Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Bursa e energjisë elektrike, Çela: S’është bërë, u tërhoq kompania. Presim Kosovën
19 Tetor 2021, 20:28Nga DOSJA
TIRANË- Administratori i OSHEE-ës, Ardian Çela është shprehur se procesi për krjimin e Bursës së Energjisë Elektrike ka filluar në vitin 2019-2020 me asistimin e kompanisë norvegjeze Nordpool. I ftuar në TVSH, Çela u shpreh se në muajin Maj u shpall tenderi për krijimin e një burse të përbashkët Shqipëri-Kosovë të quajtur Alpex, por konkuruesit nuk plotësonin kërkesat.
Ndërkohë që më tej, ai shtoi se strategjia Nordpoolit ndryshoi pasi u ble nga një kompani amerikane, e cila u tërhoq nga i gjirthë rajoni i Ballkanit. Ai gjithashtu tha se OST me ndihmën e USa-tit është në proces të krijimit të bursës dhe do të krijohet në vitin 2022.
“Krijimi i Bursës, Alpex është asistuar nga kompania norvegjeze, Nordpool për një periudhë të caktuar kohe, pastaj se është OST institucioni më i involvuar më shumë se OSHEE në këtë projekt. Në vitin 2019-2020 është marrë vendimi për krijimin e një burse të përbashkët Shqipëri-Kosovë, të quajtur Alpex. Diku në Maj u shpall tenderi për platformën ,dështoi herën e parë dhe të dytë, pasi konkuruesit nuk i plotësonin kërkesat.
Ndryshoi dhe strategjia e Nordpoolit, sepse e bleu një kompani amerikane dhe u tërhoq nga i gjithë rajoni, u tërhoq nga Maqedinia, Mali i Zi Shqipëria. Operatori i Sistemit të Transpetmimit në suportin e USa-it janë përsëri në proces. E kanë shpallur sërish garën për konkurimin, do shpallet fituesi dhe do krijohet Bursa. për të hequr merakin, Bursa është në proces, OST po e ndjek, është në procesin e prokurorimit. Bursa në vitin 2022 do të jetë aktive,” tha Çela.
TIRANË– Gazetari Spartak Koka bërë me dije se në të njëjtin hotel ku u gjetën të vdekur 4 rusët, disa muaj më parë ka ndërruar jetë dhe një tjetër pe...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vdekjen e 4 turistëve rusë brenda hotelit në Qerret të Kavajës. Mësohet se të gjithë kanë hyrë në Shqipë...
Rrëfimi i Adi Krastës në A Show, në Syri Tv, mbi eksperiencën e tij sot te lagjja “Komuna e Parisit në Tiranë”. Në një rresht veturash, vetëm njëra ...
“Stop” sjell sot rastin e një magjistrati, kandidat për gjyqtar, Elis Dine. Sipas informacioneve, Elisi është pranuar nga shkolla e Magjistraturës dhe KLG...
TIRANË- 16 raste të vjedhjes së energjisë eketrike janë evidentuar ditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se nga 16 vjedhjet e energjise elektrike të eviden...
VLORË– Policia e Shtetit ka bërë një sqarim lidhur me videon e publikuar nga “Bold News”, ku pretendohej se në Manastirin e Dhërmiut mbaheshin armë z...