LIVE UPDATES
Bota

COVID-19/ Plani gjermano-francez i rindërtimit dhe kritikët e tij

23 Maj 2020, 09:54 Nga DOSJA

Në fund të prillit (23.04.) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian miratuan një paketë të parë ndihme prej 540 miliardë eurosh, për shtetet e goditura nga Covid-19. Meqenëse të gjithë qenë dakord se kjo shumë nuk mjafton, u vendos që të ngrihet një paketë e dytë, fondi i rindërtimit (ose instrumenti i rindërtimit, siç e duan francezët).

Ky fond e ka ndarë Evropën: në shtete të veriut, pjesërisht edhe të lindjes, përballë shteteve të jugut. Shtetet latine apo jugore, kryesisht Italia, Spanja e Franca kërkojnë grante për rindërtimin. Shtetet veriore përfytyrojnë që jugorët të ndihmohen vetëm me kredi. Me deklaratën e kancelares Merkel të hënën, Gjermania u shkëput nga qëndrimi i shteteve „kursimtare” të veriut të Evropës.

Gjermania ra dakord me Francën që fondi i rindërtimit të ketë vëllimin 500 miliardë euro. Dhe që t’u japë shteteve më të goditura grante, subvencione që nuk kthehen. Për këtë, Komisioni Evropian do të marrë, përmes emetimit të obligacioneve, para borxh në tregjet financiare.

Dhe sipas propozimit të më të mëdhenjve në BE, Gjermanisë dhe Francës, Komisioni do t’ua përcjellë paratë, për rreth tre vjet rresht, shteteve më të goditura nga Covid-19. Për këtë do të ngrejë programe të reja ndihme, ose do të rrisë shumat në programet ekzistuese të BE.

Komisioni Evropian do t’ua shlyejë borxhet tregjeve në një periudhë shumë të gjatë, p.sh. për 20 vjet. Shlyerja do të bëhet duke e rritur buxhetin e BE, shpenzimet për ta kthyer borxhin do të jenë shpenzime të reja të buxhetit. Ndaj disa vëzhgues thonë se pas disa vitesh shteteve të BE do t’u duhet të rrisin kontributet për BE. Një konstrukt teknik pak i vështirë.

Por është një hap historik i Gjermanisë në dobi të shteteve të jugut të BE. Në një moment të jashtëzakonshëm për Evropën, siç është kriza e Covid-19, Gjermania vendosi për Bashkimin Evropian. Gjermania me kancelaren Merkel është zgjidhje e problemit. Gjermania dhe Franca janë të gatshme t’i futin shtetet e tyre në borxh, dhe duan të bindin edhe të tjerët, që (kryesisht) jugu i Evropës të mos shkëputet edhe më tej nga zhvillimi ekonomik i BE.

Është sakrificë e të gjithëve që shtetet jugore si Italia, me një borxh kombëtar që sipas parashikimeve mund të arrijë 130 përqind të Produktit Kombëtar Bruto (160 përqind të PKB e kishte Greqia në krizën e saj) të mos i afrohen falimentimit. Bashkimi Evropian futet në një krizë ekzistenciale nëse bëhen të pashlyeshme p.sh. borxhet e Italisë dhe Spanjës, duke i thelluar ato në rastin e Coronas. Kjo bën që kundërshtimet për grante në Evropë të formulohen me tone diplomatike.

Kriza e Covid-19 do të hyjë në histori si kriza më e madhe e deritashme ekonomike e Evropës. Krahas krizës shëndetësore. Megjithatë nuk është detyrë e lehtë të bindësh taksapaguesit e vendit tënd se po i fut më thellë në borxh në një kohë krize, ndoshta për një brez të tërë. Për të arritur miratimin e planit të rindërtimit, kancelares Merkel do t’i nevojitet e gjithë fuqia e saj.

Cilat janë shanset e zbatimit të planit gjermano-francez?

Të hënën kancelarja Angela Merkel e quajti me modesti dakordimin me Macronin, “një propozim”, një “ofertë”. Edhe Presidenti Emmanuel Macron tha se dakordimi midis Berlinit dhe Parisit ende nuk është sukses. Por pa të, çdo përgjigje evropiane mbetet një iluzion.

Këto nuk janë vetëm deklarata kortezie ndaj kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE, të cilët deklaruan se kalimi në vendimin për grante i gjeti papritur.

Fondi i rindërtimit mund të miratohet vetëm njëzëri, nga të 27 shtetet anëtare të BE dhe nga parlamentet e tyre.  Kjo do të thotë se Merkeli dhe Macroni duhet t’i bindin të tjerët. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire i tha Asamblesë Nacionale franceze se po përgatitet për diskutime të vështira.

Ka kundërshtime nga disa shtete si për vëllimin e fondit, 500 miliardë euro, ashtu edhe për faktin që me obligacionet e KE hyjnë në borxh të gjitha shtetet, ndonëse e bëjnë këtë indirekt, përmes Bashkimit Evropian. Dhe megjithëse përgjegjësi ato do të mbajnë vetëm për borxhin e tyre, jo edhe për borxhin e të tjerëve, siç do të ishte rasti i Corona-bondeve.

Kundërshtarët e dakordimit gjermano-francez

Nga radhët e kritikëve në Gjermani, deri tani thuajse nuk ka protesta. Si sipërmarrës, ashtu edhe parti konservatore, si p.sh. deputetë të CSU-së në Bundestag, flasin për “një zgjidhje të jashtëzakonshme” që nuk do të përsëritet. Një votim në Bundestag, edhe nëse nxjerr ndonjë pengesë, ka pak gjasa që ta bllokojë këtë dakordim për Evropën.

Plani gjermano-francez i rindërtimit dhe kritikët e tij, nga Auron DodiKancelari austriak Sebastian Kurz

Nga shtetet, grupi i parë që duhet bindur janë Austria, Holanda, Danimarka dhe Suedia. Kancelari austriak Sebastian Kurz thotë “se kreditë janë rruga e duhur, jo grantet.” Ndërsa ministrja e Financave të Suedisë, Magdalena Andersson premtoi se “do të jemi partnerë konstruktivë në këtë diskutim”, por sheh pikëpyetje të mëdha, “kur merr hua për ta shpenzuar” dhe kërkon respektimin e marrëveshjeve të BE.

Grupi tjetër janë shtetet e Vishegradit: Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia. Këto shtete marrin fonde strukturore dhe agrare nga BE. Ato duket se do ta japin dakordimin vetëm po të mos preken fondet e tyre. Ose ndoshta po të mos përndiqen për shkak të shkeljeve të shtetit juridik, si Hungaria dhe Polonia.

Grupi i tretë, shtetet jugore, Italia dhe Spanja duan dyfishimin e shumës së fondit të rindërtimit: ata duan që vetëm fondi i rindërtimit, pa paketën e parë, të arrijë 1 triliard euro. Ndaj planin gjermano-francez ato thjesht e kanë përshëndetur se ecën në drejtimin e duhur. Por këto shtete janë në pozitat e marrësit.

Hapat për miratimin e fondit të rindërtimit

Variantin përfundimtar të planit të rindërtimit do ta vendosin kryetarët e shteteve e të qeverive të BE. Për shkak të kundërshtive mendohet se një dakordim i tyre më 18 qershor mund të arrihet vetëm në një takim të drejtpërdrejtë, jo më me videokonferencë.

Ish- Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i tha DW se çdo shtet dhe parlament ka të drejtë dhe detyrë ta shqyrtojë propozimin gjermano-francez. Por ai shtoi se “më pëlqen të mendoj se përgjigjja përfundimtare do të jetë shumë e afërt me planin gjerman dhe francez.”

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel kriza e covid-19 angela merkel kriza e covid-19

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet