LIVE UPDATES
Politike

Çështja për Kajmakun, PD: Rama e shpërbleu me 230 mijë euro tendera në fushatën e PS-së

28 Gusht 2019, 10:31 Nga DOSJA
Çështja për Kajmakun, PD: Rama e shpërbleu me 230

TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

PD ka publikuar sot faktet pse kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon Kajmakun, pas publikimit të fakteve se ka qenë i arrestuar në Greqi për falsifikimin parash. Ish-deputetja Albana Vokshi tha se Agim Kajmaku ka marrë nga pushteti i Ramës 2.6 milionë euro.

Gjatë fushatës së Partisë socialiste, Edi Rama ka paguar 230 mijë euro Agim Kajmakun”, tha Vokshi.  

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI:

2 ditët e fundit, Partia Demokratike ka publikuar fakte të pakontestueshme se Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Vorës, është arrestuar në Greqi në Janar 2003, duke tentuar të bëjë biznes fidanësh me para të fallsifikuara. Partia Demokratike ka treguar vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që konfirmojnë se Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është në kërkim në shtetin grek. Me dokumenta të pakontestueshme, të nxjerrë nga sistemi TIMS, Partia Demokratike ka provuar përtej çdo dyshimi, se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, është Agim Kajmaku, i emëruar në Bashki nga Edi Rama.

Pavarësisht këtyre fakteve që, siç shprehej Zëri i Amerikës, “rrëzojnë çdo alibi të Agim Kajmakut”, ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe Edi Rama akoma nuk e ka shkarkuar, të përzgjedhurin e tij, duke i siguruar mbrojtje nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.

Pse hesht Edi Rama?

Partia Demokratike po sjell sot të tjera dokumenta, që i japin përgjigje pyetjes legjitime të çdo shqiptari: Pse Edi Rama ka vendosur të mbrojë një kriminel tjetër në bashki?

Përgjigja është e thjeshtë. Ne e zbuluam atë sipas parimit “ndiq paratë”. Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare.

Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë.

Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro.

Vetëm në 2 muaj, Maj – Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit.

2.6 milionë eurot që krimineli i Ramës ka marrë nga fondet publike, sikur ky të ishte kopshtari i Luigjit të 14-të, kanë një arsye. Dhe, kur flitet për Edi Ramën, arsyet janë gjithmonë ose paratë, ose pushteti, ose luksi.

Në rastin e milionave që ka fituar Agim Kajmaku, kjo ka lidhje me të treja këto dhe të çon në një skandal tjetër të abuzimit me taksat e shqiptarëve.

Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës. Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera.

Të gjitha këto fakte të çojnë tek përgjigja pse Edi Rama ka emëruar një kriminel në këkrim në Bashkinë e Vorës. Ata vjedhin bashkë dhei ndajnë bashkë lekët e shqiptarëve.

Zgjidhja është një dhe vetëm një: të shkatërrohet organizata kriminale shtetërore që ka ngritur Edi Rama!! Kjo bëhet duke larguar Edi Ramën, duke e çuar para drejtësisë atë dhe çdo kriminel, hajdut e të korruptuar, pjesë të organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama.

Partia Demokratike ka vijuar dhe sot me akuzat kundër Agim Kajmakut, kreut të Bashkisë së Vorës. Numdri dy i PD, Gazment Bardhi, ka publikuar dje dokumente të reja, ku sipas tij vërtetojnë se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003 është Agim Kajmaku. Prokuroria i ka kërkuar PD t’i vendosë në dispozicion të gjitha informacionet që ka dhe ka marrë përgjigje nga Gazment Bardhi. Po ashtu ka ardhur dhe një reagim nga Agim Kajmaku, i cili i mohon të gjitha akuzat që janë bërë kundër tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun albana vokshi arrestimi i agim kajmakut ne greqi agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun albana vokshi arrestimi i agim kajmakut ne greqi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet