LIVE UPDATES
Bota

Certifikimi i votave elektorale në Kongres, përballë besnikëve të presidentit

6 Janar 2021, 06:51 Nga DOSJA
Certifikimi i votave elektorale në Kongres, përballë

Anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve do të mblidhen të mërkurën në një seancë të përbashkët të Kongresit për të numëruar dhe certifikuar votat elektorale që rezultuan nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Ky veprim rutinë dhe përgjithësisht ceremonial që normalisht do të zyrtarizonte fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhje pasi Kolegji Elektoral më 14 dhjetor e zgjodhi zyrtarisht kandidatin demokrat si fitues në këtë cikël zgjedhor, këtë radhë është kthyer në një provë të besnikërisë së republikanëve ndaj Presidentit Trump. Mbi 100 ligjvënës besnikë të presidentit pritet ta sfidojnë procesin e certifikimit. Ja çfarë pritet gjatë seancës.

Si Zhvillohet Zakonisht Seanca?

Në bazë të Amendamentit të 12-të, të dyja Dhomat e Kongresit mblidhen për të numëruar dhe certifikuar rezultatin e Kolegjit Elektoral bazuar në votat e 50 shteteve dhe të kryeqytetit, Uashington.

Përfaqësues republikanë e demokratë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve caktohen si “zëdhënës” të secilës Dhomë. Nënpresidenti Mike Pence, në kapacitetin e presidentit të Senatit, drejton seancën. Në mungesë të tij, senatori më me vjetërsi në partinë që ka shumicën, në këtë rast Senatori republikan Chuck Grassley nga Ajova, udhëheq seancën.

Ndihmës në Senat – nxënës nga shkolla të mesme nga të gjithë SHBA – sjellin kuti druri të mbushura me votat elektorale të certifikuara nga të 50 shtetet. Zyrtari që drejton seancën hap punimet dhe prezanton certifikatat e vulosura sipas radhës alfabetike. “Zëdhënësi” i secilës Dhomë lexon certifikatën me zë të lartë për të regjistruar zyrtarisht numrin e votave.

Procesi vazhdon deri kur të gjitha votat të jenë prezantuar dhe numëruar. Më pas, drejtuesi i ceremonisë njofton kush ka siguruar shumicën për president dhe nënpresident.

Si pritet të zhvillohet seanca këtë radhë?

Në një përpjekje të fundit për të mbajtur Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, më shumë se 100 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe mbi 10 në Senat kanë thënë se do të kundërshtojnë numrimin e votave elektorale nga gjashtë shtete të lëkundura që i fitoi Biden (Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Nevada, Pensilvania dhe Uiskonsini ) dhe do të kërkojnë ngritjen e një komisioni për një auditim të rezultateve zgjedhore.

Pjesa më e madhe e senatorëve që kanë në plan të kundërshtojnë përfaqësojnë shtete ku Presidenti Trump mbetet shumë popullor.

Kjo sfidë pritet të dështojë pasi demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe janë të bashkuar në mbështetje të Biden. Senati, megjithëse kontrollohet me një shumicë të vogël nga republikanët, nuk ka gjasa të votojë në favor të këtyre manovrave, pasi një numër senatorësh republikanë kanë thënë se janë kundër tentativave për të mos përfshirë votat elektorale të ndonjë shteti.

Sipas rregullores, çdo kundërshti mund të debatohet deri në dy orë; po ashtu duhet kohë që të numërohen votat në secilën Dhomë. Si rezultat, kjo ceremoni zakonisht e shkurtër, do të kthehet në një seancë të tejzgjatur.

Jason Grumet, president i Qendrës për Politika Dypartiake e quan këtë manovër të republikanëve “shumë shqetësuese”.

“Nuk është konservatore, nuk është partiake, nuk është patriotike,” tha Grumet. “Kjo është një përpjekje egoiste nga disa politikanë ambiciozë që po sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, të cilat sipas shumë burimesh janë zhvillur shumë në rregull”.

Ekipi zgjedhor i presidentit dhe aleatët e tij kanë ngritur 61 padi për të sfiduar rezultatin e zgjedhjeve në një numër shtetesh. Ata kanë humbur 60 prej padive, pasi nuk kanë ofruar prova që mbështesin pretendimet për manipulime apo parregullsi.

Çfarë roli ka luajtur presidenti në këtë situatë?

Presidenti, i cili ka siguruar 232 vota elektorale krahasuar me 306 që fitoi Biden, nuk e ka pranuar humbjen. Ai u ka bërë presion republikanëve në Kongres dhe zyrtarëve të përmbysin rezultatin, shpesh duke përdorur forcën e popullaritetit të tij në elektorat, duke kërcënuar republikanët se mund t’u dëmtojë shanset e rizgjedhjes në të ardhmen.

Presioni i presidentit dëgjohet qartë në telefonatën e së shtunës ku i kërkon republikanit Brad Raffensperger, sekretar i shtetit në Xhorxhia të “gjej” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin.

Në një konferencë për shtyp të hënën, Gabriel Sterling, menaxher i aplikimit të procesit zgjedhor në Xhorxhia, tha se sekretari i shtetit e publikoi regjistrimin e bisedës “i nxitur nga synimi për të qenë sa më i kujdesshëm” duke pasur parasysh klimën politike dhe veprimet e presidentit në të kaluarën.

“Nganjëherë ai (Presidenti Trump) nuk i interpreton gjërat ashtu siç ndodhën,” tha Sterling.

Trump, i cili i quan republikanët që refuzojnë ta mbështesin atë “Grupi i të Dorëzuarve”, gjithashtu i bëri thirrje Pence të ndërmarrë veprime për të përmbysur zgjedhjet, pavarësisht se kushtetuta amerikane e përcakton rolin e Nënpresidentit në numërimin e votave elektorale të shteteve kryesisht si ceremonial.

“Shpresoj që nënpresideti ynë i madh do të na mbështesë. Ai është një burrë i shkëlqyeshëm”, tha Trump në një tubim në Xhorxhia të hënën në mbrëmje. “Sigurisht, nëse ai nuk na mbështet, kjo nuk do të më pëlqente shumë.”

Presioni nga Presidenti e ka vendosur në një pozitë të vështirë Nënpresidentin Pence, i cili deri më tani ka demonstruar besnikëri të palëkundur ndaj Trump.

David C. Barker, drejtori i Qendrës për Studime mbi Kongresin dhe Presidencën në Universitetin Amerikan, tha se nëse Pence dëshiron të jetë një kandidat me peshë për president në 2024, ai mund të duhet të bashkohet me korin e ligjvënësve republikanë që vazhdojnë të mbështesin Presidentin Trump.

“Ai mund të arrijë në përfundimin se për të ka më rëndësi ndërgjegja sesa karrierën e tij”, tha Barker. “Do ta shohim”, shtoi ai.

Presidenti gjithashtu u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të mblidhen në Uashington të mërkurën, duke bërë që kryetarja e bashkisë së qytetit t’u bëjë thirrje banorëve që “të mos të përballen me protestuesit që vijnë në qytetin tonë duke kërkuar konfrontim”.

Të martën në mbrëmje, Trump tha se ai planifikon të mbajë një fjalim para protestuesve jashtë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën.

A ka ndodhur kjo më parë?

Demokratët filluan kundërshtime në shkallë të vogël dhe jetëshkurtër ndaj numërimit të votave elektorale në 2001, 2005 dhe 2017.

Në vitin 2001, dhjetra anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve u përpoqën të kundërshtonin votat elektorale të Floridës, shteti ku Nënpresidenti Al Gore humbi garën ndaj republikanit George W. Bush me një diferencë të vogël, pas një beteje të rinumërimit të votave që u vendos nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara. Në cilësinë e tij si president i Senatit, Gore hodhi poshtë kundërshtimet dhe e shpalli Bush fitues të zgjedhjeve.

Në 2005, senatorja demokrate nga Kalifornia, Barbara Boxer së bashku me ligjvënësen demokrate nga Ohajo, Stephanie Tubbs Jones kundërshtuan votat elektorale të shtetit të Ohajos. Kjo përpjekje dështoi me një diferencë të madhe në të dyja dhomat e kongresit dhe nuk u mbështet madje as nga kandidati demokrat për president, John Kerry.

Disa demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kundërshtuan votat për Trump në disa shtete në vitin 2017, por u kundërshtuan nga Nënpresidenti i atëhershëm Joe Biden.

Kundërshtimi nuk ka gjasa të ketë sukses, por çfarë ndodh nëse ka sukses?

Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë që sfida të rezultojë në heqjen e disa prej votave elektorale të Biden, duke i ulur ato nën pragun prej 270 votash elektorale të nevojshëm për të fituar presidencën.

Sipas amandamentit të 12-të të Kushtetutës, nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën absolute të votave elektorale, Dhoma e Përfaqësuesve kërkohet që të filloi një seancë menjëherë për të zgjedhur presidentin.

“Nuk ka absolutisht asnjë shans që kjo përpjekje, e cila në thelb është teatër politik, të parandalojë Joe Biden-in të bëhet president i Shteteve të Bashkuara”, thotë Grumet nga Qendra e Politikave Dypartiake.

Por Grumet tha se kjo përpjekje është e dëmshme për demokracinë amerikane.

“Precedentët e vegjël të këqij shpesh bëhen precedentë të mëdhenj të këqij”, tha Grumet. “Shpresojë se ne nuk kemi krijuar një traditë qënë thelb ia mundëson palës humbëse të vërë në dyshim legjitimitetin e dhjetëra miliona votuesve amerikanë.”

Kundërshtimi ka thelluar gjithashtu përçarjen midis republikanëve tradicionalë dhe atyre populistë që po përpiqen të marrin drejtimin e partisë.

“6 janari do të jetë hapi i parë në një përpjekje afatgjatë për të përcaktuar shpirtin e Partisë Republikane”, thotë anketuesi republikan Whit Ayers.

Ajo që pason do të varet nga ajo që bën Presidenti Trump pasi të largohet nga detyra, tha Ayers. “Sa aktiv do të mbetet dhe sa ndikim politik do të ketë në kohën kur nuk do të ketë fuqinë e presidencës në dispozicion të tij”, shtoi ai.

Kur do të përfundojë kjo sfidë?

Pavarësisht votimit të certifikimit që mund të zvarritet për ditë me radhë dhe disa sfidave ligjore të presidentit ende në pritje të vendimeve nga gjykata, më 20 janar, Shtëpia e Bardhë me siguri thuajse të plotë do të ketë një banor të ri pasi Biden do të bëjë betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet