Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– INSTAT ka publikuar të dhënat për ecurinë ekonomike për 9 mujorin e vitit 2020. Sipas INSTAT, rënia ekonomia është në vlerën e 5.52%. Ndërsa periudha nga korriku në shtator është 3.47%. Sipas INSTAT pandemia e COVID19 ka dërrmuar ekonominë shqiptare, ndërsa ndikimi shihet në disa sektorë si: tregtia, transporti dhe shërbimi ushqimor. Ekonomia shqiptare ka qëndruar në territor negativ edhe në tremujorin e tretë të këtij, ndonëse me ritme më të zbutura se në tremujorin e mëparshëm, kur i gjithë vendi ishte në izolim.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B), i ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19, në tremujorin e tretë të vitit 2020 vlerësohet me rënie prej 3,47%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2019. Në tremujorin e dytë rënia ishte 10.2% dhe në të parin -2.52%.
Për 9 mujorin, sipas të dhënave paraprake, ekonomia ka rënë mesatarisht me rreth 5.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Konsumi i dobët ka ndikuar në rënien e ekonomisë edhe në tremujorin e tretë, ndërsa dy sektorët që nuk po ndikohen fare nga kriza janë ndërtimi që ka ndikuar në 0.73 për qind të rritjes dhe pasuritë e paluajtshme (+0.53). Kjo e fundit shënoi rritje dhe në tremujorin e dytë të viti, ndonëse vendi ishte në mbyllje totale. Të dhënat janë në një linjë me treguesit e hershëm të INSTAT për tregtinë me pakicë dhe volumet e aktivitetit të bizneseve, që tregonin se vetëm ndërtimi ishte pozitiv në tremujorin e tretë.
Sipas INSTAT, Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019,shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritjeme0,03%.AktivitetiiIndustrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 0,78%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me8,72%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 13,01%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 2,38%.
Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 0,73%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,54%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 16,63%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 2,38%.Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 9,93%.TaksatNetombi produktet u ulën me 8,87%.
Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 9,77%, ku rritjen më të madhe e shënuan aktivitetet financiare dhe të sigurimit me +31.64%, të ndjekura nga industria nxjerrëse (+13.2%).
Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u ul me 3,86%, me bazë vjetore dhe u rrit me 6% në krahasim me tremujorin e dytë. Marrë nga Monitor.al
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Gara ndërkombëtare për të marrë me koncesion Aeroportin e Vlorës ka hasur në një ‘problem’ gjatë rrugës. Tenderi është ankimuar nga kompania ‘Globa...
Emigracioni, i cili ka vijuar me ritme konstante në 30 vitet e fundit dhe me gjasë do të shtrihet me të njëjtin intensitet edhe në dekadën në vijim, po ndikon p...
VLORË– Kristo Papa i cili është klasifikuar si një prej doktorëve më human në ndihmë të Shqiptarëve, ka realizuar një tjetër ndihmë por këtë herë jo mjekës...
Teksa fiskalizimi fillon zbatimin nga 1 janari, Drejtoria e Tatimeve ka publikuar Termat dhe Kushtet për përdorimin e Platformës Qendrore të Faturave të Adminis...
Ekonomia vendase ka rezultuar e dobët edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke vijuar të vuajë pasojat e karantinës në periudhën mars-maj, si një përpjekje për...
Shqipëria e ka siguruar lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së që në vitin 2011 dhe është një vend europian, por shqiptarët ende paguajnë kosto të larta, gati të n...
TIRANË – Në Shqipëri buxheti i vitit 2021 ka marrë vëmendje të veçantë si pasojë e momentit të vështirë ekonomik që po kalon vendi, për shkak të tër...
Gjatë vitit 2019, më shumë se 47 mijë persona janë larguar nga vendi në emigrim, raportoi INSTAT. Numri i emigrantëve të rinj e zgjeroi diasporën shqiptare me 2...
Shqipëria ka shlyer gjatë muajit nëntor 250 milionë euro të eurobondit të vitit 2015 dhe që maturohej këtë vit, ashtu siç ishte parashikuar. Në fund të m...
Në shumicën e pallateve të reja që po ndërtohen në Tiranë, punimet kanë përfunduar fazën e tyre të parë. Ndërtuesve iu duhen minimalisht edhe 2 vjet kohë për pë...