Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
BRUKSEL– Lajme të këqija nga konferenca e ministrave për çështjet europiane të Bashkimit Europian. Bullgaria ka refuzuar të miratojë hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që as Shqipëria nuk ka marrë “ok” pasi nuk plotëson dy nga kushtet e caktuara nga Bundestagu.
Ministrja e Jashtme, Ekaterina Zakharieva tha se Sofja nuk mund të mbështeste aktualisht fillimin e negociatave me Shkupin, duke u shprehur se gjithçka kishte të bënte me përplasjet që dy vendet kanë për gjuhën dhe mënyrën sesi bullgarët protretizohen në librat e historisë së Maqedonisë së Veriut. Edhe pse kanë pasur shumë takime për një të mesme të artë, sërish nuk kanë mundur që të gjejnë kompromis.
“Në këtë fazë, Bullgaria nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, tha ministrja pas përfundimit të Këshillit të sotëm të Punëve të Përgjithshme.
Po ashtu Zakharieva tha se Bullgaria kishte miratuar kornizën negociuese për Shqipërinë. Ndërkohë për sa i përket Shqipërisë, në konferencën përmbyllëse të takimit, ministri gjerman për çështjet europiane Michael Roth u shpreh se vendi ynë duhet të përmbushë kushtet e caktuara, në mënyrë që të organizohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Ai u shpreh se vendi ynë duhet të punojnë ende me plotësimin e vakancave në Gjykata dhe implementimin e Reformës Zgjedhore.
“Duam që të organizojmë konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë kur të përmbushen kushtet dhe me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës sonë. Fatkeqësisht, ne nuk mund të gjenim kompromis sot lidhur me çështjen bilaterale midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Momentalisht duket se nuk ka zgjidhje. Për Shqipërinë mbeten dy kushte për t’u plotësuar. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor,”- ka thënë Roth.
Vendet e BE ranë dakord në mars që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të fillojnë negociatat për t’u pranuar në Bashkimin Europian. Disa ditë më parë në prag të vendimit për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të BE në 16 Shtator, i përbërë nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-Bullgare” në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Shqipëria ka ende kundër Holandën, e cila ka vlerësuar punën e bërë por ka konstatuar se vendi ynë ende nuk është gati për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Për të marrë “bekimin” për çeljen e negociatave, në konferencën ndërqeveritare, të gjitha vendet duhet të jenë unanimisht pro për zgjerim.
(a.k/ k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zbuluar porosinë që i ka dhënë paraardhësja e saj, Besa Shahini.E ftuar në studion e Report Tv, ministrja ...
TIRANË– Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar edhe sot me sulmet ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha, në lidhje me kasetën e masakrës së Krushës së Madhe. Përmes...
TIRANË– Ndërkohë që maxhoranca është sulur në akuza kundër tij, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon me takimet me qytetarët. Këtë herë, Basha...
TIRANË– Këshilltar i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Bahri Shaqiri, disa ditë pasi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij ka zbuluar dh...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme ditën e sotme në Qendra Shëndetësore nr. 4 në Tiranë. Nga atje...
TIRANË– Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat nga selia e PD akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka bërë skema dhe mashtr...
TIRANË– Vijon sërish ‘lumi’ i akuzave të kryeministrit Edi Rama kundrejt Lulzim Bashës. Mëngjesin e sotëm, Rama e nisi ditën duke publikuar një video përmb...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripostuar në ‘Facebook’ foton që Ramush Haradinaj ndau me ndjekësit e tij, duke uruar për ditëlindje të ndjerin Luan Haradi...
TIRANË-Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të profesoreshës së Ekonomikut, Irena Bogdani. Nëpërmjet një postimi në R...
TIRANË–Kreu i Grupit Paralamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur se kryetari i PD-së Lulzim Basha me heshtjen e tij në ...