Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË-Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ndërsa sot u përcaktua trupi gjykues.
Dosja e Saimir Tahirit në Apel do të gjykohet nga Daniela Shirka që është kryesuese, anëtare Ilirjana Olldashi dhe anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
“Fillimisht nga shorti rezultoi se çështjen do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi. Gjyqtarja Miliana Muça paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështje (për faktin se është shprehur më parë duke qenë gjyqtare e seancës paraprake), heqje dorë e cila u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës.Nisur nga kjo, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga kryesuese Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor” njofton gjykata.
Dosja në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Çështja “Tahiri” u ankimua në Apel nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi, por edhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova se ai është i përshirë në trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë. Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Asokohe Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
VLORË – Njëri prej banorëve në lagjen “Pavarësia” të Vlorës rrëfen për vdekjen tronditëse të 34-vjeçares Pamela Mërtirit dhe djali...
VLORË– Një aksident ka ndodhur në Vlorë në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë. Një automjet tip Audi është përplasur me një Benz. Për pasojë dy drejtuesi...
ELBASAN– Pyetjes se përse nuk po zbatohen marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Rama u përgjigj se pyetjen e shikon plot. Rama tha se rënd...
TIRANË-Reshje shiu dhe dëborë, kjo është pamja me të cilën janë përballur qytetarët shqiptarë në të gjithë territorin e vendit.Përkeqësimi i motit ka bërë ...
TIRANË- Në mbledhjen e së premtes të Asamblesë së Përgjithshme të Frankofonisë për Europën, shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar për punën e tij.Në një...
DURRËS – Autoritetet portuale të Durrësit kanë urdhëruar që të mos lundrojnë sot mjetet e vogla të peshkimit për shkak të motit të keq që ka trazuar ...
VLORË –Cila mendoni se është alternativa më e mirë:View Results...
VLORË – Gruaja, e cila u vetëvra bashkë me fëmijën e saj dy vjeç në Vlorë quhet Pamela Mërtiri.Vijon…Cila mendoni se është alternativa m...
ELBASAN– Dy qeveritë, Shqipëri dhe Kosovë u mblodhën ditën e sotme në Elbasan për të nënshkruar marrëveshjet e përbashkëta. Pas përfundimit të mbledhjes, ...
ITALI- Petro Spiro, 35-vjeçar nga Shqipëria, me banim në Firence, është dënuar me katër vite burg, pasi u kap në 4 mars nga Karabinierët e Maglie në peri...