Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË -Një grup i qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës, të cilët u imunizuan më 25 dhe 26 dhjetor të vitit 2020, me vaksinën kundër koronavirusit Pfizer/BioNtech, kanë marrë dozën e dytë të vaksinës më 14 janar në objektet shëndetësore në komunën e Rashkës në Serbi, pranë vendkalimit kufitar me Kosovën, në Jarinje.
Ata janë kryesisht njerëz të moshuar mbi 65 vjeç nga Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, ku jeton popullata shumicë serbe.
Radio Evropa e Lirë mëson se punëtorët shëndetësorë nga Qendra Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, e cila funksionon në kuadër të sistemit shëndetësor të Serbisë, gjithashtu po vaksinohen në Rashkë.
Drejtori i Qendrës, Zlatan Elek, i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk kishte informacione në lidhje me vaksinimin për së dyti të këtyre qytetarëve. Në fund të dhjetorit, Serbia shpërndau në veri të Kosovës rreth 200 vaksina kundër koronavirusit.
Në atë kohë, Qeveria e Kosovës tha se nuk kishte informacione se vaksinat kishin hyrë nëpër rrugë zyrtare. Prokuroria Themelore në Mitrovicë autorizoi një hetim për këtë çështje.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, tha në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për të mbledhur informata për këtë çështje, në lidhje me veprat penale të “kontrabandës me mallra” dhe “aktivitete të paligjshme mjekësore dhe farmaceutike”.
Ai tha se nuk mund të siguronte më shumë informacion në këtë moment. Qeveria e Kosovës në detyrë njoftoi se ka siguruar rreth 500 mijë vaksina nga kompania Pfizer/BioNtech, dhe se vaksinimi në Kosovë do të fillojë në muajin shkurt.
Sidoqoftë, kompania Pfizer/BioNtech nuk ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje, por që negociatat ishin duke u zhvilluar dhe se ato ishin sekrete.
Marrë nga: REL
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI-Vizitat në kampin nazis Buchenwald, janë ndalur. Vendi ndodhet një zonë të madhe pyjore në Gjermaninë lindore, ku ka një varrezë të madhe në shpatin ju...
ATHINË– Shitësit me pakicë, parukierët dhe sallonet e bukurisë po të rihapen por në kushte të rrepta sigurie ndaj koronavirusit. Greqia ka vendosur që të z...
ITALI– Gjatë vitit 2020 në Itali, divorcet u rritën me 60% për shkak të izolimit të pandemisë.Sipas Shoqatës Kombëtare të Divorcit në Itali, bllokimi soll...
Në një dhomë private ngjitur me derën e mbyllur të reanimacionit, Dilip Sharan rri ulur mbi një krevat, me një pjatë me supë para. Vërtit lugën përreth tubit të...
BRITANI E MADHE- Tim Berners-Lee, shkencëtari britanik i kompjuterit i cili u vlerësua për shpikjen e sistemit të lundrimit në internet të njohur si Rrjeti Botë...
KOREJA E VERIUT-Koreja e Veriut ka zbuluar një lloj të ri të raketave balistike të përshkruara nga media shtetërore si arma më e fuqishme në botë.Sipas BBC, dis...
KOSOVË-Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ditën e sotme ka treguar se është miratuar një tjetër paketë ndihmëse në funksion të Rimëkëmbjes ek...
DUBAI: Historitë e suksesit të të rinjve shqiptarë jashtë kufijvë nuk kanë të ndalur!Xhesina Xhika, është një vajzë shqiptare e cila prej katër vitesh jeton në ...
BRITANIA E MADHE– Shifra e të infektuarve me Covid-19 në Britaninë e Madhe është rritur, ku si pasojë ka sjellë dhe një tejmbushje të spitaleve. Kjo gjend...
TIRANË-Ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur për masakrën në Reçak, ku 22 vite më parë kanë vdekur dhjetëra shqiptarë nga forcat serbe. Me ...