LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH: Të merren masa për të ulur euroizimin e ekonomisë reale

19 Gusht 2021, 06:02 Nga DOSJA
BSH: Të merren masa për të ulur euroizimin e ekonomisë reale

Banka e Shqipërisë ka kërkuar edhe njëherë nga qeveria shqiptare marrjen e masave për uljen e përdorimit të valutës në sektorin real të ekonomisë.

Në analizën për ecurinë e treguesve të euroizimit të sektorit bankar, Banka Qednrore vëren se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 ka pasur ndryshime të lehta në përdorimin e valutës nga sektori bankar. Ndryshimin më të dukshëm e shënoi rënia e kredive të ekspozuara ndaj kursit të këmbimit, ndërkohë që kreditë në valutë zbritën për herë të parë nivelin nën 50% të totalit

të kredive. Rreth 49.9% e portofolit të kredive është në valutë të huaj, vlerë kjo 2.8 pikë përqindje më pak se një vit më parë.

Në anën e detyrimeve të sektorit bankar, pesha e depozitave në valutë ka mbetur relativisht e pandryshuar gjatë periudhës, ndërsa ka rënë lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Depozitat në valutë ndaj totalit të depozitave të klientëve shënuan nivelin 50.9%, njësoj si në fund të vitit 2020 dhe 1 pikë përqindjeje më poshtë se një vit më parë.

Sipas analizës, këto zhvillime tregojnë që deri tani veprimtaria bankare ka shfaqur ndjeshmëri të moderuar ndaj masave të marra nga Banka e Shqipërisë për rritjen e përdorimit të monedhës vendase dhe uljen e përdorimit të valutës. Ekspertët e departamentit të Stabilitetit Financiar vlerësojnë se arritja në një konkluzion përfundimtar ndërlikohet në kushtet kur, gjatë periudhës, politikat ekonomike dhe bilancet e subjekteve, duke përfshirë edhe atë të sektorit bankar, janë ndikuar nga pandemia. Nëse efektet vijojnë të mbeten të tilla dhe duke konsideruar zhvillimet e përgjithshme ekonomike e financiare, BSH vlerëson se mund të lindë nevoja për masa shoqëruese që synojnë të japin një ndikim më të madh në realizimin e objektivit.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë mendon se nevojitet diskutimi për identifikimin e masave për uljen e niveleve të përdorimit të valutës, në mënyrë graduale, edhe në sektorin real të ekonomisë. Mbështetur në Memorandumin përkatës të Bashkëpunimit të vitit 2017, Banka e Shqipërisë ripërsërit ftesën që edhe palët e tjera nënshkruese të konsiderojnë aplikimin e masave të tilla për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin.

Palët e tjera që nënshkruan memorandumin e mësipërm ishin Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Megjithatë, deri tani këto institucione nuk kanë miratuar asnjë nismë konkrete që synon të rrisë përdorimin e monedhës vendase, përkatësisht në tregjet financiare jobankare dhe në ekonominë reale.

“Duke konsideruar zhvillimet e përgjithshme ekonomike dhe financiare, veçanërisht në kushtet e pandemisë, mund të jetë koha që autoritetet të intensifikojnë përpjekjet për identifikimin e masave shtesë për rritjen e përdorimit të monedhës vendase në ekonominë reale dhe në sistemin financiar,” shprehet Banka e Shqipërisë./MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi banka shqiptare ekonomi banka shqiptare ekonomi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë