LIVE UPDATES
Bota

Studimi i ri: Një e treta e pacientëve më koronavirus kanë shfaqur simptoma neurologjike. COVID-19 mund të shkaktojë sindr

13 Maj 2020, 20:45 Nga DOSJA
Studimi i ri: Një e treta e pacientëve më koronavirus kanë

Disa studime kanë raportuar se rreth një e treta e pacientëve më koronavirus kanë shfaqur simptoma neurologjike. COVID-19 mund të shkaktojë sindromën Guillain-Barré, ku sistemi imunitar sulmon qelizat nervore, encefalit, i cili shkakton inflamacion të trurit dhe ishemi. Zbulimi vazhdon të nxjerrë në pah rëndësinë e parandalimit të transmetimit viral dhe të identifikimit të atyre që janë dhe kanë qenë të infektuar.

Ndërkohë që numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet në të gjithë botën, ne kemi filluar të shohim një rritje të raportimeve të simptomave neurologjike. Disa studime raportojnë se mbi një e treta e pacientëve tregojnë simptoma neurologjike.

Në shumicën dërrmuese të rasteve, COVID-19 është një infeksion i frymëmarrjes që shkakton ethe, dhembje, lodhje, dhimbje fyti, kollë dhe, në raste më të rënda, gulçim dhe probleme me frymëmarrjen. Megjithatë ne tani kuptojmë se COVID-19 gjithashtu mund të infektojë qelizat jashtë traktit respirator dhe të shkaktojë një gamë të gjerë simptomash, duke filluar nga sëmundjet gastrointestinale (diarre dhe të vjella) deri në dëmtim të zemrës dhe çrregullime të koagulimit të gjakut. Mesa duket, kësaj liste duhet t’i shtojmë gjithashtu edhe simptomat neurologjike.Disa studime të fundit kanë identifikuar praninë e simptomave neurologjike në rastet me

COVID-19. Disa nga këto studime janë raportime rastesh kur vërehen simptoma tek individët. Disa raporte kanë përshkruar pacientë me COVID-19 që vuajnë nga sindroma Guillain-Barré. Sindroma Guillain – Barré është një çrregullim neurologjik ku sistemi imunitar i përgjigjet një infeksioni dhe përfundon duke sulmuar gabimisht qelizat nervore, duke shkaktuar doësi muskujsh dhe përfundimisht paralizë.

Studime rastesh të tjera kanë përshkruar encefalit të rëndë (inflamacion në tru) dhe ishemi tek të rinjtë e shëndetshëm me simptoma të buta të COVID-19. Studime më të mëdha nga Kina dhe Franca kanë hetuar gjithashtu përhapjen e çrregullimeve neurologjike te pacientët me COVID-19. Këto studime kanë treguar se 36% e pacientëve kanë simptoma neurologjike. Shumë nga këto simptoma ishin të buta dhe përfshijnë gjëra të tilla si dhimbje koke ose marrje mendsh që mund të shkaktohen nga një reagim i fortë imunitar. U panë gjithashtu simptoma të tjera më specifike dhe të rënda, të cilat përfshijnë probleme me nuhatjen dhe shijen, dobësi të muskujve, ishemi, kriza dhe halucinacione.

Këto simptoma janë parë më shpesh në rastet e rënda, me vlerësime që variojnë nga 46% në 84% të rasteve të rënda që shfaqin simptoma neurologjike. Probleme të tilla si çorientim, mungesë vëmendjeje dhe çrregullime të lëvizjes u vunë re në rastet e rënda dhe u zbulua se vazhdojnë edhe pas shërimit.

Kapërcimi i pengesës gjak-tru

SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19, mund të shkaktojë çrregullime neurologjike duke infektuar drejtpërdrejt trurin ose si rezultat i aktivizimit të fortë të sistemit imunitar. Studimet e fundit kanë gjetur koronavirusin e ri në trurin e rasteve fatale të infektuar me COVID-19. Është sugjeruar gjithashtu se infeksioni i neuroneve të nuhatjes në hundë mund të lejojë që virusi të përhapet nga trakti respirator në tru.

Qelizat në trurin e njeriut kanë proteinën ACE2 në sipërfaqen e tyre. ACE2 është një proteinë e përfshirë në rregullimin e presionit të gjakut dhe është receptori që virusi përdor për të hyrë dhe infektuar qelizat. ACE2 gjithashtu gjendet në qelizat endoteliale që veshin enët e gjakut. Infeksioni i qelizave endoteliale mund të lejojë që virusi të kalojë nga trakti respirator në gjak dhe më pas të kalojë deri në tru. Pasi mbërrin në tru, shumëfishimi i virusit mund të shkaktojë çrregullime neurologjike.

Infeksioni SARS-CoV-2 gjithashtu shkakton një reagim shumë të fortë nga sistemi imunitar. Kjo përgjigje mund të shkaktojë drejtpërdrejt çrregullime neurologjike në formën e sindromës Guillain-Barré. Por inflamacioni i trurit mund të shkaktojë në mënyrë indirekte edhe dëme neurologjike, siç janë ënjtja e trurit. Dhe kjo është e lidhur me – megjithëse nuk shkakton domosdoshmërish – sëmundje neuro-degjeneruese siç janë Alzheimer dhe Parkinson.

Jo unike, por gjithsesi shqetësuese

SARS-CoV-2 nuk është unik në të qenit një virus respirator që mund të infektojë gjithashtu trurin. Gripi, fruthi dhe viruset sinkitiale të frymëmarrjes mund të infektojnë të gjithë trurin ose sistemin nervor qendror dhe të shkaktojnë sëmundje neurologjike.
Koronaviruse të tjerë janë gjetur gjithashtu që infektojnë trurin dhe shkaktojnë çrregullime neurologjike. Koronavirusi sezonal HCoV-OC43, zakonisht shkakton probleme të buta në frymëmarrje, por gjithashtu mund të shkaktojë encefalit te njerëzit. Në mënyrë të ngjashme, koronavirusi që shkakton Mers dhe virusin Sars 2003 mund të shkaktojë çrregullime të rënda neurologjike.

Viruset e frymëmarrjes që mbërrijnë në tru është fatmirësisht një dukuri e rrallë. Por me miliona infeksione të COVID-19 në të gjithë botën, ekziston rreziku i një sëmundje të rëndë neurologjike, sidomos në rastet e rënda. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për mundësinë e manifestimeve neurologjike të COVID-19, si gjatë sëmundjes akute, ashtu edhe gjatë efekteve afatgjata. Kjo gjithashtu thekson rëndësinë e vazhdueshme të parandalimit të transmetimit viral dhe të identifikimit të atyre që janë dhe kanë qenë të infektuar.

Marrë nga:Reporter.al

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne bote koronaviruis ne bote

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet