LIVE UPDATES
Politike

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Investim në shkolla, laboratorët janë copë

19 Nëntor 2021, 16:50 Nga DOSJA
Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Investim në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga viti i ardhshëm do të invesohet në shkollat. Gjatë prezantimit për buxhetin e vitit 2022 për fëmijët dhe rininë, Rama u shpreh se buxheti do të adresojë çështje të përditshmërisë së nxënësve në shkolla dhe jashtë saj. Ai theksoi në të gjitha shkollat që ka vizituar kanë pasur mungesë të laboratorëve për lëndët shkencore, ndërkohë që ka shtuar se ato shkolla që kanë laboratorë, i kanë me mungesa të theksuara të pajisjeve.

“Është takimi i fundit që ne bëjmë në ciklin e takimeve për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe për hir të vërtetës, është takimi më i vecantë jo thjesht për faktin se jeni një kategori e veçantë, por se për këtë kategori buxheti i vitit të ardhshëm kanë pjesën e risive më të rëndësishme. Në kategoritë e tjera, gjërat janë pak a shumë në kuadrin e një vizioni dhe një pune të bërë prej disa vitesh. Këtu, sa i përket rinisë dhe fëmijëve, buxheti fillon të adresojë specifikisht disa çështje që janë të përditshmërisë tuaj qoftë në shkollë dhe pas shkolle. Për hir të vërtetës dua ta përsëris atë që tha Bora si një vlerë të shtuar të kontributit të drejtpërdrejtë të atyre ndër ju që kanë marrë pjesë në takimet për strategjinë e rinisë dhe atyre që kanë marrë pjesë dhe nuk janë këtu të pranishëm se na kanë ndihmuar për të kuptuar se cilat janë pikat kyçe ku mund të fillojmë të ndërtojmë një hartë të re të investimeve për kategorinë tuaj.

Ka qenë shumë interesante pjesëmarrja në takimet ku kam qenë për faktin se disa gjëra kanë qenë të përsëritura me këmbëngulje, pavarësisht se shkollat ku kemi qenë ishn njëra në veri, tjetra në jug të vendit dhe nuk kishte komunikim, por nevojat e identifikuara dhe shqetësimet e përbashkëta ishin shumë të ngjashme. Kjo është arsyeja përse ne për herë të parë kemi adresuar jo si zë të përfshirë në zërin e përgjithshëm të investimeve për shkollat, por nevojën për rritjen cilësore të nivelit të laboratorëve të shkollave.

E kemi vënë re në të gjithë takimet se laboratorët që ne kemi në ndërtesa, nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojën e tyre për të ofruar mjete dhe instrumente cilësore që mësimi i teorisë të mund të kalojë në praktikë duke pasur në dorë të gjithë instrumentet e nevojshëm. Laboratorët janë të varfër, puna shpesh herë bëhet me fjalë, jo me instrumente në dispozicion dhe me eksperimente në potencialin e mundshëm të laboratorëve, ashtu sikundër për laboratorët e informatikës mund të thuhet që janë larg së qeni nevojës për të plotësuar nevojën e mësimit të informatikës që nuk mund të jetë thjesht teorik, por praktik dhe gjithëpërfshirës. Ne do të bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve që në fillim të vitit të ardhshëm me mirëpajisjen e tyre dhe të mësimit të informatikës duke përfituar nga një mësim që na dha pandemia që kuptuam se nuk kemi pse të jemi në hapësirë fizike për të ndërvepruar.

Do ju vëmë në dispozicion mësuesit më të mirë që do të jenë trupa e udhëheqësve të të gjithë mësuesve të informatikës. Një mësues nga qendra e këtij sistemi të mund të komunikojë me shumë klasa në të njëjtën kohë dhe të rrisin kapacitetin e tyre në dhënien e mësimit të informatikës. Duhet të investojmë shumë në njohuritë teknologjike,”. tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Nis prezantimi i buxhetit 2022 për Fëmijët dhe Rininë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti per femijet dhe rinine buxhetit i vitit 2022 edi rama buxheti per femijet dhe rinine buxhetit i vitit 2022 edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet