LIVE UPDATES
Bota

Prapaskenat e festivalit ‘Fyre’ zbulojnë të vërtetën e postimeve të blogerëve, si fshihen ‘influencer-at’

4 Shkurt 2019, 12:39 Nga DOSJA
Prapaskenat e festivalit ‘Fyre’ zbulojnë të

Plazhet me diell shkëlqejnë si lëkura e supermodeleve botërore që shtrihen në jahte luksoze dhe vallëzojnë në rërë, si në videon promocionale për Fyre, festivali që u kthye në temën e dokumentarit të Netflix, Fyre: Festa më e madhe që bota s’e ka parë kurrë.

Mikeshat Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Emily Ratajkowski që kanë ndikim në Instagram u përzgjodhën nga Billy Mc Farland, tashmë në burg i dënuar për mashtrim, që të merrnin pjesë në një spot për festivalin, i cili ishte organizuar që të mbahej në Bahamas në 2017.

Modelet ishin shumë pak, në krahasim me qindar blogere influencuese në rrjetet sociale, si Instagram, Twitter dhe Snapchat. Ato promovuan fushatën, duke bërë që njerëzit të paguanin mijëra dollar për bileta, ushqim dhe strehim luksi. Në realitet njerëzit gjetën tenda të ngritura në emergjencë dhe disa perime të shoqëruara me djathë. Shumë nga blogerët që morën para për postimet e tyre, nuk arritën dot të ‘shpëtonin’ nga skandali. Historia e këtij festivali, ka vënë në qendër të vëmendjes marketingun ndikues, që bëhet nga influencuesit në Instagram.

Por si funksionon e gjitha?

Një biznes, për shembull, një prodhues në kozmetikë, i ofrohet një blogeri që ka shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe ndërmjetëson me të për të bërë reklamë dhe e paguan atë me produkte ose me para. Kendall Jenner u raportua se mori 250 mijë $ nga fushata për Fyre. Këto biznese ofrojnë para ose dhurata për ta, që ata të përmendin emrat e tyre në postime.

Ligjërisht, blogerët duhet të deklarojnë se ky është një postim i paguar dhe në çdo postim të përfshihet hashtagu #ad. Ose duke përdorur një tag që është krijuar posaçërisht nga Instagram dhe e etiketon postin si partneritet të paguar.

Profesori i Durham University, Mariann Hardey thotë se eksperienca e përdoruesit në Instagram bën që vëmendja të jetë tek përvoja e tij. “Për më tepër që duhet të rregullohet legjislacioni ndërkombëtar”,-thotë Hardey.

Por gjërat kanë ndryshuar. Dokumentari i Netflix për festivalin Fyre bëri që Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjet në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) të zbulonte 16 yje të njohur, përfshirë këtu Ellie Goulding, Rita Ora dhe Alexa Chung, se nuk kanë përmendur pagesat për postimet e tyre në rrjetet sociale. Megjithatë, kaq është shumë pak. Industria e blogerëve vlerësohet se është rreth 6.5 miliardë dollarë këtë vit, sipas analistëve ‘NeoReach’.

Megjithatë, disa ndjekin rregullat. Mateu Spade ka rreth 50,000 ndjekës në Instagram, ai ka rreth dy ose tre partneritete të paguara çdo muaj dhe poston dy tre herë në ditë. Spade nuk e kupton pse blogerët fshehin transaksionet që marrin për çdo postim. Olivia Allan, që dikur ka punuar në Social Circle, një kompani që ndërmjetëson mes blogerëve dhe markave, thotë se ligji në Angli është i rreptë. “Legjislacioni aktual në Mbretërinë e Bashkuar është shumë më i rreptë me marketingun e blogerëve sesa format e tjera të marketingut, sepse është një gjë e re. Blogerët e Mbretërisë së Bashkuar janë tepër të kujdesshëm tani. Por në Amerikë, është ndryshe. Ata nuk vendosin kurrë hashtagun #ad, sepse është një gjë që nuk bëhet në SHBA”-thotë ajo.

Allan shton gjithashtu se: “Nëse diçka shkon keq dhe ata duhet të fshijnë këtë post dhe t’i japin paratë mbrapa, ata kanë ende një burim të ardhurash, këto janë raste problematike. “

Përkundër marrëdhënieve dhe rregullave, kjo lloj platform mbetet ende një perëndim i egër. Nuk është më një sekret që shumë kompani përpiqen t’i pengojnë influencuesit të përmendin se një post është një #ad nga frika se më pak njerëz do të angazhohen me të.

Amelia Liana, një blogere Instagrami, me më shumë se 500,000 ndjekës, është pyetur që të heq #ad nga vendet e sponsorizuara, por ajo gjithmonë thotë jo. “Askush nuk fiton nëse reklamimi nuk është deklaruar si duhet. Ndërsa ndodh diçka mes meje dhe markës që unë do të postoj, ndjekësit e mi duhet të jenë të hapur dhe ta dijë në çast. Gjëja e fundit që do të bëja ndonjëherë do të ishte mashtrimi i audiencës sime “.

Sipas një dokumenti të 2017 nga Nathaniel J. Evans, asistent reklamash në Kolegjin Grady, Universitetin e Gjeorgjisë dhe hulumtues të tjerë, përdorues të Instagramit reaguan negativisht në reklama, gjithashtu një sondazh i veçantë i 4,000 konsumatorëve në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani, të porositur nga firma e marketingut “Bazaarvoice“, zbuloi se gati gjysma janë “të lodhur” nga bombardimet e reklamave në rrjetet sociale.

Mateu Spade ka mbajtur një qëndrim ndaj postimeve të sponsorizuaa dhe jo të sponsorizuara:“Partneritetet që bëhen janë brand-to-brand dhe ne vetëm përdorim Instagramin si një mjet”. Ne jemi gati të bëjmë punë të pavarur dhe të përdorim Instagramin si një mënyrë për të fituar para. Instagrami nuk është pjesë e kësaj.

Megjithatë, Spade shton se Instagrami duhet të marrë disa përgjegjësi.

Evans nuk është i sigurt se do të ishte e mjaftueshme. “Përpjekjet që bëhen në nivel platforme për të rritur transparencën për konsumatorët janë të mira, megjithatë burimet e mia në FTC (Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA) do të thoshte se ata nuk i bëjnë këto përpjekje për të fituar besimin.”

Në ditët e sotme, njerëzit po përpiqen të fillojnë një karrierë si një influencues duke pretenduar se do të sponsorizohen nga markat. Shumë adoleshentë që shpresojnë të bëjnë kontrata me markën, duke blerë parfumin e fundit, rrobat  dhe duke falenderuar markat në Instagram për dhuratën me shpresën se do t’u dërgojnë sende falas.

Por, beteja është gati e pamundur për të t’u fituar dhe Billy McFarland do të dalë nga burgu përfundimisht. Sigurisht që fëmijët do të vazhdojnë të ëndërrojnë të bëhen influencues të njohur dhe do të bëjnë gjithçka për ta arritur atë.

Burimi: The Guardian

Përshtati: L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota #festivalifyre #bloggers #instagram #netflix #festivalifyre #bloggers #instagram #netflix


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet