LIVE UPDATES
Politike

Checknews / Kush gënjen Edi apo Ramushi?

2 Maj 2019, 05:22 Nga DOSJA
Checknews / Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Tiranë- Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë sot në një shpjegim të gjatë se kryeministri Kosovar është një gënjeshtar që e bën këtë për të dalë burrë i mirë para popullit.

Përplasja mes tyre lindi pas samitit të Berlinit. Në një intervistë për televizionin kosovar T7 shefi i qeverisë deklaroi se gjatë mbledhjes së liderve Ballkanikë Rama dhe Hashim Thaçi i bënin atij më shumë presion se Merkeli dhe Makroni për të hequr taksën për produktet serbe (Poshtë video intervista e Haradinajt).

Natyrisht akuza për Ramën ishte e rëndë sepse në manifestime folkloriko -patriotike si ato të nëntorit të shkuar në Pejë ai e kishte mbështetur fort taksën 100% (shkrimi me video poshtë).

Prandaj ai sot ka shkruar një letër të gjatë ku e akuzon Ramush Haredinaj për dy gjëra që nuk mund të rrinë me njëra tjetrën : edhe se ka nxjerë sekretet edhe bisedimeve mes liderve edhe se ka gënjyer. Por në fakt vetëm njëra prej këtyre akuzave mund të qëndrojë, sepse po qe se ka gënjyer për të dalë patriot, Ramushi nuk ka shkelur asnjë kod konfidencialiteti.
“Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i’a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.
Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!
I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem » ka sqaruar Rama (Poshte deklarata e plote).

Po nga thëniet që kemi në dorë si mund të kuptohet e vërteta? Lapsi.al është munduar ta bëjë këtë duke i krahasuar imtësisht dy qëndrimet.

Së pari, edhe nga ato që thotë vetë, Rama e pranon se në momentet kur ka hapur gojën ka kërkuar të njëjtën gjë si Makroni dhe Merkeli, pra pezullimin e taksës. Në këtë pikë duket qartë që Haradinaj nuk gënjen kur thotë se dy patriotët e tij i kërkonin në gjuhë të hyuaj të njëjtën gjë me kancelaren dhe presidentin.

Së dyti, megjithëse Rama ka marë rolin e mësuesit të edukatës për ti mësuar kodet e sjelljes homologut të tij, se as bisedat konfidenciale mes miqve e aq më pak ato mes udhëheqësve shtetërorë nuk nxirren në Pazar, po të krahasohen të dy deklaratat ai ka nxjerrë shumë me tepër sekrete se Ramushi. Pra ai e ka thyer më brutalisht atë kod që kërkon të respektohet prej tjetrit.

Së treti, Rama përdor në arsyetimin e tij edhe meskinitete të tipit se njësoj si nga Ramushi ai u sha edhe nga Vuçiçi. Por sado patetik që të jetë ky argument ai as nuk zbardh as nuk ndriçon gjë në lidhje me faktin se a i ka bërë ai apo jo presion për pezullimin e taksës,

Dhe më e bukura është mënyra se si e tregon ngjarjen Edi Rama. Po të shihet me vëmendje ai thotë se e ka hapur gojën shumë pak vetëm për ti kërkuar Merkelit dhe Makronit të impenjohen personalisht në dialogun Kosovë Serbi. Dhe një paragraf më poshtë ai rrëfen si me stil se ata pasi dëgjuan Ramën premtuan se do ta bënin këtë.

Mjaftojnë këto katër detaje, si dhe fakti se Rama e akuzon Ramushin edhe si gënjeshtar edhe si nxjerrës sekreti për të kuptuar çdo kush se cili është ai që gënjen në këtë ballafaqim faktesh.

Marrë nga Lapsi.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ramush haradinaj taksa ndaj produkteve serbe edi rama ramush haradinaj taksa ndaj produkteve serbe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet