ai foli për të drejtat e komuniteteve joshqiptare, të cilat nuk janë përmirësuar, dhe foli për shumë nga çështjet që tha ministri serb Daçiç.

Marrë nga: DW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic këshilli i sigurimit kosova meliza haradinaj stublla ivica dacic këshilli i sigurimit kosova meliza haradinaj stublla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet