LIVE UPDATES
Politike

PËRPLASJA/ Bushati kundër PS për Hajdaragën: S’u respektua vakanca, s’ka ambasadorë pa dekret e pa histori karriere…n

21 Korrik 2020, 08:36 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ Bushati kundër PS për Hajdaragën: S’u

TIRANË- Emërimi i Luela Hajdaragës, vajzës së ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga në krye të ambasadës shqiptare në Athinë, ka sjellë përplasjen e Ditmir Bushatit me Partinë Socialiste. Në mbledhjen e Komisionin për Politikën e Jashtme, Bushati tha se emërimi i Hajdaragës ka shumë probleme, duke nisur që nga mungesa e një dekreti, mungesa e eksperiencës së kandidatës, apo edhe mos-respektimi i procedurave nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të MPEJ. Ai ka cituar një shprehje nga Aristoteli “E dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën”, duke vijuar më tej se Shqipëria ka patur dikur ambasador në Greqi, Mit’hat Frashërin, ndërsa sot, qeveria po shkel ligjet që ka bërë vetë, për të vendosur në krye të diplomacisë, njerëz me eksperiencë dhe histori karriere. 

FJALA E BUSHATIT NË KOMISION: 

Dua të ndaj disa shqetësime. Kushtetuta imponon që të kemi një vakancë që të vazhdojë procedura e zëvendësimit.  Kryeministri ka propozuar zëvendësimin, por Presidenti i Republikës nuk është shprehur për të krijuar vakancën.

Pa u shprehur presidenti me dekret, komisioni nuk ndërmerr asnjë veprim. Pa dekret nuk bëhesh dot ambasador. Këtë praktikë e kemi ruajtur që nga 2015-a.

Ambasador bëhesh ose me histori karriere, do një gradë të caktuar, nuk bëhesh me bashkëngjitje. Gjetëm në 2013 me njerëz më shumë jashtë sistemit diplomatik, se sa brenda. Ne vendosëm një rregull. Duhen 12 vjet eksperiencë në sitemin diplomatik të bëhesh amabsador.

Nëse vjen nga jashtë sistemit të karrierës, ligji jonë na detyron se duhet të ketë 10 vjet përvojë pune në cështje të jashtme, dhe 3 vjet në pozicione drejtuese.

Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ duhet të na japë një arsyetim për këtë cështje.  Duhet të zbatojmë ligjin që e kemi miratuar po ne si mazhorancë. Ne kemi pasur ambasador të parë Mit’hat Frashërin në Greqi.

Në gjithë historinë tonë, të gjithë ata që kanë shërbyer në Greqi, ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur diplomatike, apo njerëz me profil shumë të lartë publik. Edhe në komunizëm.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Sekretari i Përgjithshëm të na tregojë pse po e ndryshojmë këtë traditë 100 vjecare. Nuk jemi as në kushtet e ligjshmërisë. Le tu themi lamtumirë ligjeve që kemi bërë vetë. Nëse jemi bëri pishman, ne tua themi njerëzve.

U ushqye media me informacione për shpartallime celulash diplomatike. Kjo është denigruese. Ministria e Jashtme të japë shpjegime, nuk mbrojti dinjitetin e diplomatëve

Luela Hajdaraga është emri që është propozuar nga Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, për postin e ambasadores së Shqipërisë në Athinë, pas  shkarkimit të Ardiana Hobdarit, e cila bashkë me zyrtarë të tjerë të ambasadës shqiptare atje, dyshohet se kanë marrë pjesë në skandalin e humbjes së qindra pasaportave. Por eksperienca e Luela Hajdaragës nuk ka lidhje me pozicionin e punës. Ajo ka qenë koordinatore e Bashkëqeverisjes në MPEJ për 3 vite, dhe ka ndjekur studimet e larta në universitetin e Marylandit për psikologji.

Në vitin 2011 ajo është pajisur me një diplomë masteri për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në universitetin UBIS.  Për t’u emëruar ambasadore, Luela Hajdaraga nuk plotëson asnjërin prej dy kushteve të vendosura në nenin 27 të ligjit për shërbimin e jashtëm. Ligji thotë që për t’u bërë ambasadore duhen të paktën 12 vjet përvojë në shërbimin e jashtëm. Por Luela Hajdaraga nuk është pjesë e këtij shërbimi.

Për pjesën e stafit që ndodhet jashtë shërbimit diplomatik, ligji vendos kusht që të ketë 10 vite përvojë në poltikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por Luela është diplomuar vetëm në vitin 2011, 9 vjet më parë dhe e vetmja përvojë në administratë, sipas CV që ajo ka prezantuar është që ka qenë koordinatore tek platforma “Shqipëria që Duam” dhe vetëm 3 vjet.

(A.B;F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati komisioni i jashtem luela hajdaraga ditmir bushati komisioni i jashtem luela hajdaraga

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta