Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ZVICER – Në një intervistë me faqen e internetit “sofoot.com”, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, ka folur për çështjen “Superlega”, duke sulmuar sërish Andrea Agnelli: “Në sytë e mi, ky njeri nuk ekziston më. Mendova se ishim miq, por ai më gënjeu deri në minutën e fundit të ditës së fundit, duke u siguruar që nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Ndërsa një ditë më pare, ai tashmë kishte nënshkruar të gjitha dokumentet e nevojshme për fillimin e Superligës,”- ka deklaruar Ceferin.
Gënjeshtra – “Sinqerisht, ne nuk e dinim saktësisht se çfarë po ndodhte, – vazhdoi numri 1 i UEFA-s. – Kohë pas kohe kemi marrë kërcënime për ndarje, dokumente të rrjedhura mbi këtë temë… Por ne nuk i kemi marrë ato shumë seriozisht. Agnelli, asokohe president i ECA-s, ishte anëtar i Komitetit tonë Ekzekutiv dhe vazhdimisht na siguronte se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Sidomos, kur nga ana jonë ishin organizuar disa takime me klubet, për t’u prezantuar atyre reformën e re të Champions League, një reformë e votuar nga dymbëdhjetë klubet rebele. Ditën tjetër, ata zbuluan projektin e tyre drithërues. Nuk kisha dyshime? Kur njerëzit vinë në zyrën tuaj dhe betohen: “Jo, jo, të gjitha janë budallallëqe”, është e vështirë të mos i besosh,”-shprehet Ceferin.
Lufta shoqërore – “Ishte një luftë shoqërore dhe pikërisht për këtë arsye, edhe reagimet ishin kaq brutale, – vazhdon Ceferin. – A kanë të drejtë dymbëdhjetë miliarderë të na privojnë nga sporti ynë? Futbolli është më shumë sesa thjesht një lojë, është një pjesë integrale e kombeve, kulturave dhe shoqërive tona. Kjo është arsyeja, pse leximi tyre i situatës ishte plotësisht i gabuar. Më në fund, mendoj se është gjë e mirë e gjithë kjo që ndodhi, sepse kërcënimi që varej në ajër, është zhdukur dhe tani do të jetë më e lehtë të flasësh për mekanizmat e solidaritetit me këto klube. Ne patëm një luftë të ashpër, ishin 48 orë të çmendura, por tani është e qartë: ata nuk do të provojnë më. Për 10-15 vitet e ardhshme, ne jemi të qetë. Por deri atëherë, nuk i dihet. Besoj se në atë kohën nuk do të jem më në futboll”.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ZVICER – Golat në “Euro 2020” nuk do të anulohen, nëse një lojtar e prek topin me dorë pa dashje, gjatë aksionit të një goli, ka konfirmuar UEFA. Sezonin ...
ROMË-Merkato e Romës është bërë më e nxehtë seç parashikohej. Ardhja në stol e Jose Mourinhos e ka bërë skuadrën romake më ambicioze dhe për të qënë...
SAN MARINO – “Shqipëria ka shkëlqyer në mitingun ndërkombëtar të atletikës midis vendeve të vogla të kontinentit”, – kështu është shprehur për “Dosja.al”, Gjerg...
ITALI-Zoe Cristofoli dhe Theo Hernandez janë ndarë. Lajmi kishte qarkulluar për javë të tëra, por tani 26-vjeçarja ka konfirmuar ndarjen me futbollistin ...
UELLS-Ka përfunduar miqësorja zhvilluar në Cardiff mes Uellsit dhe Shqipërisë. Një 90 minutësh që përfundoi me shifrat 0-0 edhe pse duhet thënë se dy skuadrat p...
UELLS-Është duke u luajtur miqësorja mes Uellsit dhe Shqipërisë në stadiumin e Cardif-it. Shqipëria e drejtuar nga Edi Reja do të zhvillojë testin e parë m...
UELLS-Ka startuar në orën 18:00 miqësorja mes Uellsit dhe Shqipërisë që është duke u luajtur në stadiumin e Cardif-it. Shqipëria e drejtuar nga Edi Reja do të z...
UELLS – Duke nisur nga ora 18:00, në stadiumin “Cardiff City”, ka nisur miqësorja Uells-Shqipëri. Takimi ka nisur…17’ – Sulmuesi Manaj, i vetëm në zonën uellsia...
AZERBAJXHAN – Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc është fituesi i “pole-position” dhe do të niset i pari në garën e nesërme të Grand Prix të Azerbajxhanit,...