LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzoi Kim për dizinformim, DASH: “Non grata” për Sali Berishën nuk ka kthim pas

29 Janar 2022, 15:33 Nga DOSJA
Akuzoi Kim për dizinformim, DASH: “Non grata” për Sali

TIRANË– Ditën e enjte në një debat televiziv në Opinion, ish Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim kishte dizinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht. Ai përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit. Nisur nga këto polemika në distance, dhe nisur edhe nga pretendimet dhe deklaratat e fundit të zotit Berisha, Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në Shtete e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet? 

Në përgjigjen e tij një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se vendimet për shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën.

“Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi.

Por çfarë është neni 7031(c) i Ligjit vjetor të Buxhetit? 

Ky seksion përcakton ndëshkimet që lidhen me Antikleptokracinë dhe shkeljen e të drejtave  të njeriut. Në këtë seksion përcaktohet papranueshmëria e zyrtarëve të qeverive të huaja dhe familjarëve të tyre të ngushte, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme, të drejtpërdrejta ose indirekte se ata janë përfshirë në korrupsion domethënës, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Për këto arsye këta persona përcaktohen të mos hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nëse këta nuk kanë  aplikuar për vizë më parë. I vetmi përjashtim që parashikohet në nenin 7031(c) të Ligjit  për Buxhetin dhe që lejon hyrjen e këtyre personave në territorin e SHBA lidhet vetëm me  rëndësinë e zbatimit të ligjit mbi këta persona në territorin e SHBA, pra kur këta  persona janë të kërkuar nga drejtësia amerikane, ose kur qeveria e SHBA është e detyruar  të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është rasti i detyrimit qe ajo ka me kombet e  Bashkuara kur këta zyrtarë duhet të udhëtojnë në Asamblenë vjetore të OKB-së.

Por duke iu kthyer deklaratave të zotit Berisha për tërheqjen e vendimeve në disa raste nga qeveria amerikane, RTSH e pyeti sërish Departamentin Amerikan të Shtetit mbi pretendimet e ish kryeministrit shqiptar, duke marrë si përgjigje dallimin mes vendimeve të nenit 7031(c) të Ligjit Vjetor Buxhetit që zbatohet nga Departamenti i Shtetit dhe vendimeve të tjera që lidhen me Departamentin e Thesarit.

“Z. Berisha nuk ishte përcaktuar nën autoritetin e sanksioneve financiare. Sanksionet e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) mbështeten në autoritete të ndryshme. Për një përgjigje lidhur me to, mund të drejtoheni tek OFAC për informacion rreth vendimeve të tyre” tha zëdhënësi.

Në deklarimin e zëdhënësit sa më sipër, rezulton se z. Berisha i referohet vendimeve te Departamentit të Thesarit për rastet e tërheqjes se vendimeve të mëparshme, ndërkohë që vendimi i shpalljes së tij non-grata është marrë nga Departamenti i Shtetit. Me sa duket, ky ka qenë edhe dallimi që ka dashur të bëjë Ambasada e SHBA në Tiranë kur në dhjetor të vitit të kaluar specifikoi.

Marrë nga RTSH

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore sali berisha sali berisha shpallet non-grata yuri kim sali berisha sali berisha shpallet non-grata yuri kim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet