LIVE UPDATES
Aktualitet

Çështja ‘Becchetti’/ Sa i kushton taksapaguesve shqiptarë fatura e arbitrazhit?

21 Tetor 2021, 05:43 Nga DOSJA
Çështja ‘Becchetti’/ Sa i kushton taksapaguesve

Cështja Becchetti nuk është fatura e vetme e kripur që taksapaguesit shqiptarë të cilët ushqejnë buxhetin e shtetit, do të kontribuojnë për mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe një investitori të huaj.Të dhënat e raportit të mesvitit mbi zbatimin e buxhetit 2019 dhe 2020, Qendrës Ndërkombëtare për zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve si dhe Raportit Vjetor Mbi Zbatimin e Buxhetit te Shtetit 2018, i publikuar nga Kontrolli i Lartë të Shtetit, Open Data Albania, tregojnë se deri në Qershor 2020, Shteti Shqiptar njeh detyrime të mbetura që lidhen me Arbitrazhet Ndërkombëtare në vlerën totale prej 109 mln e 485 mijë e 296 Euro.

Detyrimi kanë të bëjnë me dëmshpërblime që shteti shqiptar duhet tu japë palëve, kryesisht biznese që kanë fituar në arbitrazh ose kosto shpenzimesh arbitrazhi. Këto detyrime përveçse janë të formës përfundimtare, edhe janë njohur nga shteti. Ndërkohë ka procese të tjera arbitrazhi që ende nuk kanë marrë formën përfundimtare apo ende nuk janë njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar të cilat janë fatura potenciale në kurriz të taksapaguesëve shqiptarë.

Po njësoj detyrime janë edhe kostot administrative të arbitrazhit apo kamatat e mos shlyerjes së detyrimit menjëherë në kohë.Në gjyqet ndërkombëtare të arbitrazhit për të cilat Shteti shqiptar njeh detyrime financiare janë shtatë çështje. Këto detyrime janë dëmshpërblime për Investitorë Privatë apo Biznese që kanë pretenduar apo paditur Shtetin shqiptar, sikurse edhe kosto që lidhen me procesin e gjykimin në arbitrazh;

J & P Avax kundër Ministrisë së Transportit;
SAFA shpk kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
Valeria s.r.l kundër Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Anglo-Adriatica Group Limited vs Shqipërisë kundër Ministrisë së Financave
Porti Karpen HFW LLC kundrejt Shqipërisë;
TIA (Tirana International Aeroport) shpk kundrejt Shqipërisë
Sinkron Aranita Brahaj

“Kostot nuk vijnë menjëherë. Nëqoftëse shteti shqiptar miraton një ligj me palë përfituese shteti shqiptar duket sikur nuk ka difekt apo problematikë. Por në momentin që kjo nuk realizohet, palës i lind e drejta që ta zgjidhë mosmarrëveshjen në arbitrazh dhe të kërkojë vlerën e munguar të kontratës që nuk ka realizuar” u shpreh Aranita Brahaj, Open Data.

Por peshën më të madhe ndaj faturës totale të Arbitrazheve, me rreth 91,3% e ka Çështja Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë – Familja Becchetti. Ky vendim është njohur nga shtetit shqiptar si detyrim që në dokumentin zyrtar Raporti i Mes Vitit mbi Zbatimin e Buxhetit 2019, të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Detyrimet për këtë cështje janë në vlerën 99.6 milion Euro Dëmshpërblim i drejtpërdrejtë ndaj Investitorit dhe 0.3 milion Euro kosto administrative të procesit të arbitrazhit. Në llogaritë e tij, Shteti Shqiptar e ka njohur vetëm 99.9 milion Euro. Por Vendimi i Arbitrazhit e ka gjykuar 108 milion euro.

Vlera e njohur dhe raportuar nga Qeveria Shqiptare nuk përfshin kamatën për vonesën e pagesës së Dëmit të Vendimit 2018. Në këtë vendim parashikohet se për cdo vit Vonesë Qeveria Shqiptare ngarkohet me një kamatë që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa miliona euro shtesë. Shkak i mosmarrëveshjeve mes palëve është pengesa për realizimit e investimeve në hidrocentralin e Kalivaçit, televizionin Agon Channel dhe impjantin e trajtimit të mbetjeve nga kompanitë Hydro s.r.l dhe Costruzioni s.r.l. Palë përveç Francesco Becchetti në pretendim janë edhe aksionerët e tjerë Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liljana Condomitti. Por gjykata e arbitrazhit ka pranuar vetëm padinë për investimin në Agon Channel.

Një tjetër detyrim lind nga konflikti i shtetit shqiptar me Anglo-Adriatic Group Limited, e cila krijoi në Shqipëri fondin Anglo Adriatika Investment Fund sh.a me qëllim mbledhjen e kuponëve të privatizimit. Ky konflikt i kushton shtetit 1 milion euro. Kjo çështje në arbitrazh është fituar nga shteti ynë, por pagesa njihet për shpenzimet administrative të Arbitrazhit.

Nga Buxheti i Shtetit duhet të paguhet gjithashtu dhe vlera prej 550 000 Euro për konfliktin ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe kompanisë Valeria Italia s.r.l. Kompania Italiane Valeria s.r.l ka filluar procesin e arbitrazhit ndaj Shqiperise në vitin 2018, në lidhje me një ndërmarrje të fermave të produkteve bujqësore. Sipas Raportit të Mes-vitit të Zbatimit të Buxhetit 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomisë njeh si detyrim të Shtetit Shqiptar ndaj Palës Private vetëm koston totale të shpenzimeve për avokatët dhe kostot fillestare të arbitrazhit në vlerën 769 500 Euro, dhe deri në Qershor 2019 janë likujduar nga shteti shqiptar 219 500 Euro. Për këtë Çështje nuk ka ende një Vendim final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Burime të Top Story zbuluan se kjo çështje ishte diskutuar për tu zgjidhur me marrëveshje. Por Firma ligjore që po mbron kompaninë italiane Valeria |SRL në padinë ligjore kundër kundër shtetit shqiptar në Arbitrazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar përmes një njoftimi se kjo gjykatë ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesën e saj duke rrëzuar mundësitë e arritjes së një marrëveshje mes kompanisë italiane dhe shtetit shqiptar.

Një tjetër shumë që duhet të paguhet nga Buxheti i Shtetit është detyrimi ndaj shoqërisë “J&P AVAX” s.a, në vlerën 4 214 402 Euro, si rezultat i konfliktit mes kompanisë dhe ish Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Konflikti ka lindur për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve gjatë zbatimit të kontratës nr. C-006, datë 22.05.2005 Për ndërtimin e segmentit rrugor Gjirokastër – Tepelenë, pjesë e korridorit Veri-Jug.

Konflikti mes kompanisë SAFA sh.p.k dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit koston prej 3 543 338 Euro. Kjo çështje lidhet me projektimin dhe ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan. Nga Raporti i Ministrisë së Financave evidentohet se në këtë vlerë janë përfshirë vlera e dëmshpërblimit ndaj Investitorit prej 2 495 166 Euro dhe kostot administrative të Arbitrazhit në vlerën 1 048 166 Euro.

Marre nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet beccheti fiton gjyqin ceshtja bechetti beccheti fiton gjyqin ceshtja bechetti

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Tetor 2021, 21:12

Grabitet me dhunë karburanti në Dibër

DIBËR- Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 11:00, në një fshat të Dibrës. Mësohet se një karburant është vjedhur më dhunë në fshatin Zerqa...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës