LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i gruas që e la bashkeshortin për një tjetër: Burri im nuk punonte, i mbaja me para, lypja në rrugë

8 Maj 2021, 14:53 Nga DOSJA
Rrëfimi i gruas që e la bashkeshortin për një tjetër:

Çifti jetonte në një varfëri të skajshme. E vetmja që nxitej për të fituar të ardhura, ishte nusja e shtëpisë që sipas pretendimeve të saj, detyrohej për të dalë në rrugë dhe për të lypur. Deri ditën kur kupa u mbush dhe gruaja e re, nënë e tre fëmijëve vendosi që t’i thoshte stop gjithçkaje, të mbyllte derën e banesës dhe të dilte prej andej me fëmijën në gji drejt një adrese të panjohur.

Për të gjetur adresën e 32 vjeçares F.R  që u largua me vajzën dy muajshe dhe djalin tjetër, ndërsa më të madhin, por edhe ai mitur e la në shtëpi, u angazhuan dy drejtori policish. Ajo e Durrësit dhe e Tiranës, pasi sipas burimeve të Gazetasi.al, gruaja kishte ikur nga Tirana drejt qytetit bregdetar për të jetuar me një tjetër burrë që e njihte përmes të motrës përpara se ajo të lidhte kurorë.

Një burim tregoi se kallzimi i  bashkëshortit me inicialet G.R u dorëzua në komisariatin numër 3, por që pas qarjeve të tij dhe ankesave për braktisje u zbulua një tjetër histori që lidhet drejtpërdrejtë me varfërinë.

“Jemi të martuar prej 7 vitesh dhe marredhëniet tona kanë qenë shumë të mira, jetojmë në një shtëpi me qira së bashku me nënën. Prej pesë vitesh kam qenë sëmurë. Gruaja doli nga banesa dhe tha do dilte tek një shoqe. Mori dy më të vegjëlit, kurse djalin katër vjeç e la në shtëpi. U vonua dhe mbasi e telefonoja po më thoshte po vij avash avash. Në darkë tha nuk vij më, kam gjetur burrë tjetër”.

I befasuar, 32 vjeçari shton pranë policisë se ka dyshuar se mos bashkëshortja bënte shaka, por kur ajo është vonuar akoma më shumë, ai i ka shkruar “ti nuk shkel më në këtë shtëpi, sill fëmijët dhe nuk ke për t’i parë më asnjëherë me sy”.

Në biseda e sipër me mesazhe, sipas policisë e reja i ka premtuar që djalin do t’ia kthente, por vajzën jo, meqënëse i jepte ende gji.

Sipas policisë, përgjatë grindjeve dhe akuzave, në një moment në telefonin e gruas ka dalë një burrë që e ka urdhëruar të shoqin”mos telefono më tek ky numër, jam L.”

Sipas policise, mbasi kanë kaluar disa ditë dhe ai nisi kërkimet private për gjetjen e të shoqes, një i njohur i familjes e ka telefonuar duke i thënë: “çdo gruaja jote në Porto Romano duke mbledhur bidona”.

Ka tentuar të komunikojë dhe të lidhet në orët në vijim me bashkëshorten, por ka qenë e pamundur, derisa së bashku me të ëmën dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë vendosur të udhëtojnë drejt Durrësit. Por teksa është ballafaquar me të vërtetën dhe me faktin që e shoqja po jetonte me një tjetër, gjatë grindjes dhe debateve duke kërkuar fëmijët, burri pretendon se u dhunua nga partneri tjetër i të shoqes. Mbas kësaj rrethane, G.R u paraqit në polici ku denoncoi për braktisje të fëmijëve dhe kërkoi kthim të të shoqes në shtëpi.

Burimet e Gazetasi.al tregojnë se komisariati numër 3 kërkoi ndihmën e policisë bregdetare për të shoqëruar nënën e tre fëmijëve në polici, së bashku me burrin e panjohur. Dëshmia e saj ka ndryshuar versionin e historise, por sidoqoftë nuk e lehtëson nga hetimi.

“Jam martuar me G.R dhe përditë vuanim për tu ushqyer. Ai nuk punon. E ema nuk punon, mua më nxirrte për të lypur me dhunë. Aq sa po dyshoja që më donin vetëm për para. Më herët kam mbajtur me para edhe kunatin e vogël deri ditën që u martua dhe lëvizi në shtëpi tjetër. Dilja për të lypur me fëmijët e vegjël dhe të gjitha paratë mi merrnin. G. R. më thoshte pëditë dil lyp se nuk kemi bukë për të ngrënë, nuk më bënte më shpirti për të lypur. Në këtë gjendje të papërballueshme më shkruante në telefon ndonjëherë K. që e njoh prej fëmijërisë. Më pyeste si isha dhe prej një viti u lidha me të. Në njërën prej ditëve më kërkoi të martoheshim bashkë dhe mbasi u mendova gjatë vendosa të largohem”, thotë gruaja.

Ajo këmbëngul se nuk kthehet më tek bashkëshorti, teksa policia pyet se përse kishte dalë të mblidhte plastikë nëpër kosha.

“I dashuri im i ri, shiti biçikletën ditën e parë për ne për të blerë ushqime, më tregoi se fëmijët do t’i donte sikur të ishin të tijët. Të nesërmen mbasi vrava mendjen se çdo bëja, thashë do dal të mbledh për të shitur”. Gruaja insiston se ka gjetur dashurinë e jetës dhe se në kushtet kur shfytëzohej, nuk e lidhte asgjë me të shoqin. “Nuk ndjej më asgjë për të, ai ndonjëherë më gjuante që të dilja të lypja dhe vazhdimisht ushqimet i blija vetëm unë. Isha kthyer si nënë për të dhe jo si një grua. Kjo gjë duhet të merrte fund”, tha gruaja. Policia e komisariatit numër tre shton për Gazetasi.al se me kërkesë të 32 vjeçares i kanë dhënë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, por nga ana tjetër i kanë përpiluar dokumentet për braktisje të të miturve.

Gazeta SI

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet le bashkeshortin per nje tjter varferi e skajshme le bashkeshortin per nje tjter varferi e skajshme

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Maj 2021, 14:49

TIRANË– 3 viktima dhe 89 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë, ka bërë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet