Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ZVICER – UEFA mund t’i organizojë finalet e Kampionatin Europian këtë verë vetëm në katër vende, në një kohë kur ato ishin planifikuar për t’u zhvilluar në 12 qytete të ndryshme. Kjo, nëse modeli i përcaktuar më parë nuk është praktik, për shkak të kufizimeve të udhëtimit nga Covid-19.
Anglia, sipas raportimeve “mail-online”, do të jetë padyshim një nga katër vendeve, pasi Uembli është vendosur të presë gjysmëfinalet dhe finalet, pasi programi i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar është programi më i përparuar në Europë.
Gjithashtu, edhe Portugalia, Gjermania dhe Rusia, janë vende që po konsiderohen. Pas një takimi të mërkurën, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ripohoi dëshirën që ndeshjet finale të Euro 2020, të zhvilloheshin në 12 qytete dhe zgjati afatin për mikpritësit, për të konfirmuar angazhimet e tyre deri në prill.
Por ai, gjithashtu pranoi edhe nevojën për fleksibilitet. UEFA është duke projektuar një model me katër qytete, sesa një “super-qendër” si ai i përdorur në Lisbonë për të përfunduar sezonin e kaluar Champions League.
Ndërkohë të 12 qytetet pritëse i kanë deklaruar UEFA-s këtë javë, se ato mbeten të përkushtuar për të organizuar ndeshjet, por nuk mungojnë zërat, se federatat e bëjnë këtë për të mos humbur të drejtën e kompensimit, nëse do të tërhiqeshin nga turneu.
Baku në Azerbaixhan dhe Bukureshti në Rumani, kuptohet se janë vendet më pak entuziaste për të vazhduar përpara pa tifozë, por gjithsesi ato do të presin që UEFA të marrë vendimin për ta në prill.
UEFA gjithashtu ka diskutuar edhe variantin e një vendi pritës, me Anglinë favorite, çka do t’i humbte finaleve të Euro 2020-s elementin pan-europian, gjë që ka pak mundësi të realizohet për shkaqe më tepër sociale se sa sportive.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI – Gazeta “Libero” në edicionin e sotëm, ka përdorur titullin e mëposhtëm: “Ronaldo nuk pyet për Covid dhe shkon në Kormajer. Ai do të paguajë një gjobë pr...
ITALI– Rrugëtimi i Spezias në Kupën e Italisë përfundoi në çerekfinale. Pasi eleminoi Romën, këtë herë ekipi drejtuar nga tekniku Italiano mundet n...
ANGLI-Liverpool nuk e diskuton Tottenhamin dhe rikthehet rivalizues në kampionat pas 5 javësh pa fitore. Skuadra e Jurgen Klopp triumfon me shifrat 3-1. Tottenh...
ANGLI-Një episod i veçantë ndodhi në Tottenham-Liverpool. Anulohet një gol për futbollistin e Tottenham Son për një pozicion jashtë loje milimetrik. Në n...
ITALI– Ky sezon është krejtësisht për t’u harruar për Thomas Strakoshën. Portieri i Kombëtares tani rrezikon të operohet në gju dhe nëse i hyn bisturisë m...
SHENKOLL – Nëse në Kategorinë Superiore dhe një pjesë e madhe e ndeshjeve të tjera të Kategorisë së Parë apo të Dytë, situata në duelet sportive është më normal...
MADRID-Antonio Cassano është rikthyer pas në kohë dhe ka rrëfyer aventurën e tij me Real Madrid. Në një komunikim me ish-futbollistin Bobo Vieri dhe Canavaron, ...
ITALI – Sulmuesi spanjoll Fernando Lorente ka përshëndetur në rrjetet sociale largimin e tij nga Napoli. Ky është teksti i mesazhit i 35-vjeçarit b...
SPANJE – E kaluara te Atalanta ka mbetur pas. Fantazisti argjentinas Papu Gomez, pas ka kryer vizitat mjekësore dhe plotësuar dokumentacionin e transferimit të ...
TIRANE – Klubi Kukësi, me mundësitë e limituara që të ofron merkatoja e janarit, po nxiton me shpejtësi të korrigjojë gabimet e bëra gjatë këtyre 16 javëve të k...