LIVE UPDATES
Bota

Budallallëku që bënë inxhinierët, pse janë rrëzuar dy avionët 737 MAX-8

22 Mars 2019, 13:02 Nga DOSJA
Budallallëku që bënë inxhinierët, pse janë

Boeing 737 dhe Airbus 320 janë avionë me një korridor të vetëm me rreth 150 vende. Këto dy tipe avionësh janë “kuaj goditës” të kompanive të ndryshme, janë shitur me qindra dhe me një përfitim të mirë. Në vitin 2010, Airbus kishte vendosur që ta ofronte A-320 e tij me një motor të një tipi të ri, të mbiquajtur New Engine Option (NEO), që përdor më pak karburant. Për t’ju kundërpërgjigjur lëvizjes së Airbus, Boeing i është dashur të bëjë të njëjtën gjë. Edhe 737 do të duhej të kishte motorë të rinj për të siguruar një fluturim më efiçent dhe një rreze operative më të madhe. Motorët e rinj e 737 MAX janë më të mëdhenj dhe është dashur të pozicionohen në mënyrë pak më të ndryshme karshi versionit të mëparshëm. Kjo i ka ndryshuar karakteristikat fluturuese të avionit, duke i dhënë një tendencë të caktuar ngritjeje.

Kjo karakteristikë e re fluturuese e 737 MAX do të duhej të kërkonte një rikualifikim të pilotëve, për përgjegjësit e marketingut të Boeing u kanë thënë gjithmonë klientëve të tyre se 737 MAX nuk kishte nevojë për një stërvitje të re dhe të plotë. Në vend të seancave të kushtueshme në simulatorin e fluturimit për t’u mësuar me këtë tip të ri avioni, pilotët e aftësuar me 737 do të duhej të lexonin vetëm dokumentacionin teknik lidhur me ndryshimet midis tipit të vjetër dhe tipit të ri. Për ta bërë gjënë të zbatueshme, inxhinierët e Boeing kanë përdorur një truk të vogël. Kanë shtuar një “sistem fuqizimi të karakteristikave të manovrës” (MCAS) që e ul hundën e avionit nëse një sensor zbulon një kënd sulmues tepër të lartë (AoA) që mund të çojë në një ngërç. Kjo i ka bërë karakteristikat fluturuese e versionit të ri të 737 të ngjashme me ato të modelit të vjetër.

Por inxhinierët kanë bërë një budallallëk.
737 MAX ka dy kompjuterë për kontrollin e fluturimit. Secili është i lidhur vetëm me njërin prej dy sensorëve që lidhin dhe lexojnë këndin e sulmit. Gjatë fluturimit, vetëm një prej dy kompjuterëve ndjek kontrollin MCAS. Nëse lexon një kënd sulmi shumë të lartë, zbret për poshtë stabilizatorin horizontal për rreth 10 sekonda. Pastaj lë të kalojnë 5 sekonda dhe lexon sërish të dhënat e sensorit. Nëqoftëse ku vazhdon të tregojë një kënd sulmi tepër të lartë, MCAS e urdhëron sërish stabilizatorin që ta ulë hundën e avionit. MCAS është i pavarur nga piloti automatik. Është aktiv edhe gjatë fluturimit manual. Ka një procedurë për ta çaktivizuar, por që kërkon kohë.

Një prej sensorëce të këndit të sulmit në fluturimin indonezian ishte difektoz. Fatkeqësisht, ishte pikërisht ai i lidhur me kompjuterin që menaxhonte MCAS gjatë atij fluturimi. Pak kohë pas ngritjes, sensori kishte sinjalizuar një kënd sulmi tepër të lartë, edhe pse avioni po merrte kuotë në mënyrë të rregullt. MCAS ishte aktivizuar dhe e kishte ulur hundën e avionit. Pilotët kishin raguar duke çaftësuar autopilotin dhe tërhequr prapa marshin komandues. MCAS ishte aktivizuar sërish, duke e dërguar avionin më tej në pikiatë. Kjo kishte ndodhur 12 herë, përpara se avioni të rrëzohej në det.

Realizimi i një automatizmi të rëndësishëm për sigurinë që varet nga një sensor i vetëm është një projektim jashtëzakonisht skadent. Edhe të kesh një automatizim për kontrollin e fluturimit që mbetet aktiv edhe kur piloti fluturon në mënyrë manuale është një zgjedhje e keqe. Por gjesti i vërtetë kriminal ka qenë fakti që Boeing e ka mbajtur të fshehtë këtë karakteristikë. As kompanitë ajrore që kanë blerë avionët, as pilotët që i kishin përdorur nuk qenë informuar për MCAS. Nuk dinin për ekzistencën e tij. Nuk ishin në dijeni të një sistemi automatik që kontrollonte stabilizatorët edhe kur autopiloti ishte çaktivizuar. Nuk kishin as idenë sesi mund të çaktivizohej. 9 ditë pas fluturimi indonezian i Lion Air 610 kishte përfunduar me një incident vdekjeprurës, Federal Aviation Administration (FAA) kishte emetuar një Emergency Airworthiness Directive.

Pilotët që fluturonin në 737 MAX kishin mbetur pa fjalë. APA-ja, sindikata e pilotëve, i kishte dërguar një letër anëtarëve të saj: “Ky është përshkrimi i parë që ju, si pilotë të 737, keni parë ndonjëherë. Nuk është as në manualin fluturues AA 737 Pjesa e 2, as nuk ekziston një përshkrim në Boeing FCOM (Manual Operativ për Ekuipazhin)”, pohon letrën e Komitetit të Sigurisë të sindikatës. “Vetëdija është gjëja themelore për të gjitha problemet e lidhura me sigurinë”.

Avioni i Ethiopian Airlines që është përplasur ka rënë me një profil fluturimi të ngjashëm me atë të avionit indonezian. Ka shumë të ngjarë që MCAS është shkaku i të dy incidentëve. Edhe pse pilotët e avionit etiopian qenë në dijeni të sistemit MCAS, mund të kenë pasur shumë pak kohë për ta çaktivizuar. Regjistruesit e fluturimit janë rikuperuar dhe do të na tregojnë historinë e plotë. Boeing ka shitur rreth 5000 avionë 737 MAX. Deri më tani janë dorëzuar 340. Pjesa më e madhe e tyre tani mbahen në tokë. Disa familjarë të të vdekurve në fluturimin indonezian po e padisin Boeing. Të tjerë do të pasojnë. Por Boeing nuk është fajtori i vetëm. FAA-ja certifikon të gjithë avionët e rinj dhe dokumentacionin e tyre. Kam qenë për pak pjesërisht i përfshirë në problemet e certifikimit të Airbus. Është një proces jashtëzakonisht i detajuar, që duhet të ndiqet fjalë për fjalë. Për të certifikuar një avion modern impenjohen me kohë të plotë qindra njerëz.

Çdo vidë e vockël, por edhe detajet më të vogla e projektimit të hardware e të software duhet të dokumentohen e certifikohen. Si apo pse FAA-ja ia ka dhënë autorizimin e fluturimit 737 MAX me MCAS e projektuar keq? Si ka mundur FAA-ja të lejojë që MCAS të përjashtohej nga dokumentacioni zyrtar? Cilat qenë masat e marra pasi fluturimi indonezian ishte rrëzuar në det?

Deri më tani, FAA-ja ka qenë një agjenci certifikimi shumë e kuotuar. Vende të ndryshme kanë ndjekur vendimet e saj dhe i kanë pranuar certifikimet e lëshuara prej saj. Fakti që pjesa më e madhe e vendeve po i mban në tokë avionët 737 MAX, ndërkohë që fluturojnë akoma në Shtetet e Bashkuara, është një sinjal se ky vlerësim po ndryshon. Certifkimet e FAA-së për avionët e Boeing tani vihen në dyshim. Sot kuotimet në bursë e aksioneve Boeing kanë rënë me 7.5%. Dyshoj se kjo rënie është tejet emblematike për problemet aktuale të përgjegjësisë të kompanisë. Tani çdo kompani ajrore që është detyruar të mbajë në tokë avionët e saj do të kërkojë dëmshpërblim. Më shumë se 330 persona kanë vdekur dhe familjet e tyre meritojnë dëmshpërblim. Porositë për avionët 737 MAX do të anullohen sepse pasagjerët do ta shmangin këtë lloj avioni. Boeing do ta zgjidhë problemin e MCAS duke përdorur më shumë sensorë ose duke modifikuar gjithsesi procedurat.

Por problemi më i madh për industrinë aeronautike e Shteteve të Bashkuara mund të jetë dëmi i shkaktuar reputacionit të FAA-së. Nëqoftëse kjo e fundit është parë ndërkombëtarisht si një agjenci detyra e së cilës është ajo e favorizimit të kompanive ajrore amerikane, nuk do të jetë më e besueshme dhe sektori do ta ndjejë pasojën. Do të duhet të menaxhojë proceset e ardhshme të certifikimit nëpërmjet një xhungle agjencishë të huaja. Kongresit do t’i duhet të merret me problemin e FAA-së dhe të investigojë për pse-në e dështimit të saj.
(nga Moon of Alabama)

Marrë nga Bota.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota airbus 320 boeing max 737 pse u rrezuan avionet airbus 320 boeing max 737 pse u rrezuan avionet

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht