Politike

Çështja e detit/ Rama takim me homologun grek në Athinë, biseda me komplimente në pak minuta

  • “Aaa kravatë e bukur”, Rama komplimentohet nga homologu grek gjatë vizitës në forumin BE-Ligës Arabe (VD)
  • Rama sot vizitë në Greqi,takohet me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.Në mbrëmje do të jetë në Bruksel ku do të takohet me Federica Mogerinin.
    Përditësuar:

    Greqi- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi, në forumin BE-Ligës Arabe që po zhvillohet në Athinë. Në këtë samit ka mbajtur një fjalim, ku ka folur edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Nuk ka munguar edhe një takim me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis. Sipas Top Channel,  të dy kryeministrat patën një takim të shkurtër, ku Mitsotakis i foli në emër dhe me një ton miqësor ndaj Ramës ku madje edhe e komplimentoi atë. “Aaa,kravatë e bukur” mësohet se i ka thënë Mitsotakis- Ramës. Deri më tani raportohet se Rama dhe Mitsotakis do të flasin edhe për çështjen e detit, një nga temat më të nxehta me shtetin grek.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pas takimit me homologun grek, mbrëmja kryeministrin Rama do ta gjejë në Bruksel në një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të thirrur nga Federica Mogerini. Kjo e fundit do të zhvillojë një lamtumire në Bruksel, me krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës-Hercegovinës. Mësohet se në këta takim do të marrin edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, presidenti Aleksandar Vuciç, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiç, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.

    Në muajin shtator kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim e homologun grek në Neë York.  Për këtë takim mediet greke shkruan se homologu grek i kishte kërkuar Ramës respektimin e drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe jo shpronësimeve në zonën e Himarës. Gjithashtu Greqia i kishte konfirmuar kryeministrit shqiptar Greqia nuk do të japë një PO për çështjen e negociatave. 
    J.V/Dosja.al

    Shto Koment