Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit u njoftua sot përmes një e-maili se nuk do te këtë të drejtën e votës në Asamblenë Zgjedhore te Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke u cenuar kështu nga një e drejtë themelore e çdo organizate me anëtarësi. Me këtë njoftim na u bë gjithashtu e ditur se kandidati i propozuar prej komunitetit të futbollit nuk do këtë të drejtën të zgjidhet. Ashtu si FSHF-së, edhe federatave të tjera u është mohuar kjo e drejtë.
Në listën e gjatë të vendimeve kundër interesave të sportit, ky është patjetër më i rëndi në historinë e këtij komiteti që vetëm olimpik e kombëtar nuk është. Me bindjen se zgjedhja e një presidenti është problemi i fundit që KOKSH ka, FSHF ju përgjigj dje kërkesës për mendim të zv/Presidentit dhe Kandidatit për President, Vojo Malo, duke propozuar shtyrjen e asamblesë zgjedhore të datës 17 prill me qëllim rregullimin e problemeve themelore të këtij institucioni që fillojnë dhe mbarojnë tek anëtarësia. Duke pasur axhendë tjetër, nën shembullin e partive politike, nga (nuk)-dihet-se-kush u vendos ndryshe, duke u injoruar edhe një herë qoftë kushtet higjienike, qoftë masat kufizuese të vendosura për shkak COVID-19.
Për qetësinë e organizatorëve, FSHF nuk do të marrë pjesë në këtë asamble dhe fton secilën federatë që ka sadopak ndërgjegje për çka po ndodh ta bojkotojë atë për shkak të veprimeve të panumërta antiligjore, që vijojnë të ndodhin e që do të vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve gjyqësore.
Dëshirojmë sot të nënvizojmë se ndryshe nga çfarë u intereson organizatorëve të kësaj pengmarrjeje dhe bashkëpunëtorëve të tyre, kritikat dhe sugjerimet e FSHF nuk janë përpjekje për t’i marrë udhëtimet jashtë shtetit ndokujt, por besim i sinqertë se përmes diskutimeve të hapura e në dobi të sportit kjo organizatë do mund vërtet të fillojë një kapitull të ri të olimpizmit shqiptar. Por, kur asnjë përpjekje nuk kursehet për ta zbehur zërin e komunitetit më të madh të sportistëve në vend, kjo organizatë ka një problem serioz me të vërtetën dhe ka dështuar në përmbushjen detyrave për të cilat është themeluar.
FSHF nuk ka interes për të qenë pjesë e asnjë organizate, e cila nuk e dëshiron kontributin e saj aq më pak një organizate politike, ndaj do të diskutojë me anëtarët e vet nëse do vijojë të jetë pjesë e KOKSH.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SPANJE – Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën. Ai vendosi rekord me atë gol dhe tan...
ANGLI-Sulmuesi i Arsenalit,Pierre Emerick Aubameyang është prekur nga malaria dhe pritet të jetë një mungesë e rëndësishme për skuadrën angleze. Zbulimi ka ardh...
KAMËZ-Skerdi Bejzade mbahet mend mirë te Partizani, Vllaznia apo edhe Elbasani për golat e shënuar, për karakterin e tij dhe batutat, por edhe si ish-trajn...
TIRANE – Në Shqipëri sporti gjithmonë është përdorur si levë nga politika, e cila nuk njeh kufinj për interesa të saja. Shikojini fotot. Ndërkohë që Komit...
SHQIPËRI-Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime, mes të cilëve është edhe dënimi i mbrojtësit të La&cce...
TIRANE – Kandidati për presidenti i KOKSH-it, Artan Shyti, i ka bërë një letër publike këtij institucioni që të rishikojë datën e zgjedhjeve (janë programuar të...
TURQI-Nuk ka gjasa të jetë një lajm i mirë për një lojtar që ka kontribuar prej vitesh në klubin e Galatasarayt. Po flasim për holandezin Ryan Donk që me histor...
TIRANE – Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin për financimin e stadiumit të Kukësit “Zeqir Ymeri”. Qeveria shqiptare ka ...
SHKODËR– Pas arritjes në finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia merr një tjetër lajm të mirë. Klubi shkodran është liçensuar për të luajtur n...
ITALI– Që nga viti 2008 Igli Tare është në rolin e drejtorit sportiv te skuadra e Lazios. Ish-sulmuesi shqiptar ka arritur të bëjë një punë të mirë te sku...