Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA– Ligjvënësi demokrat Anthony Brindisi pranoi të hënën humbjen në zgjedhje duke shtuar se “është koha për ta mbyllur kapitullin e zgjedhjeve”, disa orë pasi zyrtarët në Nju Jork çertifikuan fitoren tepër të ngushtë të rivales së tij republikane, Claudia Tenney në garën e fundit të pambyllur për Kongres.
Deklarata e zotit Brindisi u bë tre ditë pasi një gjykatës i shtetit të Nju Jorkut dha vendimin se zonja Tenney fitoi zgjedhjet për distriktin e 22-të zgjedhor të Nju Jorkut për Kongresin e 109-të Amerikan. Zoti Brindisi përgëzoi rivalen Tenney dhe premtoi ta bënte tranzicionin sa më të lehtë pas sfidave ligjore që vazhduan për muaj lidhur me rezultatin.
“E kam pasur për nderin më të madh të jetës që i kam shërbyer qytetit tim, vendit ku u rrita dhe ku kam ndërtuar familje,”– tha zoti Brindisi. “Për fat të keq, zgjedhjet dhe procesi i numërimit ishin të mbushura me probleme, papërputhshmëri dhe shkelje të ligjeve shtetërore e federale për zgjedhjet”.
Gjykatësi Scott DelConte udhëzoi të premten autoritetet e Nju Jorkut të çertifikonin menjëherë rezultatin. Komisionerët e miratuan rezultatin të hënën brenda dy minutash.
Zonja Tenney ishte përfaqësuese e këtij distrikti për një mandat dy vjeçar, pastaj u mund nga zoti Brindisi në 2018. Tani ajo rikthehet në Kongresin amerikan.
Vendimi i gjykatësit DelConte pason tre muaj procese gjyqësore në përgjigje të një numëri problemesh me numërimin e votave. Rezultati ndryshoi kur zyrtarët filluan të numëronin votat në mungesë dhe gjykatave iu kërkuar të japin opinion se cilat vota mund të numëroheshin në bazë të rregulloreve.
Demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me 221 vendenga 435 anëtarë. Me fitoren e zonjës Tenney, republikanët kanë tani 210 vende, pas vdekjes të dielën të anëtarit republikan Ron Wright nga Teksasi.
Marrë nga VOA.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ZVICËR– Si pasojë e erërave të mbërritura nga Saharaja, një pjesë e qiellit mbi malet e Zvicrës ka marrë ngjyrë portokalli, ashtu si edhe ne disa pjesë të ...
SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë vaksina COVID-19. Nga afro 59 milionë doza në dispozicion, gjendja e datës 6 Shkurt, janë shpenzuar vetëm rreth...
SHBA– Përhapja e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka nxitur ndërmarrjen e hapave të jashtëzakonshëm, edhe pse shpesh të paprovuar, nga individë dhe institu...
AUSTRI– Austria ka filluar lehtësimin e masave anti-COVID, ku janë hapur disa dyqane shërbimi me kusht që njerëzit të mbajnë maskat profesionale. Sallonet...
BRITANI– Dylan Rixon, ka kaluar gati një vit duke jetuar në shtëpinë e kujdesit Cheshire, ku ai punon për të mbajtur veten dhe personat me aftësi të kufiz...
KOSOVË– Gjatë muajit shkurt, Kosova pritet të marrë 100 mijë vaksina nga skema e njohur “COVAX”, e cila para disa ditësh dha vet njoftimin. Këtë e kanë kon...
KOSOVË– Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet në Kosovë, ku dhe ditën e sotme partitë politike po vijojnë fushatat elektorale në komuna të ndryshme të vend...
FRANCË – Kryeministri francez do të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore pas përmbytjeve që përfshinë veriperëndimin e Francës, ku dhjetëra familje u de...
GJERMANI– Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë dypalëshe me anë të një video konfer...
TURQI– Qyteti më i madh i Turqisë u godit nga një stuhi e rëndë sot në mëngjes, me pemë dhe çati të rrëzuara, raporton Anews. Stuhia filloi me shi të leh...