LIVE UPDATES
Bota

CDC: Varianti i ri i COVID-19 mund të bëhet dominues në SHBA

16 Janar 2021, 21:57 Nga DOSJA
CDC: Varianti i ri i COVID-19 mund të bëhet dominues në SHBA

SHBA- Varianti i ri i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, deri në muajin mars, mund të shndërrohet në variantin dominues të virusit në Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Varianti, i njohur me emrin B.1.1.7, besohet se është dyfish më ngjitës sesa varianti aktual i virusit që është i përhapur në SHBA.

Ky variant i ri është detektuar në 12 shtete amerikane dhe janë regjistruar 76 raste, por me gjasë është më i shpërndarë në SHBA sesa rastet e regjistruar deri më tani, tha CDC.

“Ne duam të ngrejmë alarmin”, tha zëvendësdrejtori i CDC-së për sëmundje ngjitëse, Jay Butler.

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se nëse ky variant përhapet me shpejtësi, do të rëndojë spitalet, tashmë të ngarkuara me pacientë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri. Megjithatë, nuk ka të dhënë se ky variant i ri shkakton sëmundje më të rëndë dhe mbajtja e maskave dhe masat e reja parandaluese aplikohen edhe për këtë variant, tha CDC.

Shkencëtarët gjithashtu kanë shprehur bindjen se vaksinat që tashmë po administrohen kundër koronavirusit, janë efektive edhe ndaj këtij varianti.

Paralajmërimi i CDC-së vjen pasi numri i vdekjeve në botë nga COVID-19 kaloi shifrën e 2 milionëve dhe teksa fushata e vaksinimit në Evropë ka ngecur. Ndërkaq, në SHBA administrata në ardhje ka paralajmëruar për planet e saja për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit.

Më 15 janar, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, u kalua shifra prej 2 milionë viktimave nga koronavirusi. SHBA-ja është vendi i goditur më së keqi nga pandemia, ku mbi 390,000 amerikanë kanë humbur jetën nga COVID-19. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden është zotuar se në 100 ditët e para të mandatit të tij si president, do të administrohen 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq, planet e Bashkimit Evropian për vaksinimin kundër COVID-19 kanë hasur në vështirësi, pasi kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech kanë njoftuar se do të reduktojë përkohësisht shpërndarjen e vaksinave në Evropë. Pfizer tha se për të arritur cakun prej 2 miliardë dozave, do të duhet që të prodhojë më shumë vaksina, duke njoftuar se do të shpërndajë më pak vaksina në fund të janarit dhe fillim të shkurtit.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet