LIVE UPDATES
Editorial

Ç’duhet të bëjë Lulzim Basha?

5 Maj 2021, 15:31 Nga DOSJA
Ç’duhet të bëjë Lulzim Basha?

Zgjedhjet përfunduan me rezultat katastrofik për opozitën dhe gjithë vëmendja e shoqërisë dhe faktorit ndërkombëtar, është drejtuar te lideri i opozitës Lulzim Basha. A do ta njohë opozita rezultatin e zgjedhjeve? Presioni i faktorit ndërkombëtar (kryesisht atij amerikan) për njohjen e rezultatit është rritur, ndërsa fituesi i zgjedhjeve të gëlltitura me ndihmën maksimale të shtetit, i afron me “dashamirësi” të kafshojë një copë të vogël nga karrota e madhe e pushtetit. Kundërshtarët e tij brenda PD-së që prej kohësh e kanë pritur këtë moment, po e “grushtojnë” egërsisht në qoshe të ringut, ndërsa “arbitri” Berisha me heshtjen e tij, sapo ka hedhur peshqirin për ta shpëtuar Bashën nga “knockdown”. Kundërshtarët e Bashës kanë të drejtë kur i kujtojnë atij gabimet e në vendimmarrje, por harojnë të ngrenë pyetjen: A u deformua rezultati i zgjedhjeve? Përgjigjen e kësaj pyetjeje na e jep PSD-ja e Tom Doshit.

Ambasadorja Kim e linçoi Tomën në sytë e gjithë opinionit publik, madje i ofroi prokurorve të SPAK, provat që organet ligjzbatuese amerikane disponojnë për të filluar çështjen penale. Por prokurorët e SPAK të patronazhizuar mjaft mirë nga pushteti, nuk e vunë “ujët në zjarr”. Ata i kishin gati “pompat e ujit”, për të shuar zjarrin që ndezën gazetarët e Lapsit me skandalin e të dhënave personale. Me këto “pompa”, ata shuan edhe denoncimet e Gazment Bardhit, duke ia lënë “dobçin në derë” Prokurorisë së Elbasanit që kishte konflikt interesi. Një mikja ime që punon prej 21 vitesh në Ministrinë e Brendshme, qe skandalizuar kur shkoi të votonte te Profarma, pasi makina me xhama të zinj kishin rrethuar qendren e votimit dhe po bënin pazaret e fundit me blerjen e votës. Politologu anglez Steven Lukes në veprën e tij “Power”, shpjegon “three face of the power”- tre mënyrat e ushtrimit të pushtetit: 1-Fuqia vendimmarrëse, që eshtë më publike se dy të tjerat dhe përqëndrohet në preferencat e politikave dhe zbulohet përmes veprimit politik. 2-Fuqia jovendimmarrëse, që përcakton axhendën e debateve për diskutim në forumet publike “legjitime” dhe i bën çështje të caktuara, të paparanueshme (p.sh., “meritat e socializmit” në USA).

Ndërsa në Shqipëri si axhendë e papranueshme mund të ishte: “pasurimi i oligarkëve mediatik”. 3-Fuqia ideologjike, që mund të lejojë dikë të ndikojë në dëshirat dhe mendimet e njerëzve, madje duke i bërë ata të duan gjëra që kundërshtojnë interesin e tyre personal (p.sh., duke shkaktuar që gratë të mbështesin një shoqëri patriarkale). Në realitetin tonë kjo përkthehet: paraja, “thesi me miell” në këmbim të votës dhe 4 vite “zoti të dhashtë”!

I dashur Lulëzim, ti je para një dileme ndoshta më e madhja e jetës tënde: Të njoh rezultatin dhe me bisht në shalë të hyj në parlamentin e “Rakip-Doshit”? Apo të zgjedh rrugën e Albinit të Kurtëve të Kosovës?  I nderuar Lulëzim, ndryshe nga kundërshtari yt politik që është i rrahur “me vaj e me uthull”, ti je si një pemë që lulëzon dhe çel fryte të ëmbla, në një realitet euroatlatik. E ke të vështirë tw lulëzosh, në xhunglën e thepisur shqiptare. Je si një dre që udhëheq tufën në këtë xhungël, por, gënjehesh nga dhelpra që me “diplomaci” të tregon rrugen e shkurtër drejt “suksesit”, duke të çuar te sofra e 5 Qershorit. Ti nuk e dije që pas bakllavasë konsesuale të 5 Qershorit, ustai Rama dërgoi “qorrfermanin”.

Me këtë “qorrferman” ai e sakatoi Kushtetutën! Para teje ka tre rrugë: 1-Të vazhdosh vazhdosh “luftën” në Parlament dhe të mbash edhe postin e kryetarit të opozitës duke u bërë fasadë e regjimit? Kjo do të të bënte objekt barcoletash nga sofrat televizive të pushtetit, deri te emisionet humoristike. Nga Rama ik, në Rama aman ik. Ose Zaho ik! 2-Të japësh dorëheqjen duke e vazhduar kontributin tënd shumë të vlefshëm në PD? Apo të ndjekësh rrugën e së vërtetës duke mosnjohur  rezultatin e zgjedhjeve? Nëse brenda ekipit tënd të ri nuk ke më Gjuz, Murriz e Jehnisherë, Moisi Golem e Hamza Kastriotë që shiten për pesë aspra pushtet, zgjidh rrugën e të vërtetës. Në këtë rrugë të vështirë pema juaj politike me siguri do të çelë. Do te çelë Lulëzim, se ne si popull aspirojmë ëndrrën europiane. Ëndrrën e LIRISË. Mbase e ke dëgjuar Lulëzim se brezi im u ngjirr duke brohoritur: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial ilir gjini lulzim basha ilir gjini lulzim basha

Sondazh

Poll
Editorial 30 Prill 2021, 08:39

Durim inteligjent

Në shumë biseda për të ardhmen e vendit dhe demokracinë e tij, papritmas dikush thotë fraza të tilla si: “Harrojeni, këta do të qeverisin edhe 20 vjet të ...

Editorial 29 Prill 2021, 13:39

Regjimi nisi rrugëtimin, opozita nuk mjafton

Një hartë dyngjyrëshe, me pakicën blu në krye, ka pushtuar si kërcënim mediat dhe rrjetet sociale. Shfaqet si fortografi besnike e hartës elektorale të Shqipëri...

Editorial 28 Prill 2021, 14:38

Kush i fitoi zgjedhjet?

Zgjedhjet i fitoi regjimi kleoptokratiko-mediatik. Zgjedhjet i fitoi Toma i Doshëve i shpallur “non grata” në Amerikë e Australi për korrupsion dhe trafik droge...

Editorial 27 Prill 2021, 10:26

Pse humbi Opozita?

Zgjedhjet e 25 Prillit prodhuan një shumicë qeverisëse për K/ministrin Rama duke vendosur një rekord të paparë në 30 vite të ashtëquajtura demokraci, me tre man...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet