LIVE UPDATES
Bota

DEA në Maqedoninë e Veriut, për luftën kundër drogës: Do të vazhdojmë operacionet

14 Prill 2021, 09:35 Nga DOSJA
DEA në Maqedoninë e Veriut, për luftën kundër

MAQEDONI E VERIT-Përfshirja e Agjencisë amerikane për luftën kundër drogës (DEA), në aksionet e fundit kundër trafikimit me lëndët narkotike në Maqedoninë e Veriut, është sinjal i qartë se organet vendore të ndjekjes penale dhe të policisë nuk janë në detyrën e duhur, thotë për Radion Evropa e Lirë, Lubomir Gjurçevski, ish-drejtor i Policisë maqedonase.

Të premten, më 9 prill, në aksin rrugor Prilep-Rosoman, në jugperëndim të shtetit, policia në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA, gjatë një kontrolli rutinë konfiskuan 200 kilogramë marihuanë, e cila në tregun e zi arrin vlerën prej afro një milion dollarësh.

Nga DEA nuk e kanë komentuar rrjedhën e hetimeve si dhe personat e përfshirë në këtë kontrabandë, por në një prononcim për agjencinë e lajmeve MIA, drejtuesit e DEA-s kanë theksuar përkushtimin për të ndihmuar institucionet në përballje me tregtinë me drogë.

“Do të vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë e Veriut në detektimin, pengimin dhe likuidimin e organizatave që merren me tregtinë me drogë”, thuhet në njoftimin e Agjencisë amerikane për luftën kundër drogës.

Ish-drejtori i policisë, Lubomir Gjurçevski dyshon se në këtë operacion policia është lënë anash, veçanërisht pas reagimit të fortë të kryeprokurores së krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska për dekonspirimin e një operacioni tjetër kundër bandave të drogës në një rajon të Shkupit.

“Përfshirja e kësaj agjencie amerikane është sinjal i qartë se gjërat këtu nuk janë duke shkuar mirë sa i përket luftës kundër drogës”, thotë Lubomir Gjurçevski, ish-drejtor i policisë.

Bashkim Selmani, njohës i çështjeve juridike, thotë për Radion Evropa e Lirë se mosefikasiteti i institucioneve është si pasojë e partive politike, të cilat sipas tij, përmes grupeve të ndryshme kanë menaxhuar qoftë me lëndët narkotike apo veprimet tjera të paligjshme.

“VMRO-ja (partia maqedonase në opozitë) ka bërë kriminalitetin me çështjen e marihuanës, siç e dimë nëpërmjet spitaleve ndërsa LSDM-ja (partia maqedonase në pushtet) ka avancuar çështjen e marihuanës. Tani ndërhyrja e DEA-s është një simbolikë apo një dëshmi se këto dy parti sikur edhe shteti janë në rrugë të gabuar sepse ne kemi kriminalitet institucional dhe këtu është problem, ndërsa ndërhyrja e DEA-s është me tepër si paralajmërim se sa për të shpëtuar këtë vend”, thitë Selmani.

Në një tjetër operacion të zhvilluar paraprakisht në disa zona të Shkupit, u ngritën shqetësimet për dekonspirimin e tij. Policia kishte konfiskuar 80 mijë euro, 300 mijë denarë dhe 600-700 gramë heroinë, por nuk arriti të kapte drejtuesit kryesorë të grupit të trafikantëve. Operacioni kishte zgjatur gati dy vjet, bazuar në deklaratat e prokurores Vilma Ruskoska, e cila doli edhe me dyshimet se në mesin e grupit kishte edhe pjesëtarë të policisë që kishin vënë në dijeni krerët e grupit kriminal me operacionin policor.

“Kur dështoi ky operacion, për dikë u bë e qartë se afërsia e politikanëve në pushtet me grupet kriminale, veçanërisht në fushën e krimit të organizuar, është në një nivel të tillë që madje kërcënon sistemin e sigurisë”, thotë Gjurçeski, i cili dyshimet mbi punën e policisë i ndërlidh edhe me arrestimin e një kryeshefi të policisë në qytetin e Prilepit, i përfshirë në grupet e drogës, përkatësisht në operacionin e fundit ku u sekuestruan 200 kilogramë marihuanë.

MARRË NGA REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dea lubomir gjurçevski vilma ruskovska dea lubomir gjurçevski vilma ruskovska

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet