Politike

“Çështja e detit” Ish-ministrja greke: Turqia ndikoi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Përgjigjet Rama: Nuk jam ndikuar nga Erdogan

Bakojanis tha se Greqia e di që ka ndërhyrje nga Turqia dhe nuk e ndihmon këtë.
Featured image of article: “Çështja e detit” Ish-ministrja greke: Turqia ndikoi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Përgjigjet Rama: Nuk jam ndikuar nga Erdogan Kryeministri Edi Rama

GREQI– Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis shprehu keqardhjen për faktin që Shqipëri Greqi ende nuk ka një marrëveshje për detin. Bakojanis tha se Greqia e di që ka ndërhyrje nga Turqia dhe nuk e ndihmon këtë.

Gjithashtu në fjalën e saj ka thënë se është dakord me Ramën për marrëdhëniet greko-turke, por Turqia ka ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e Plotë e Bakojanis:

Marrëvershjen unë e kam nënshkruar me Shqipërinë. Sigurisht u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që 12 vjet më pas të mos kemi një marrëveshje. Na duhet të punojmë fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë. Është e rëndësishme për të dyja vendet tona. Për të qenë e ndershme ndërhyrja e vendeve të treta në këto çështje nuk ndihmon. Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë  kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëdhëniet më të mira të mundshme që mund të kemi. Bie dakord me Ramën për marrëdhëniet greko-turke, po ne jemi shumë. Unë njihem në Greqi si mbështetëse e fortë e dialogut por kjo është e qartë vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, sepse kërcënimet nuk mund të jenë të pranueshme. Shpresoj që Erdoan të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të mos përshkallëzuar tensionte dhe të ndryshojë retorikën.

Nuk ka zgjatur shumë e menjëherë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili u shpreh se sjellje të tilla nuk ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kam dëgjuar prej tij (presidenti Erdogan)që kjo marrëveshje të jetë e ndonjë interesi për Turqinë. Kurrë. Kjo është e vërteta. Ti largojmë këto ide sepse këto ndikojnë në qëndrimet tona ndaj njëri-tjetrit. A e dinë të gjitha palët që kjo është e zgjidhshme? Po.”- u përgjigj Rama.

Këto deklarata janë bërë  në forumin e organizuar nga “The Economist” në kryeqytetin grek Athinë.

Pas një vizite 1-ditore në Turqi, ku takoi presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama shkoi dje në Greqi, ku ka zhvilluar një vizitë dy ditore. Mbrëmë, ai darkoi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ku në një restorant buzë detit dhe ujërave të kaltër jonian, dy palët ranë dakord, se një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve ka nisur. Sot në konferencën e The Economist, Rama foli për Ballkanin dhe për BE, e po ashtu edhe për ndikimin e Erdogan në Shqipëri. Referuar akuzave të Dora Bakojanis, se ka qenë Erdogan ai që solli rrëzimin e Marrëveshjes së 2009 në Kushtetuese, Rama tha se nuk e njihte asokohe presidentin, dhe se ai nuk ka patur rol në zhvillimet e asaj kohe për Detin.

A.C/Dosja.al

Shto Koment