LIVE UPDATES
Bota

Çfarë nuk funksionon si më parë? Gjermania, në prag të humbjes së kontrollit të Covid-19

31 Tetor 2020, 06:25 Nga DOSJA
Çfarë nuk funksionon si më parë? Gjermania, në prag

GJERMANI- Kemi një mbyllje më të lehtë të Gjermanisë se në valën e parë të pandemisë në pranverë. Kancelarja Angela Merkel tha dje (29.09.) në Bundestag se synimi i masave është “kufizimi sistematik i kontakteve”. Ajo kërkoi që të hiqet dorë nga “çdo kontakt jo detyrimisht i nevojshëm”. Takimet duhet të kufizohen “masivisht dhe më e mira me 75%”, tha ajo.

Në deklaratën qeveritare para Bundestagut, Merkeli mbrojti atë për të cilën federata dhe rajonet, 16 landet federale gjermane, kishin rënë dakord të mërkurën (28.10.). Brenda 90 minutash ra dakord kancelarja këtë herë me kryeministrat e landeve – përballë shtimit me 70-75% të numrit të infektimeve krahasuar me një javë më parë.

Masat përfshijnë reduktimin për katër javë, deri në fund të nëntorit, të kontakteve sociale: në publik do të lejohet të takohen jo më shumë se 10 vetë nga 2 familje të ndryshme.

Gjermania ka qenë model deri tani për menaxhimin e pandemisë. Çfarë nuk funksionon si më parë, pyet Auron Dodi. Sipas disa studimeve, të cituara javën e kaluar në revistën “Science”, 46-66 përqind e infektimeve me Sars-Cov-2 ndodhin në ambjente private, në familje. Por vendimtare që virusi të përhapet, pra që epidemia të vazhdojë nuk është banimi bashkë, por takimi me persona jashtë familjes.

Më tej, që nga e hëna (02.11.) do të mbyllen edhe restorantet, baret, palestrat dhe do të ndalohen pjesa më e madhe e aktiviteteve të argëtimit publik. Hotelet nuk do të pranojnë më turistë. Ndeshjet sportive profesioniste do të zhvillohen pa spektatorë. Por: do të mbeten hapur shkollat, kopshtet, dyqanet e shitjes me pakicë.

Probleme me sjelljen dhe me zinxhirin e kontakteve

Kufizimi i infektimeve në këtë pandemi varet qartësisht nga dy faktorë: Së pari nga sjellja e njerëzve. Së dyti nga aftësia e shtetit për të testuar dhe ndjekur zinxhirin e personave të infektuar, të cilët pastaj izolohen.

Përsa i përket sjelljes së njerëzve: Kufizimet në valën e parë të pandemisë u respektuan me disiplinë në Gjermani sepse virusi qe më i panjohur. Dhe njerëzit këtu kishin më shumë frikë. Por në verë, pas mbylljes, numri i të infektuarve ra. Virusi është dobësuar, konstatuan disa ekspertë. Të tjerë filluan ta vënë në dyshim faktin se a do të kemi një valë të dytë infektimesh, tipike për pandemitë.

Kjo solli shkujdesje në sjellje. Njerëzit filluan udhëtimet për pushime, edhe jashtë Gjermanisë. Pasoja qe rritja e menjëhershme e numrit të të infektuarve. Festat, dasmat, aktivitetet e dëfrimit me shumë vetë, koret u kthyen në vatra të rritjes së infektimeve. Në këto „superspreading-events” persona të infektuar pa simptoma infektojnë shumë të tjerë.

Kështu, në Gjermani, nga 300 infektime të reja (në disa ditë) në fillim të korrikut, aktualisht po ecim drejt 19.000 infektimeve të reja, në ditë (18.681 më 30.10.).

Përsa i përket reagimit të shtetit: sistemi shëndetësor gjerman ende i përballon të infektuarit. Por po lëkundet vija e parë e mbrojtjes nga infektimet në Gjermani: Zyrat e Shëndetit Publik. Janë ato që ndjekin zinxhirin e kontakteve, të personave të infektuar.

Sa rrezikohet funksionimi i Zyrave të Shëndetit Publik?

Punë intensive në Zyrat e Shëndetit Publik

Zyrat e Shëndetit Publik kanë nisur të humbasin kontrollin mbi gjendjen. Vetëm për 75% të rasteve arrijnë ato të gjejnë tani shkakun e infektimit dhe personat që ka kontaktuar një i infektuar. 400 Zyra të Shëndetit Publik ka në Gjermani. Në shumë rajone ato po ndihmohen edhe nga ushtria gjermane, nga Bundeswehri, për ndjekjen e kontakteve. Por megjithëkëtë, shtimi masiv i numrit të të infektuarve i ka çuar ato në limit të kapaciteteve.

Kjo megjithëse sistemi gjerman i ndjekjes së zinxhirit të infektimeve, përmes Zyrave të Shëndetit Publik, konsiderohet më i miri në Evropë.

Ai është ngritur shumë vite më parë, si sistem i mbrojtjes nga epidemi të tjera. Gjermania përfitoi nga kjo, në valën e parë të Covid-19, kur pas testimeve masive që në krye, të infektuarit dhe personat e kontaktit të tyre i kalonin në karantinë.

Ngarkesë mesatare e spitaleve gjermane

Aktualisht në spitale detyrohen të shtrohen gjashtë përqind e personave të testuar pozitivë. Por me këtë ritëm të shtimit të infektimeve, edhe në Gjermani, pavionet e reanimacionit do të ndodhen shpejt para problemeve.

Kjo jo sepse në Gjermani mungojnë aparaturat. Por mungon kryesisht personeli i kualifikuar për to. Një fenomen i ri është edhe shtimi i infektimeve tek të moshuarit.

Në Gjermani megjithatë ende ka shtretër intensivë bosh, në dallim nga shtetet fqinje. Të premten e kaluar në Gjermani erdhën nga Holanda pacientët e parë, të valës së dytë të Covid-19. Në Holandë shtretërit intensivë po mbushen.

Shteti kompenson treçerekun e humbjes ekonomike

Në situatën aktuale qeveria gjermane po bën më të mirën e mundshme për të zbutur pasojat. Përballë ndërhyrjes me këto masa në liritë e qytetarëve, qeveria dha siguri se efekti i kufizimeve do të verifikohet që pas dy javësh.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier i tha DW se qeveria nuk kishte pasur alternativë tjetër. Të gjithë ekspertët i thanë qeverisë që “të merrte një vendim për kufizimin e intensitetit e dendurisë së kontakteve sociale”. Dhe qeveria vendosi “të mos mbyllë shkollat e kopshtet”. Por të mbyllë pjesërisht fronte të tjera, vërtet me pasoja, por ku ajo mund të kompensojë financiarisht. Ndihma financiare për kompanitë e prekura “është rruga më me pak dëme, si mund të veprojmë,” tha Altmeier.

Mbyllja prek më fort degët turistike, gastronominë dhe hotelerinë. Ministrja e Shtetit për Kulturën, Monika Gruetters kërkoi në një intervistë me Bild-Zeitung një paketë emergjente të re edhe për kulturën. “Bëhet fjalë për jetë a vdekje” në këtë degë, tha ajo, përballë mbylljes së teatrove, operave e sallave të koncerteve.

Në këtë situatë, qeveria do t’u kompensojë bizneseve të vogla deri në 75 përqind të qarkullimit të humbur nga mbyllja. Bizneseve më të mëdha do t’u kompensohet deri në 70 përqind. Si masë orientimi do të shërbejë qarkullimi i tyre i të njëjtit muaj, në vitin 2019. Kjo pritet t’i kushtojë 7 deri në 10 miliardë euro qeverisë gjermane.

Kancelarja Merkel paralajmëroi dje (29.09.) në Bundestag se “Dimri do të jetë i vështirë – katër muaj të gjatë dhe të vështirë” „Por do të përfundojë”, kujtoi ajo me optimizëm.

Marre nga:DW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 31 Tetor 2020, 06:12

TURQI- Ka shkuar në 35 numri i viktimave, mes të cilëve janë dhe 3 shqiptarë dhe në 885 i të plagosurve në Turqi. Ky është bilanci i viktimave dhe të plagosurve...

Bota 30 Tetor 2020, 20:54

RUSI– Presidenti Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllimet e tij presidenit Rexhep Tajip Erdogan pas tërmetit 6.7 Rihter që ka goditur Turqi.  Sipas mediave të...

Bota 30 Tetor 2020, 20:46

ITALI- 25 persona janë arrestuar paraditen e sotme në Itali në bazë të operacionit të koduar “Fakiri”. Sipas mediave të huaja arrestimet janë bërë në në provinc...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet