LIVE UPDATES
Bota

“Ciao Bella”/ Justifikohet guvernatori i New York-ut pas akuzave për ngacmin seksual: Veprimet e mia janë keqintepretuar

5 Gusht 2021, 19:28 Nga DOSJA
“Ciao Bella”/ Justifikohet guvernatori i New York-ut pas akuzave

SHBA- Në përgjigjen e tij ndaj një hetimi të pavarur që zbuloi se ai ka ngacmuar seksualisht 11 gra, guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo përmendi sulmin seksual ndaj një anëtareje të familjes së tij, për të shpjeguar sjelljen e tij ndaj një prej grave qpë e kanë akuzuar atë, Charlotte Bennett. Ky element i deklaratës së tij, u kritikua gjerësisht nga ish viktima të sulmeve seksuale, nga aktivistë që mbrojnë viktimat, madje edhe ekspertë të marrëdhënieve me publikun në raste krizash. Guvernatori u kërkoi ndjesë vetëm dy prej akuzueseve të tij, që u refuzua publikisht nga njëra prej tyre. Andrew Cuomo mohoi prerazi akuzat se ai kishte prekur dikë në mënyrë të papërshtatshme. Themeluesja e lëvizjes MeToo, Tarana Burke tha se Cuomo “nuk mund të përdorë traumën e dikujt tjetër si mburojën e tij”. Mbështetësit e çështjes së grave thonë se zoti Cuomo duhet të marrë përgjegjësi.

Ai tha se veprimet e tij ishin keqkuptuar dhe se fjalët e tij ishin keqinterpretuar. Andrew Cuomo tha se sjella e tij vjen nga kultura italiane, ku njerëzit përqafohen, puthen dhe thonë “Ciao, bella”.

Por nga të gjitha përgjigjet e guvernatorit Cuomo pas raportit hetimor se ai ka ngacmuar seksualisht 11 gra, njëra prej tyre, shqetëson shumë gra – veçanërisht të mbijetuarat e sulmeve seksuale dhe mbrojtësit e tyre – përdorimi i sulmit seksual ndaj një anëtareje të familjes së tij, për të shpjeguar sjelljen e tij ndaj një prej akuzueseve.

“Ne nuk prekemi nga përpjekjet e Guvernatorit Cuomo për të përdorur historitë e të mbijetuarve, përfshirë ato që ai ngacmoi, si një mburojë për sjelljet e tij të papërshtatshme dhe abuzimin me pushtetin, ndërsa pretendon se ngacmimi ishte një ‘keqkuptim’ ”, thuhet në një letër të hapur, që do të publikohet të enjten nga Qendra Kombëtare e Ligjit për Gratë dhe disa grupe gjinore dhe të mbijetuara të sulmeve seksuale, që kërkojnë dorëheqjen, ose largimin e guvernatorit demokrat.

Tarana Burke, mbështetëse e çështjes së grave që i dha lëvizjes MeToo emrin, shkroi në një email për agjencinë The Associated Press se “qëndrimi i abuzuesit, pavarësisht nga historia e tij personale, nuk duhet të jetë në qendër të rasteve të abuzimit”.

“Në këto momente, janë historitë e të mbijetuarave ato që duhet të dëgjohen,” tha zonja Burke. “Janë 11 gra, historitë e të cilave u vërtetuan, të cilat përjetuan ngacmime nga duart e guvernatorit. Historia e familjes së tij nuk e shfajëson atë dhe ai nuk mundet të përdorë traumat e dikujt tjetër si mburojë”.

Pretendimet, që hetuesit thanë se i vërtetuan, shtrihen nga komente të papërshtatshme, e deri tek puthjet e detyruara dhe kërcënimet.

Në një deklaratë të regjistruar të martën, zoti Cuomo mohoi të ketë prekur ndokënd në mënyrë të papërshtatshme, por u kërkoi falje dy prej akuzueseve, përfshirë ish-punonjësen Charlotte Bennett. Ai tha se e kishte pyetur zonjushën Bennett për jetën e saj të dashurisë në një përpjekje, siç u shpreh ai, të keqkuptuar, për ta ndihmuar atë të përballonte traumat nga një sulm seksual i së kaluarës. Ai foli për një anëtare të familjes, në të njëjtën moshë, e cila ishte sulmuar seksualisht në shkollën e mesme.

“Mendova se mund ta ndihmoja të përballonte një periudhë të vështirë,” tha guvernatori për zonjushën Bennett.

Emily Martin, nënkryetare për arsimin dhe drejtësinë me organizatën NWLC, tha se guvernatori Cuomo “po aludonte se ai ishte një hero për të mbijetuarat e sulmit seksual, i cili është një veprim veçanërisht shqetësues, duke pasur parasysh gjithçka që vërtetoi ky raport”.

“Në disa mënyra më kujton komentet e ‘babait të vajzave’ që dëgjojmë nga kaq shumë burra në pushtet,” tha zonja Martin, “që duhet t’u besojmë sepse gjasme ata kujdesen për këto çështje bazuar në marrëdhëniet e tyre personale familjare”.

Vetë zonjusha Bennett e quajti faljen e zotit Cuomo “boshe”.

“Nëse i vjen keq, të japë dorëheqjen. Kështu funksionon llogaridhënia,” i tha ajo agjencisë AP menjëherë pas deklaratës së tij.

Duke shpjeguar më tej të mërkurën në një program të rrjetit ABC, Bennett tha: “Ai la të kuptohej se të mbijetuarit e traumave dhe sulmeve seksuale, nuk mund të bëjnë dallimin midis këshillimit dhe ngacmimit seksual në vetvete, gjë që nuk është vetëm fyese për mua, por për çdo të mbijetuar që e dëgjon”, tha ajo.

Marissa Hoechstetter ishte një nga ato të mbijetuara të ngacmimeve seksuale. Ajo tha se ishte e pikëlluar nga referimi i zotit Cuomo për sulmin e të afërmes së familjes së tij “sepse nuk dua t’i minimizoj këto përvoja“. Por shtoi se, “dy gjëra mund të jenë të vërteta. Mund të keni dikë në familje që ka përjetuar sulm seksual, dhe gjithashtu mund të kesh shkaktuar vetë një sulm të tillë”.

Deborah Tuerkheimer, profesore e drejtësisë në Universitetin Northwestern, që specializohet në sjelljet e pahijshme seksuale, i sheh komentet e guvernatorit Cuomo si pjesë të një strategjie më të madhe për të diskredituar akuzueset e tij dhe për të shpëtuar karrierën e tij politike.

Ne shpesh kemi në mendje një sërë paragjykimesh të vjetra për abuzuesit, duke i menduar si “monstra”, pa asnjë arsye shpenguese,” thotë profesoresha Tuerkheimer. “Sa herë që një i akuzuar duket ndryshe nga kjo ‘monstër imagjinare’, jemi më të prirur të dyshojmë nëse akuzat kundër tij janë të vërteta. Dhe burrat e akuzuar shpesh e përdorin strategjikisht këtë paragjykim kulturor, duke theksuar, si dëshmi të pafajësisë, cilësitë e tyre më të mira – duke përfshirë, ndoshta, ndjeshmërinë për viktimat e sulmit seksual”.

Për Indira Henard, drejtoreshë e Qendrës së Krizave të Përdhunimit, çështja kundër deklaratës së guvernatorit Cuomo është e thjeshtë: Nuk mund të mbështesësh të mbijetuarat në një fjali dhe t’i diskreditosh ato në një tjetër.

“Nëse përkrah dhe beson të mbijetuarat, atëherë besoji të mbijetuarat,” tha zonja Henard. “Nuk ke pse ta ndyshosh historinë e tyre”.

Shumë njerëz gjithashtu vunë në dyshim efektshmërinë e pjesëve të tjera të deklaratës së regjistruar të guvernatorit Cuomo, e cila u shoqërua me shfaqjen e disa fotografive të tij duke përqafuar dhe puthur njerëzit në mjedise të ndryshme.

“Unë i puth njerëzit në ballë,” tha ai. “I puth në faqe. I puth në dorë. I përqafoj. Në disa raste them, ‘Ciao, bella‘”, thotë guverantori në videon e regjistruar.

Evan Nierman, drejtor ekzekutiv dhe president i Red Banyan, një firmë e marrëdhënieve me publikun me seli në Florida dhe Uashington, DC, e quajti këtë “një lëvizje të guximshme” nga Cuomo “pohon se përqafon dhe puth shpesh dhe për këtë arsye asnjë nga akuzat nuk mund të jetë e vërtetë”. Por..

“Ekziston një ndryshim i madh mes kontaktit të duhur fizik dhe llojeve të akuzave që u ngritën kundër guvernatorit,” tha zoti Nierman, “nuk mendoj se shumica e njerëzve do t’i ngatërrojnë këto të dyja”.

Deborah Tannen, profesoreshë e gjuhësisë në Universitetin Georgetown që studion komunikimin ndër-kulturor, vuri në dukje referencën e zotit Cuomo për trashëgiminë e tij familjare. Ajo pranoi se italiano-amerikanët priren drejt prekjeve të rastësishme në bisedë, “por jo në pjesët seksuale”.

Nga ekspertët e komunikimit të krizës e deri tek të mbijetuarat, shumë bien dakord se e ardhmja politike e zotit Cuomo duket e pashpëtueshme. Që Nju Jorku dhe akuzueset e tij ta lënë pas këtë histori, thonë ata, guvernatori duhet të mbajë përgjegjësi.

“E thënë shkurt, ai duhet të japë dorëheqjen“, tha zonja Henard, duke shtuar se nëse nuk e bën këtë, ai duhet të shkarkohet nga detyra. “Nuk ka kthim prapa”.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrew cuomo charlotte bennett tarana burke andrew cuomo charlotte bennett tarana burke

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet