LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dashuria e pamundur e Ramize Gjebresë dhe pushkatimi në shkurtin ‘44

14 Shkurt 2019, 20:20 Nga DOSJA
Dashuria e pamundur e Ramize Gjebresë dhe pushkatimi në shkurtin

Ditët e luftës nuk të linin kohë të mendoje për një festë si ajo e “Shën Valentinit”, të shkëmbeje dhurata të rastit apo të përcillje ndonjë puthje spontane. Kjo situatë fort romantike për një vend të pushtuar, mund të vlente vetëm për disa orë në ditën e mesit të muajit, ndërsa në të vërtetë, gjatë fundit të shkurtit ndodhi që për të dënuar dashurinë të bëhej një gjyq e të merrej një vendim: me pushkatim…

…Më siguri kjo ka të bëjë me një rastësi dhe aspak me një kalkulim. Por gjithsesi fakti ishte që Ramize Gjebreja, agjitatorja më e mirë e Partisë Komuniste do të ekzekutohej mizorisht nga një skuadër partizane, ndërsa një trim i çartur si Zaho Koka, po për të njëjtin motiv do të përjashtohej nga partia dhe do të degradohej për t’u çuar si një partizan i thjeshtë në Brigadën IV.

Dosja

Në librin e tij “Dashuri & Plumba” Dr. i Shkencave Pavllo Gjidede shkruan se dosja e Ramize Gjebresë për herë të parë është hapur në fillim të viteve ’70, por më gjerësisht ajo është bërë e njohur në vitet e demokracisë. Por ligji përcakton se për çështje intime, një dosje hapet vetëm pas 100 vjetësh. E në këtë rast, pjesa themelore ka të bëjë me një çështje intime, nga e cila ka ardhur dhe reagimi i ashpër që e dënoi atë me vdekje. 74 vite më parë, kur filloi historia e Gjebresë dhe Kokës, për Zahon flitej e shkruhej hapur. Por nuk ndodhte e njëjta gjë me Ramizenë.

Ekzekutimi në Brigadën V

Pikërisht në 6 mars të vitit 1944, kur lufta kundër trupave gjermane të Rajhut III ishte në kulmin e saj, në Brigadën e 5-të Sulmuese ndodhi ngjarja e pazakontë. Në fakt ajo ishte tragjike, por për shumë kohë nuk u konsiderua si e tillë. Më 6 mars, në një ditë me diell, por e ftohtë, kur dëbora vende-vende kishte shkrirë dhe fshati Ramicë e Vlorës nuk ishte më aq i bardhë sa më parë, një vendim i gjyqit partizan të Shtabit të Brigadës duhej zbatuar medoemos. Morali partizan ishte “shkelur” me të dyja këmbët. Dy prej luftëtarëve për çlirim po shkonin gjithnjë e më shumë drejt “degjenerimit”. Po në të njëjtën kohë, forcat kundërshtare të Ballit Kombëtar proklamonin me të madhe se në jetën partizane kishte një ndjenjë të fortë amoraliteti. E gjithë kjo dukej ndaluar, me hir a me pahir. E që gjithçka të merrte fund sa më shpejt, u sakrifikua jeta. Pushkatohet një nga eksponentët më të rëndësishme të luftës, Ramize Gjebrea. Vendimi i kobshëm ishte dhënë gati 10 ditë më parë, në fundshkurtin e po atij viti, por vetëm atë ditë marsi u krye ekzekutimi.

“Interesantja” e bukur

Në një intervistë të tij dhënë vite më parë për autorin e shkrimit, Mato Hasamataj, dikur partizan 15 vjeçar në Brigadës V, ka rrëfyer se Ramize Gjebrenë e ka njohur gjatë përurimit të Brigadës së 5-të, më 20 janar 1944. Atë ditë ajo kishte përgatitur një fjalim, që u ngriti zemrat peshë luftëtarëve të lirisë. “Ishte e re, e bukur dhe kishte një elokuencë që të habitte”, shprehet Mato Hasamataj. Por duket se gjatë kësaj periudhe, bukuroshja që ishte pagëzuar me pseudonimin “Interesantja”, dhe që ishte e fejuar me një nga kuadrot kryesorë të partisë siç ishte Nako Spiru, kishte ndjenja të veçanta dhe për një nga trimat e Brigadës, Zaho Kokën. Dyshimet në ishte një dashuri e mirëfilltë, apo një ndjenjë e pastër shoqërore, janë debatuar gjatë në qarqet politike të kohës. Por më në fund u vendos që akuza të bazohej tek një letërkëmbim i të dyve.

Nga ditari personal

Studiuesi Pavllo Gjidede, i cili është marrë gjatë me hetimin e kësaj historie, ka mundur të nxjerrë në dritë dhe një pjesë nga ditari personal i Ramize Gjebresë. Në ditarin e saj janë shkruar këto fjalë: “Sot do të shkruaj dhe për ndjenjat e mia. Në të vërtetë kam dëshirë, që edhe sot, edhe nesër të më kuptojnë shokët dhe shoqet. Secili ka dëshirë të pëlqehet dhe të kuptohet. Edhe unë për të krijuar një lidhje të re me njerëzit… S’më kanë parë sytë djalë si ky! Më duket sikur jam rritur me të. Më pëlqen ta dëgjoj kur flet… Megjithëse e qortoj veten për shkujdesje, përsëri më tradhtojnë sytë, kur i kryqëzoj me sytë e Zahos”. Dhe duket se kjo shkujdesje ka sjellë dhe pjesën tjetër të problemit tragjik.

Morali i luftës

Çështja e dashurisë së “paligjshme” të Ramize Gjebresë me Zaho Kokën, kishte shkuar deri në Shtabin e Brigadës. Mato Hasamataj thotë se “morali partizan” ishte një ligj i pashkruar, por gjithsesi shumë i rreptë në ato vite të vështira lufte. “Në të njëjtën kohë, nga kundërshtarët politikë të Ballit Kombëtar, përflitej më së shumti se në mal bëhej nami mes partizanëve, të cilët kishin pranuar të merrnin me vete edhe femrat. Për t’iu shmangur një gjëje të tillë, që kishte gjasa të përhapej edhe tek ata që ishin në mëdyshje të veprimtarisë partizane, ishte vendosur që në të tilla raste të mbaheshin qëndrime të rrepta”, është shprehur në intervistën e tij, Mato Hasamataj.

Thirrja për gjyq

Gjithsesi fjalët se mes Ramizesë dhe Zahos kishte “diçka”, po qarkullonin rëndom. Mirëpo Ramize Gjebreja ishte një nga përfaqësueset e Seksionit Politik të Brigadës e për rrjedhojë cilësohej si një nga kuadrot kryesore të saj. Për t‘i vënë “frerin” një dashurie që mund të krijonte dhe probleme të tjera, krerët e Brigadës në atë kohë, morën vendimin për të bërë një gjyq ushtarak. Shtabi i Brigadës së 5-të e kishte rezidencën e vet në shtëpinë e Zotajve në Ramicë. Zaho Kokën e thirrën me urgjencë nga Vunoi. Ndërsa Ramizenë e njoftoi Hito Çako për t’u paraqitur në shtab. Erdhi ora e gjyqit. Të dy me uniformën e partizanit, qëndronin në këmbë, të shtangur e duarlidhur.

Mospranimi i akuzës

Mato Hasamataj ka rrëfyer se ai ka qenë dëshmitar i një ndodhie për të cilën emocionohej sa herë e kujtonte. Ai thotë se pjesëmarrës në gjyqin e Ramizesë dhe Zaho ishin: komandanti i Brigadës, Shefqet Peç; komisari, Hysni Kapo; zëvendëskomisari, Manush Myftiu. Ishin gjithashtu: Tanush Shyti, Zenel Hamiti, Ramadan Xhangolli, Saliko Sulo, Liri Gega, Stoli Lipivani, Bilbil Klosi, Hito Çako dhe Veis Pipa. I ftuar i Komitetit  Qarkor të Vlorës, Pajo Islami. Shumica e tyre ishin kundër një vajze 21-vjeçare dhe një djali 24-vjeçar. I pari ishte Tanush Shyti ai që parashtroi arsyet se përse po gjykohej Ramizeja dhe Zahoja. Më pas nisi procesi. Ka qenë komandanti i Brigadës, Shefqet Peçi, i cili bëri dhe akuzën e drejtpërdrejtë: “Ke shkelur ligjin e shenjtë partizan”. Ramizeja nuk e ka pranuar. “Jo, asnjëherë”, është shprehur ajo. Akuzohej se kishte shkuar me Zahon dhe se duke qenë e fejuara e Nako Spirut e kishte tradhtuar atë.  Madje akuza thoshte se kishte një raportim se më 20 shkurt Ramizeja ishte parë… me Zahon. Ramizeja kërkon që dëshmitari ta dëshmojë në sy atë që ka parë. Madje në këtë gjyq Ramize Gjebreja deklaron se marrëdhëniet e saj me Zaho Kokën ishin të pastra dhe ajo nuk e kishte tradhtuar të fejuarin e saj Nako Spirun. Pasi e çojnë në një dhomë tjetër Ramizenë, gjyqi vazhdon me Zaho Kokën. E njëjta akuzë: “shkelje e moralit partizan”. Zaho nuk pranon të ketë marrëdhënie me Ramizen. Por Shtabi kishte marrë edhe masa të tjera. I tregojnë disa letra. Zaho u thotë se të tilla letra kishte dhe të tjera në çantën e tij, të cilat mund t’i bënte publike.

Letra e Enverit

Për 10 ditë rresht Ramize Gjebrea dhe Zaho Koka janë mbajtur të izoluar në dhoma të ndryshme. Ekzekutimi i krye në 6 mars ’44. Thuhet se dy orë më vonë në Shtabin e Brigadës së 5-të mbërriti një letër e Enver Hoxhës ku urdhërohej: “Asnjëri të mos ekzekutohet”. Ka mbërritur apo jo një letër e tillë, është pak e besueshme. Studiuesi Pavllo Gjidede vë dyshimin vërtetësinë e këtij thashetheme pasi sipas tij asgjë arkivore nuk e pohon një gjë të tillë. Megjithatë në Arkivin Qendror të Shtetit ndodhet një letër e firmosur nga Enver Hoxha dhe Miladin Popoviç, drejtuar Nako Spirut ku shkruhet: “… Megjithëse djallja (lexo Ramizeja) s’ishte sjellë mirë, por prapë dënimi i dhënë ishte shumë i rëndë. Çështja e dashurisë së lirë është shumë delikate dhe shokët nuk e kanë kuptuar… Shokët e Brigadës, të alarmuar, panë punën që kishte bërë Ramizeja… dhe morën atë vendim të shpejtuar, pa pyetur Komitetin Qendror”.

DËSHMIA

Ramizen kërkuan ta qëllonin pas shpine

Në intervistën e tij Mato Hasamataj ka rrëfyer gjithçka ndodhi atë ditë dimri, kur përpara 400 partizanëve u pushkatua Ramize Gjebrea. Ishte 6 mars 1944. Dimri ende nuk kishte dalë, ndërsa një pjesë e lëndinës ku ishin rreshtuar dy batalionet e Brigadës së Pestë, vazhdonte të mbulohej pjesërisht nga dëbora. Diku nga ora 10 e mëngjesit u dha urdhri për rreshtimin e Batalionit I  dhe II, pasi tre batalionet e tjera të Brigadës ndodheshin me misione të tjera. “Për shkak se isha inkuadruar në skuadrën e parë të Batalionit të Parë, isha në fillim të rreshtit dhe e pashë të gjithë ngjarjen nga afër”, ka dëshmuar Mato Hasamataj. Sipas tij, fillimisht partizanët kanë menduar se do të shkonin në ndonjë aksion. U rreshtuan dhe qëndruan në pritje. Përpara dy batalioneve doli shefi i Sektorit Politik të Brigadës, Hito Çako. Ndryshe nga ç’e pritnim, ai filloi të fliste për moralin partizan dhe më në fund përmendi emrat e Ramize Gjebresë dhe Zaho Kokës. “Isha i pari në rresht nga e djathta, ku shihej dhe fshati. Pashë të vinte Ramize Gjebrea e shoqëruar nga dy partizanë dhe me duar të lidhura. Nuk mund ta besoja që një nga kuadrot kryesore të Brigadës, e cila kishte fituar simpatinë e të gjithëve, të ndodhej përpara nesh në ato rrethana. Po në të njëjtën kohë Hito Çako u shmang dhe u fut mes radhëve të Batalionit. Në të majtë, në fund të Batalionit II, dolën tre partizanë: dy meshkuj dhe një femër dhe drejtuan armët për nga Ramizeja. Ne të gjithë mbetëm të shtangur. Ramizeja ishte e vetme përballë tytave të tyre dhe iu drejtua: “Prisni, more shokë, ç’bëni kështu”. Por në fakt ata të tre ishin shumë të irrituar. Qëlluan në ajër dhe kërkuan që të kthehej pas. Ramizeja, kur e pa që s’kishte rrugë shpëtimi, iu drejtua: “Mos qëlloni nga mbrapa. Plumbat tuaj unë i pres ndryshe… Qëllomëni!” Dhe ata e qëlluan. Të gjithë skenën makabre e kam përpara sysh edhe sot.”, ka rrëfyer Mato Hasamataj./DITA

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture leonard veizi ramize gjebrea leonard veizi ramize gjebrea

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 14 Shkurt 2019, 19:16

Instagrami fillon “operacionin fshesa”

‘Motivi i jetës’ i kohëve të fundit janë rrjetet sociale, teksa të gjithë kërkojnë të kenë sa më shumë ndjekës, like ose komente. Por Instagramit du...

Art&Argëtim 14 Shkurt 2019, 06:31

Horoskopi/14 shkurt 2019

Dashi Të lindurit e kësaj shenje, që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë shumë të këndshme dhe plot emocion. Ndërsa beqarët sugjerohet që t’i kushtojnë vë...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës