LIVE UPDATES
Bota

COVID-19: Çfarë mund të arrijë vaksina dhe çfarë jo

10 Shkurt 2021, 09:24 Nga DOSJA
COVID-19: Çfarë mund të arrijë vaksina dhe

BOTË– Pothuasje i gjithë viti i kaluar kaloi me tension për të siguruar vaksinën ndaj COVID-19. Ne mësuam se çfarë janë vaksinat mRNA, ndoqëm me interes të dhënat mbi studimet dhe shpresonim për efektin e tyre. E në brendësi mendonim, se nëse më në fund do të ketë një vaksinë, atëherë çdo gjë do të bëhet mirë si më parë.

Ndërsa tani që i kemi më në fund vaksinat konstatojmë, se puna nuk ecën ashtu si e kishim përfytyruar.

Së fundi mësuam lajmin, se në një shtëpi kujdestarie për të moshuarit në qarkun Osnabrück disa banorë ishin infektuar me koronavirusin e variantit B.1.1.7. Ky lajm ishte indinjues.

Pikërisht në këtë shtëpi kujdesi ishin bërë vaksinat në dozën e parë. Një rast i pastër ky i dështimit të vaksinimit? Në fakt, jo, por kemi të bëjmë me një keqkuptim të vaksinës. “Ka pasur raste tërësisht asimptomatike dhe në përgjithësi me simptoma të lehta, gjë që me sa duket shpjegohet me efektin pozitiv të vaksinës”, i përgjigjet pyetjes së DW-së Burkhard Riepenhoff, zëdhëns shtypi i qarkut Osnabrück.

Edhe autoritetet shëndetësore dhe mjekët janë të sigurtë, që vaksina e dytë në shumicën e ratseve e pengon një ecuri me pasoja të rënda të sëmundjes, thuhet në një njoftim të shtëpisë së kujdesit. E pikërisht ky është qëllimi i vaksinës: të pengojë sëmundjen me pasoja të rënda.

Gabim të mendosh, që mjafton injektimi i vaksinës e gjithçka është në rregull

Vaksinat e licencuara deri tani ndaj COVID-19 të gjitha kanë efekt të mirë. Nëse personi i vaksinuar bie në kontakt me SARSCoC-2, me shumë gjasë ai nuk do të sëmuret, të paktën jo rëndë.

Megjithatë rregullat e ruajtjes së distancës, të higjenës dhe mbajtja e maskës janë të rëndësishsme, lidhur me të cilat Instituti Robert Kosh (RKI) tërheq vëmendjen: ”Edhe ai që është vaksinuar, mund të kontribuojë në trasnmetimin e koronavirusit”,- shkruhet në faqen e internetit të këtij instituti.

Ajo që vaksinat nuk mund të arrijnë, ose më saktë çka ende nuk është konfirmuar përfundimisht: Është se ende nuk dihet me sigurise se sa ndihmon vaksina në ndalimin e përhapjes së virusit apo në pakësimin e pëhapjes së tij në popullsi. Nuk është po ashtu e konfirmuar qartazi, se deri sa kohë ruan vaksina imunitetin  dhe nëse të vaksinuarit përkohësiht vazhdojnë ta kenë virusin dhe mund t’ua ngjisin atë të tjerëve.

Në raste të tilla një person mund ta kishte përkohësisht virusin, por nuk do të sëmurej. E pikërisht në këtë pikë krijohen keqkuptime: A mbrojnë vaksinat nga infeksioni apo “vetëm” nga sëmundja?

Imunitet i sterilizuar apo funksional

Së brendëshmi ne shpresojmë rastin ideal, të ashtuquajturin “imunitet i sterilizuar” prej vaksinave ndaj koronavirusit. Në një rast të tillë vaksina do të na mbronte nga infeksioni. Virusi bllokohet përpara se të depërtojë në trup.Të vaksinuarit nuk e transmetojnë atë, sepse ata nuk e kanë atë në trup. Pra virusi nuk mund të përhapet më, ky është një aspekt i rëndësishëm për imunitetin e tufës.

Por ky imunitet sterilizues nuk është konfirmuar deri tani në vaksinat ndaj koronavirusit, kështu shpjegon Qendra Federale për Sqarimin shëndetësor. ‘‘Deri tani mungojnë ende të dhënat, rezultate mund të ketë vetëm në muajt e ardhshëm.”

Sa i përket të ashtuquajturit “imunitet funksional” infeksioni nuk pengohet, por ai mbron të vaksinuarit nga shpërthimi i sëmundjes dhe ecuria e rëndë e saj.

Nga mutacionet dalin edhe më shumë pikëpyetje

E ndërkohë që ka mjaft pikëpyetje lidhur me vaksinat, dalin edhe problemet e reja me mutacionet që ka pësuar virusi. Afrika e Jugut p.sh. e ka ndaluar përdorimin e vaksinës së koncernit britaniko-suedez AstraZeneca, për aq kohë sa shkencëtarët ende janë duke u konsultuar për përdorimin më të mirë të këtij medikamenti.

Sipërmarrja farmaceutike pranoi, se vaksina ofron mbrojtje të kufizuar nga një infeksion me ecuri të lehtë të variantit afrikano-jugor të virusit.

Të dhënat paraprake të studimeve të Universitetetve Oksford dhe Witwatersrand, që do të botohen nga AstraZeneca, mbi të cilat ka informaur ndërkohë ”Finantial Times”, tregojnë, se vaksina është efikase ndaj variantit B.1.351 duke penguar sëmundjen e rëndë, por sëmundjen e lehtë nuk e parandalon. Të dhënat sipas këtij njoftimi megjithatë janë të kufizuara, sepse testimi është bërë tek 2000 persona të rinj dhe të shëndetshëm.

Mutacionet parimisht nuk janë të pazakonta tek viruset, mesatarisht çdo muaj ka dy variante të reja. Por ndryshimet p.sh. në një pozicion të proteinës Spike mund të kontribuojnë për një përhapje më të shpejtë të virusit. Virsui që ka pësuar mutacion mund të shumohet në rrethana të caktuara më me intensitet e po ashtu të përhapet ose t’i devijojë imunitetit më lehtë se sa koronavirusi fillestar. Drejtuesi i studimit në Afrikën e Jugut, Shabir Madhi, u shpreh optimist duke iu referuar ngjashmërisë së vaksinës me vaksinën e Johnson & Johnson, që ofron 85 përqind mbrojtje nga një sëmundje me ecuri të rëndë. Ka shpresa, që vaksina AstraZeneca në grupmoshat e rrezikuara të funksionojë po aq mirë.

Në Universitetin Oksford po punohet ndërkohë për përshtatjen e vaksinës ndaj varianteve të reja të virusit.

Kujdesi duhet të vazhdojë

Sipas stadit aktual edhe vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Moderna kanë efekt edhe ndaj variantit britanik të virusit B.1.1.7. Por sidoqoftë nëse dikur virusi pëson mutacion të fuqishëm, sa vaksina nuk mund ta neutralizojë atë, atëherë vaksinat duhen përshtatur.

Eksperti socialdemokrat gjerman Karl Lauterbach, i cili është vet epidemiolog, shkruan në Twitter lidhur me zhvillimet e fundit dhe përhapjen e mutacioneve: “Varianti i Afrikës së Jugut tregon, se sa e rëndësishme është të shmanget çdo infeksion.”

Është e domosdoshme edhe më tej, që ne të bashkëpunojmë dhe të jemi aktiv në kufizimin e virusit dhe të gjtiha varianteve të tij: Regullat e ruajtjes së distancës, higjena dhe mbajtja e maskës duhen respektuar, por ashtu duhen kufizuar kontaktet derisa ta kemi pandeminë nën kontroll.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota studimi mbi covid studimi mbi covid

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale