LIVE UPDATES
Bota

Cili do të jetë ndikimi nëse Evropa heq dorë nga nafta ruse?

22 Prill 2022, 19:13 Nga DOSJA
Cili do të jetë ndikimi nëse Evropa heq dorë nga nafta ruse?

EVROPË- Evropa po përpiqet që të gjejë mënyra që të mos i paguajë më Rusisë 850 milionë dollarë çdo ditë për energji dhe për të goditur sektorin financiar të Kremlinit për shkak të pushtimit të Ukrainës. Udhëheqësit e 27 shteteve të Bashkimit Evropian po e kuptojë se heqja dorë nga varësia prej dekadash e naftës dhe gazit rus, nuk është një çështje e thjeshtë.

BE-ja tani po diskuton për sanksionet mbi naftën ruse, përfshirë edhe mundësinë e bojkotit. Më poshtë mund të mësoni se çfarë do të nënkuptonte heqja dorë nga nafta ruse për qytetarët në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës:

Sa i paguan Evropa Rusisë për energji?

Furnizimet me gaz dhe naftë po vazhdojnë në Evropë edhe pse qeveritë kanë dënuar luftën në Ukrainë. BE-ja dërgon 450 milionë dollarë çdo ditë në Rusi për naftë dhe 400 milionë dollarë në ditë për gaz natyror, thuhet në llogaritjet e bëra nga analistët e organizatës Bruegel, me seli në Bruksel. Kjo nënkupton se fitimet nga energjia po forcojnë buxhetin e Kremlinit, duke shtuar rezervat e valutës së huaj edhe pse sanksionet perëndimore kanë shënjestruar rezervat që Rusia ka jashtë vendit. Qeveria ruse ka fituar mesatarisht 43 për qind të të ardhurave të saj nga nafta dhe gazi nga viti 2011 dhe 2020.

Sa naftë ruse vjen në Evropë?

Evropa është blerësja më e madhe e naftës së papërpunuar ruse, duke pranuar 138 milionë tonë më 2020 nga 260 milionë tonë sa ishte totali i eksporteve ruse – apo 53 për qind, sipas Rishikimit Statistikor të Energjisë Botërore. Evropa, e cila importon pothuajse të gjithë naftën e saj të papërpunuar, merr një të katërtën e kërkesës së saj për naftë nga Rusia.

Nafta përpunohet në lëndë djegëse për ngrohje, por edhe për ngasjen e makinave. Gjithashtu, ky produkt përdoret edhe si lëndë e parë në industri.

Pse është përqendrimi në naftë e jo në gazin natyror?

Është më e vështirë të gjenden burime alternative për gazin natyror, pasi ai transportohet kryesisht përmes tubacioneve. Do të ishte më e lehtë të gjendeshin burime për naftë, që kryesisht transportohet me cisterna dhe tregtohet botërisht.

Çfarë do të ndodhë me furnizimet e gazit në Evropë?

Ndërprerja e furnizimeve me gazin natyror rus nuk është pjesë e diskutimeve tash për tash. Përdoruesit e mëdhenj të këtij produkti, si Gjermania, thonë se një ndërprerje e menjëhershme e këtij produkti do të shkaktonte humbje të vendeve të punës, teksa shoqatat industriale kanë paralajmëruar se mund të ketë mbyllje të bizneseve të qelqit dhe metaleve.

Heqja dorë nga furnizimet me gaz natyror dhe naftë me gjasë do të shkaktonte recesion në Evropë, vlerësojnë ekonomistët. Qeveritë evropiane janë pajtuar të ndalin importet e qymyrit rus duke filluar nga gushti, por qymyri paraqet një pjesë të vogël të pagesave për energjinë ruse.

Çfarë do të ndodhte nëse ndalen furnizimet e naftës ruse?

Para luftës në Ukrainë, Evropa ka importuar nga Rusia 3.8 milionë fuçi naftë në ditë. Në teori, konsumatorët evropianë do të mund t’i zëvendësonin këto fuçi me furnizuesit nga Lindja e Mesme, eksportet e së cilës tani shkojnë kryesisht në Azi, por edhe në Shtetet e Bashkuara, Amerikën Latine dhe Afrikë. Ndërkaq, nafta më e lirë ruse mund të zëvendësojë dërgesat e Lindjes së Mesme në Azi.

Por, për një gjë të tillë tregjeve botërore do t’iu duhej kohë që të përshtateshin. Në Evropë, konsumatorët mund të përpiqen që të ndryshojnë lëvizjen e naftës nga Lindja në Perëndim duke përdorur hekurudhat, kamionët dhe maunet. Rafineritë që prodhojnë benzinë dhe produkte të tjera janë të ndërtuara veçanërisht për të punuar me naftën ruse. Disa nga rafineritë kryesore varen nga një tubacion që vjen nga Rusia.

Analistët në organizatën Bruegel thonë se shtetet evropiane duhet të jenë të gatshme që të vendosin masa për të zvogëluar përdorimin e karburanteve, duke bërë transportin publik falas dhe duke inkurajuar përdorimin më të ulët të makinave. Nëse këto masa nuk funksionojnë, atëherë do të nevojiteshin masa më të ashpra sikurse ngasja e makinave në bazë të numrave të targave, duke mundësuar lëvizjen njëherë të numrave tek dhe më as atyre çift. Masa të tilla ishin ndërmarrë gjatë embargos së naftës të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) më 1973, kur Gjermania vendosi masën që gjatë të dielave të mos përdoreshin makinat.

“Kjo do t’u jepte tregjeve kohë të mjaftueshme për një riorientim strukturor larg naftës ruse”, thanë analistët.

Aplikimi i ndalesave deri në fund të vitit do të ishte një mënyrë për të kursyer furnizimet. Gjermania veçse ka njoftuar për planet për t’i dhënë fund importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.

Çmimet e naftës ka gjasa që të rriten, jo vetëm për Evropën, por për të gjithë sepse nafta është një produkt global dhe mund të ndodhë që të ketë një humbje neto të furnizimeve nga Rusia. Kjo do të nënkuptonte çmime më të larta për karburantet që përdoren për makinat dhe për ngrohje, e që do të përkthehej në rritje të inflacionit.

Rusia është furnizuese e madhe e karburantit të dizelit për kamionët dhe pajisjet bujqësore në Evropë, që do të thotë se çmimet do të preknin një gamë të gjerë të ushqimeve dhe mallrave.

Çfarë do të ndodhte në tregun global të naftës?

E gjithë nafta nuk do të mund të riorientohej nga Evropa në Azi për shkak të kufizimeve të transportit dhe logjistikës. Ende është e paqartë se deri në çfarë mase blerësit në shtetet si India dhe Kina do të blinin naftën ruse, nëse kjo do të nënkuptonte se këto shtete do të përballeshin me sanksione të mundshme nga Perëndimi.

OPEC që udhëhiqet nga Arabia Saudite – organizatë që vendos nivelet e prodhimit së bashku me shtetet joanëtare, siç shtë Rusia – e ka bërë të qartë se nuk do të rrisë prodhimin për të kompensuar çdo humbje të furnizimit nga Rusia, për shkak të bojkotit.

“Do të ishte një rebalancë shumë, shumë e madhe e furnizimeve të naftës së papërpunuar”, thotë Claudio Galimberti, zëvendëspresident i analistëve në Rystad Energy. “Nga aspekti teorik, është e mundshme. Nga aspekti operacional, është më e komplikuar sepse jo gjithçka mund të riorientohet”.

Kërkesa globale për naftë veçse është e madhe, teksa ekonomitë dolën nga pandemia e COVID-19, dhe pasiguritë për luftën përkeqësuan tregun dhe rritën çmimet. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar që të lëshohen në treg rezervat strategjike të naftës për amerikanët, në mënyrë që të luftohet rritja e çmimeve të benzinës, ndërkaq 30 shtete të tjera po ashtu janë zotuar se do të dërgojnë më shumë naftë në tregun global.

Në skenarin më të keq, pra të humbjes së 3.8 milionë fuçive të naftës ruse, pas një refuzimi eventual të Evropës dhe shteteve të tjera, mund të ndodhë që një fuçi naftë të shitet për 180 dollarë, e pasuar me një rënie të mprehtë për shkak të uljes së kërkesës dhe rritjes ekonomike. Megjithatë, “kjo nuk duket se do të ndodhë”, thotë Galimberti. Rystad parashikon humbje prej 1.5 milion deri në 2 milionë fuçi në ditë dhe çmimi i një fuçie të naftës, deri në fund të vitit do të mund të kushtojë 120 deri në 130 dollarë.

Një skenar më i butë, ku shumica e naftës ruse që do të refuzohej nga Evropa, do të blihej me çmim më të lirë nga shtetet e tjera, do të mund të prodhonte humbje të vetëm 1 milion fuçive të naftës në ditë. Çmimet e naftës do të uleshin nën 100 dollarë për fuçi deri në qershor dhe do të vazhdonin të binin deri në 60 dollarë në fund të vitit. Ky skenar nuk është shumë larg situatës aktuale, ku tregtarët dhe bankat që po refuzojnë naftën ruse, edhe pse ndaj këtij produkti nuk ka sanksione.

“Është një gamë e madhe çmimesh, por kjo reflekton në paqartësi të mëdha që ne kemi për humbjen ruse”, thotë Galimberti.

Sa do t’i kushtonte Rusisë bojkoti?

Çmimi për eksportin kryesor të Rusisë në Evropë, naftën e papërpunuar Urals, është ulur prej 35 dollarësh për fuçi në krahasim me naftën ndërkombëtare, Brent. Megjithatë, për shkak të çmimeve përgjithësisht të larta të naftës, humbjet e të ardhurave të Rusisë deri më tani kanë qenë të kufizuara. Këto fitime në valuta të huaja po ndihmojnë sektorin financiar rus që po përballet me sanksione.

“Për aq kohë fuçitë ruse gjejnë treg, Rusia do të ketë fitime”, thotë Galimberti. “Në momentin që ata nuk gjejnë tregje për të shitur naftën, ai është momenti kur do të rriten çmimet e naftës dhe Rusia do të ketë probleme serioze ekonomike”.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nafta ruse lufta ukraine-rusi nafta ruse

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet