Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE – Nesër, duke nisur nga ora 16:00, Partizani do të përballet me Kastriotin në “Air Albania Stadium” në kuadër të javës së 28-të të kampionatit të Superiores. Në prag të këtij dueli, si zakonisht ka dalë para mediave trajneri i të kuqve Ilir Daja, i cili u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencë.
Mala është gati për këtë ndeshje? “Shpresoj të mos ketë gjë në seancën e sotme stërvitore. Kundër Kastrioti do e kemi gjithë grupin në dispozicion”, tha fillimisht Daja, i pyetur në lidhje me gjendjen e “xholit” të skuadrës, i cili është parë të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes kohët e fundit.
Rastet e humbura? “Me Bylisin kemi qenë në lartësinë e duhur në të gjithë komponentët. Besoj se ajo që ka qenë e dukshme në raport me ndeshjet e tjera ka qenë se ekipi ka bashkëpunuar në grup dhe ishin altruistë për njëri-tjetrin. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë që kanë të gjithë lojtarët për të marrë rezultatin. Mendoj që një tjetër gjë pozitive ishte që shënuan të tre sulmuesit që ishin titullarë dhe besoj që të njëjtën frymë dhe mënyrë loje duhet të kemi edhe nesër ndaj Kastriotit për të shkuar te fitorja”.
Kastrioti? “Kemi dy fitore dhe një humbje në fillim të kampionatit me Kastriotin. Ndeshjet nuk janë të lehta dhe po shikoja golat e shënuar dhe të pësuar dhe Kastrioti në pesëshen e fundit ka gola më pak të shënuar se të tjerët. Ne duhet të mos e ulim dozën e motivimit. Në disa përballje me ekipe edhe më poshtë se Kastrioti kemi pasur probleme. Kështu që nuk mendoj se kemi një ndeshje të lehtë. Është e vështirë, pasi edhe ata duan pikë dhe të sigurojnë mesin e artë në fund të kampionatit. Ne duhet të drejtojmë lojën, t’u imponohemi dhe të bëjmë as më shumë e as më pak atë që bëmë kundër Bylisit”.
Ferhan Hasani? “Një nga parimet e stërvitshmërisë është vazhdimësia. Patjetër Hasani është vlerë në ekipin tonë, por do të luajë titullarë kur ne do të mendojmë se fizikisht ka mundësinë të përballë më shumë se 2/3-at e një ndeshje. Për momentin besoj se nuk e bën. Përtej kësaj nuk bëjmë dot asnjë hap fals, duke provuar të ndryshojmë qoftë për Hasanin. Mendoj se do të kontribuojë për aq minuta sa e ka gjendjen fizike në momentin që flasim”.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KAMEZ – Në limitet e pjesës së parë të ndeshjes së Kategorinë e Tretë, loja u ndërpre. Pas një krosimi në zonë, futbollisti Redjon Biba (i Drinit) përplas...
SPANJE – Kapiteni i Realit, mbrojtësi Sergio Ramos, që mban veshur fanellën “los blancos” që nga viti 2005, është në prag të lamtumirës në fund të edicion...
ARGJENTINE – Ylli i futbollit argjentinas Lionel Messi ka siguruar 50.000 vaksina anti-Covid-19 për lojtarët që do të marrin pjesë në “Copa America”, në këmbim ...
ITALI – Igli Tare është njëri nga drejtorët sportivë më të suksesshëm në futbollin italian. Nën udhëheqjen e tij klubi kryeqytetas ka arritur të luajë një...
SPANJE – Real Madrid dhe mesfushori kroat Luka Modriç, sipas gazetës spanjolle “AS”, kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për të zgjatur kontratën midis t...
EUROPË– Janë mësuar edhe skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League. Në ndeshjen Roma-Ajax zhvilluar në “Olimpico” përfundoi me shifrat 1-1,barazim që...
TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit u njoftua sot përmes një e-maili se nuk do te këtë të drejtën e votës në Asamblenë Zgjedhore te Komitetit Olimpik ...
SPANJE – Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën. Ai vendosi rekord me atë gol dhe tan...
ANGLI-Sulmuesi i Arsenalit,Pierre Emerick Aubameyang është prekur nga malaria dhe pritet të jetë një mungesë e rëndësishme për skuadrën angleze. Zbulimi ka ardh...
KAMËZ-Skerdi Bejzade mbahet mend mirë te Partizani, Vllaznia apo edhe Elbasani për golat e shënuar, për karakterin e tij dhe batutat, por edhe si ish-trajn...