LIVE UPDATES
Bota

DW zbardh detaje nga mbyllja e dytë e Gjermanisë, çfarë mbyllet e kush qëndron e hapur? Merkel: Jemi të detyruar të vepro

13 Dhjetor 2020, 13:38 Nga DOSJA
DW zbardh detaje nga mbyllja e dytë e Gjermanisë, çfarë

Nga 16 dhjetori e deri më 10 janar Gjermania do të mbyllet sërish: Jemi të detyruar të veprojmë” tha Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë shtypi të dielën, më 13 dhjetor, në Berlin. Mbyllja e lehtë që kemi filluar qysh në 2 nëntor ka arritur një sukses të pjesshëm. “Arritëm ta ndalnim për ca kohë rritjen eksponenciale”, tha kancelarja, “por prej disa ditësh kemi sërish një rritje eksponenciale.”

Çfarë mbyllet, çfarë qëndron e hapur?

Do të mbylljen dyqanet e tregtisë me pakicë, me përjashtim të dyqaneve për nevojat e përditshme. Restorantet mbeten të mbyllura dhe do të kenë të drejtë të shesin vetëm gjellë për t’u konsumuar në shtëpi. Po ashtu nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit në vende publike. Gjithashtu mbyllen edhe floktoret, studiot e kozmetikës, tatuazhit, masazheve etj.

Shkollat, kopshtet, dhe institucionet e kujdesit ditor. Përjashtim do të ketë, sikurse në verë, vetëm për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për ta, sepse janë në punë ku nevojitet prania fizike. Mësimi shkollor për këtë periudhë, ose do të ndërpritet, ose do të kalohet në distancë. Këtë e vendos secili land më vete.

Kontaktet reduktohen

Kontaktet duhet të reduktohen në maksimum, kërkoi kancelarja. Deri tani lejohen vetëm tubime me pesë vete, me anëtarë nga maksimumi dy familje, mundësisht gjithmonë të njëjtat. Përjashtim do të ketë nga data 24 deri në 26 dhjetor. Përveç familjes mund të ftohen edhe katër të afërm të gradës së parë, plus fëmijë deri në 14 vjeç. Por jo të tjerë. “Nëse ftoni të tjerë mundësisht t’i reduktoni të gjitha kontaktet për një jave”, tha kancelarja.

Kancelarja gjermane u bëri thirrje punëdhënësve që ose t’i lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia, ose t’u japin leje, në mënyrë që të reduktohen sa më shumë kontaktet.

Veç të tjerash kancelarja u kërkoi qytetarëve që mundësisht të mos udhëtojnë gjatë Krishtlindjeve. Meshat dhe shërbesat fetare do të mbeten të hapura. “Jemi duke biseduar me kishat për konceptet higjenike”, tha kancelarja. Për të reduktuar kontaktet do të ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve, dhe po ashtu edhe pirja e pijeve alkoolike në publik.

Që tani po përdoret sistemi triazhë

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder tha në drejtim të kundërshtarëve të masave të qeverisë se “korona është katastrofë”. Çdo tre ditë vdes një njeri nga korona në Gjermani, tha ai. Në Bavari, ku numri i incidencës shtatëditëshe është mbi 200 në çdo 100 mijë banorë në shtatë ditët e fundit, në disa vende po përdoret që tani sistemi triazhë. Pra, mjekët vendosin se kush do të intubohet e kush jo”, tha Soeder, Bergamo është shumë më afër se sa mendon ndokush, tha politikani kristiansocial.

Söder tha edhe se parashikon që kjo mbyllje nuk do të mbetet me kaq, por do të zgjasë edhe pas datës 16 janar. “Përvoja tregon se vala e dytë dhe e tretë e pandemisë është edhe më e fortë se e para”, tha politikani kristiansocial.

Ndihma për ekonominë

Ministri i Financave, Olaf Scholz, tha se qeveria sërish do t’u vijë në ndihmë bizneseve që do të kenë humbje për shkak të mbylljes. Ai tha se janë parashikuar ndihma ekonomike deri në 500 mijë euro për sipërmarrje. Në total korona do t’i kushtojë taksapaguesit gjerman 11 miliardë euro në muaj.

“Dhe kjo është në rregull, sepse kemi të bëjmë me gra dhe burra që kanë punuar gjithë jetën e tyre për të ngritur këto biznese dhe me shumë njerëz që janë të punësuar në to”, tha ministri socialdemokrat. Scholz tha më tej, se shifrat e larta tregojnë gjithashtu se sa seriozisht duhen marrë këto masa nga qytetarët. Në buxhetin vjetor të vitit të ardhshëm, i cili u miratua të premten në Bundestag, janë vënë në dispozicion 39,5 miliardë euro shtesë ndihma ekonomike për sipërmarrjet, plus 25 miliardë për masat për luftimin e pandemisë.

Vaksina vjen në janar

E pyetur se kur do të mbërrijë vaksina në Gjermani dhe sa e sigurt është, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se pret që deri më 29 dhjetor Autoriteti Evropian për Licencimin e Barnave Farmaceutike, EMA, do të ketë marrë një vendim. “Pastaj vaksina do të shpërndahet menjëherë në të gjitha vendet e BE-së”, tha kancelarja.

Ajo tha se nuk duam të ushtrojmë presion politik ndaj Autoritetit, në mënyrë që të licencojë një vaksinë të sigurt. Merkel tha se ka besim te ky autoritet dhe se EMA merr në konsideratë edhe ekspertizat e autoriteteve kombëtare të vendeve anëtare, siç është instituti Paul Ehrlich në Gjermani.

Shifrat në rritje

Instituti Robert Koch (RKI) në Berlin lajmëroi se të dielën është rritur numri i infeksioneve të reja: 20.200 raste të reja dhe 321 vdekje të tjera u numëruan brenda 24 orëve. Në total, numri i infektimeve ka shkuar në mbi 1,3 milionë, dhe deri tani korona u ka marrë jetën 21. 787 vetëve.

Sipas RKI-së, e ashtuquajtura incidencë shtatë ditore është rritur derin në 169,1. Incidenca tregon se sa infektime të reja ka pasur në shtatë ditët e fundit në 100 000 banorë. Për RKI-në, situata është e menaxhueshme vetëm nëse numri infektimeve të reja është deri në 50 për 100 mijë banorë. Vetëm në këtë nivel mund të gjurmohet zinxhiri i infektimeve dhe të parandalohet përhapja.

Modestia e kancelares

Kancelarja Angela Merkel mbajti të mërkurën një fjalim emocional në parlamentin gjerman, ku kërkoi sërish mbyllje më të ashpër për të gjithë Gjermaninë. Më parë kërkesat e saj kishin dështuar prej kundërshtimit të kryeministrave të disa landeve federale, të cilat nuk i pranonin kufizimet. Vendimet e marra sot në Berlin u diktuan nga shifrat, dhe përkonin me kërkesat që bëri kancelarja të mërkurën në Bundestag.

Një gazetar donte të dinte, se a mendonte kancelarja që kishte pasur të drejtë? Përgjigja e 66-vjeçares vërtetoi edhe njëherë një nga vetitë e saj karakteristike, shmangien e vetëvlerësimit: “Nuk është sot koha për të parë se ç’ka qenë në të kaluarën”, tha ajo.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani mbyllja e dyte e gjermanise koronavirusi ne gjermani mbyllja e dyte e gjermanise

Sondazh

Poll
Bota 13 Dhjetor 2020, 11:53

Nuk arrihet marrëveshje, shtyhen bisedimet e BREXIT

BRITANI– Bisedimet për Brexit janë shtyrë për javën e ardhshme,  ndërsa sot u shmang një marrëveshje katastrofike për të dyja palët.Kryeministri britanik Boris ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë