LIVE UPDATES
Aktualitet

BSH: Omicron dhe rritja e çmimeve janë rreziqet kryesore për ekonominë në 2022-n

15 Janar 2022, 06:18 Nga DOSJA
BSH: Omicron dhe rritja e çmimeve janë rreziqet kryesore për

TIRANË – Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare ka shënuar rritje prej 8.7% në vitin 2021, ndërsa do të vijojë rritjen drejt niveleve të zgjerimit potencial edhe në vitin 2022.

Në një intervistë për “Monitor”, Banka Qendrore vlerëson se rreziqet kryesore që shtrohen për ekonominë shqiptare këtë vit mbeten pandemia dhe veçanërisht përhapja e variantit Omicron, por edhe një zgjatje përtej parashikimeve e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Si e vlerësoni ritmin e procesit të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare nga efektet e pandemisë dhe në përgjithësi, ecurinë e ekonomisë reale në vitin 2021?

Ekonomia shqiptare u testua fort nga pandemia COVID-19. Mbyllja e plotë apo e pjesshme e sektorëve të tërë të ekonomisë, si në vend dhe në botë, si dhe pasiguria e stresi social i induktuar nga emergjenca shëndetësore, vuri në provë ekuilibrat ekonomikë dhe financiarë të vendit, shëndetin financiar dhe fleksibilitetin operacional të bizneseve shqiptare, si dhe qëndrueshmërinë e modelit dhe burimeve të rritjes.

Në tërësi, ekonomia shqiptare e kaloi me sukses këtë provë, në të tre dimensionet e saj: shkallën e ndikimit të pandemisë në prodhim e punësim, shpejtësinë e rikuperimit dhe ndikimin afatgjatë të pandemisë në potencialet e rritjes.

Procesi i rimëkëmbjes ishte pozitiv në disa drejtime: rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik ishte e shpejtë, me bazë të gjerë, dhe e qëndrueshme. Ajo u pasqyrua në ritmet e larta të rritjes ekonomike, në rimëkëmbjen e punësimit, dhe në përmirësimin e bilanceve financiare të sektorit privat. Zgjerimi i kërkesës mundësoi rikuperimin e shpejtë të prodhimit vendas, i cili qëndron pranë niveleve të para-krizës, çka sugjeron se potenciali prodhues i vendit ka mbetur relativisht i padëmtuar.

Në këtë ecuri, rol esencial patën politikat ekonomike stimuluese, të cilat mundësuan ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit, lehtësuan kostot e financimit për bizneset dhe familjet dhe mundësuan një shpërndarje të gjerë të humbjeve financiare të gjeneruara nga pandemia. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 11.7% gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, pas tkurrjes me 7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky ritëm i shpejtë rritje shkon përtej efektit që prodhon baza e ulët krahasuese me vitin e shkuar.

Në këndvështrimin e kërkesës, ai tregon ecurinë rritëse të eksporteve të mallrave e shërbimeve, si dhe rritjen e konsumit dhe investimeve të brendshme. Në këndvështrimin sektorial, ai reflekton rritjen e vazhduar të sektorit ndërtues, rimëkëmbjen e sektorit të industrisë dhe atij të shërbimeve.

Ky miks faktorësh pritet të vazhdojë të ushqejë rritjen ekonomike edhe në të ardhmen. Ne parashikojmë rritjen e ekonomisë shqiptare me norma të qëndrueshme rritje në horizontin afatmesëm.

Ekonomia botërore po përballet me një valë të rritjes së shpejtë të çmimeve. A u qëndroni parashikimeve se rritja e çmimeve do të jetë kalimtare dhe sa prisni të reflektohet kjo rritje çmimesh në nivelet e inflacionit të ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2022?

Në gjykimin tonë, faktorët që kanë ndikuar në rritjen e shpejtë të çmimeve në mjedisin e huaj do të jenë të përkohshëm. Në pjesën dërrmuese, ata lidhen me zhbalancime në raportin kërkesë-ofertë, me rritjen e çmimeve të lëndëve energjetike, si dhe me bazën e ulët krahasuese të një viti më parë. Ky është rasti në Eurozonë, ku rritja e inflacionit, në pjesën më të madhe, është shkaktuar nga çmimet e lëndëve energjetike.

Monitorimi i tregjeve ndërkombëtare sugjeron se në harkun kohor të vitit 2022, çmimet e lëndëve energjetike do të stabilizohen me rritjen e ofertës, modelet e konsumit do të normalizohen dhe presionet nga problemet me furnizimin do të reduktohen me normalizimin e plotë të situatës. Rrjedhimisht, inflacioni në Europë parashikohet të ulet në gjysmën e dytë të vitit 2022, nga nivelet e larta në të cilat ndodhet aktualisht.

Çfarë do të thotë kjo për inflacionin në Shqipëri? Kjo nënkupton se presionet inflacioniste nga mjedisi i jashtëm do të vijojnë të jenë të larta në afatin e shkurtër të dy–tre tremujorëve në vijim. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore ka sjellë rritjen relativisht të shpejtë të inflacionit në vend gjatë muajve të fundit.

Vlerësimet tona sugjerojnë se ndikimi i tyre do të mbetet i lartë edhe në 6-mujorin e parë të vitit 2022. Nga ana tjetër, me stabilizimin e tyre në tregun botëror, efekti i tyre rritës në inflacion do të reduktohet. Parashikimet tona tregojnë për kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektiv brenda vitit 2022, e më tej. Parashikimi mbështetet në përmirësimin e vazhduar të faktorëve të brendshëm shtytës të inflacionit, ecurinë e punësimit, pagave dhe të kostove të prodhimit.

Besoni se tashmë politika monetare e ka arritur pikën kulmore në kahun ekspansionit dhe gjatë vitit 2022 do të nisë tërheqja e stimulit monetar?

Tërmeti i muajit nëntor 2019 dhe pandemia COVID-19 ishin dy goditje të njëpasnjëshme dhe të forta mbi aktivitetin ekonomik në vend. Në veçanti, megjithëse pandemia kishte trajtat e një goditjeje të njëkohshme të kërkesës dhe të ofertës, në gjykimin tonë, nevoja për një lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare ishte evidente, si për të lehtësuar kostot e financimit ashtu dhe për të nxitur – qoftë dhe sadopak – konsumin dhe investimet.

Për rrjedhojë, ne vepruam shpejt dhe ndërmorëm një ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit në muajin mars të vitit 2020, duke e çuar atë në minimumin historik prej 0.5%, në mënyrë që t’i jepnim një stimul shtesë ekonomisë përpara mbylljes së aktivitetit ekonomik që nisi po atë muaj. Po ashtu, ne adoptuam një strategji operacionale të injektimit të likuiditetit e cila nuk parashikonte limite sasiore, pra, ne i ofruam tregut financiar të gjithë likuiditetin të cilin ai kishte nevojë.

Politikat makroekonomike ekspansioniste, të ndërmarra në fillim të pandemisë, qofshin ato fiskale, monetare apo makroprudenciale, ndikuan në mënjanimin e ndikimeve negative permanente në ekonominë shqiptare. Aktiviteti ekonomik është rikthyer në nivelin e regjistruar para tërmetit dhe pandemisë; pjesa më e madhe e vendeve të humbura të punës është rikuperuar dhe niveli i punësimit e norma e papunësisë janë afër niveleve të mëparshme.

Të gjithë faktorët e mësipërm mundësuan rikuperimin e shpejtë të ekonomisë në vitin 2021, rritjen e kërkesës për mallra e shërbime, përmirësimin e shpejtë të pozicionit ciklik dhe shtimin e presioneve të brendshme inflacioniste.

Këto të fundit, kombinuar edhe me rritjen tepër të shpejtë të çmimit të mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare në vitin 2021, kanë sjellë një rritje të normës së inflacionit. Ky tregues arriti vlerën 3.1% në muajin nëntor të këtij viti, nga niveli gati 1% i regjistruar në tre muajt e parë të vitit 2021.

Trajektorja rritëse e inflacionit është ndikuar kryesisht nga përbërësi bazë i tij, i cili është pak i luhatshëm, përfshin kryesisht efektin e faktorëve të brendshëm të formimit të çmimeve dhe tregon prirjen afatmesme të ecurisë së inflacionit total. Ky profil i ecurisë së inflacionit nuk është i veçantë për Shqipërinë, por një tendencë e përgjithshme, si në vendet e Eurozonës ashtu edhe në vende të tjera të rajonit, me një nivel zhvillimi ekonomik të ngjashëm me ne.

Njëkohësisht, duhet theksuar se edhe gjatë procesit të normalizimit, politika monetare do të vijojë të mbetet në territor stimulues edhe në horizontin afatmesëm. 

Pas emetimit të Eurobondit të muajit nëntor, borxhi publik vlerësohet të ketë kaluar nivelin e 80% të PBB-së. Shihni rreziqe të shtuara të lidhura me një rritje të mundshme të normave të interesit, sidomos për borxhin në valutë të huaj?

Banka e Shqipërisë rekomandon dhe mbështet një politikë fiskale më akomoduese në pikun e goditjes së pandemisë, si një instrument i nevojshëm për përballimin e goditjes. Në mënyrë të natyrshme, kjo politikë fiskale stimuluese rezultoi në një rritje të shpejtë të borxhit publik gjatë dy viteve të fundit.

Në gjykimin tonë, forcimi i qëndrueshmërisë së rikuperimit ekonomik nënkupton se nevoja për stimul fiskal është në rënie dhe se prioriteti i politikës fiskale duhet të jetë konsolidimi i financave publike. Në vlerësimet tona, niveli i borxhit publik shfaqet i rritur, por i përballueshëm për ekonominë shqiptare. Ky vlerësim ndahet dhe nga agjencitë e specializuara, si shoqëritë e renditjes Moody’s dhe Standard and Poors, të cilët kanë konfirmuar vlerësimet e tyre të mëparshme mbi nivelin e rrezikut të borxhit sovran shqiptar, si në monedhën kombëtare dhe në monedhën e huaj.

Po ashtu, edhe FMN, në vlerësimin e saj të fundit të Artikullit IV, gjen se borxhi publik i vendit është i përballueshëm në skenarin bazë – pra në mungesë të goditjeve apo krizave të forta të mëtejshme. Këto vlerësime faktorizojnë, padyshim, edhe rritjen e pritshme të kostos së borxhit në tregun e huaj në të ardhmen.

Megjithatë, është e qartë se rritja e borxhit publik në nivele të tilla të larta zvogëlon hapësirën për reagim të politikës fiskale në të ardhmen, pra aftësinë e saj për të stimuluar ekonominë në prani të goditjeve të mundshme. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë ka theksuar se prioriteti afatmesëm i financave publike duhet të jetë rikrijimi i kësaj hapësire – nëpërmjet uljes së deficitit e të borxhit.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për performancën e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2022? Cilat janë rreziqet kryesore për vijimësinë e rimëkëmbjes nga pandemia?

Ekonomia shqiptare u kontraktua me 4.0% në vitin 2020, si pasojë e efekteve negative nga pandemia. Ky zvogëlim i aktivitetit do të kishte qenë edhe më i fortë në mungesë të stimulit makroekonomik të injektuar. Politikat makroekonomike mbështetëse ndikuan në ruajtjen e balancave të shëndosha të ekonomisë dhe në minimizimin e efekteve negative të pandemisë.

Kështu, falimentimi masiv i bizneseve u mënjanua, impakti negativ në tregun e punës u minimizua, pasiguria në tregun financiar rezultoi e ulët, primet e rrezikut ruajtën trendin rënës, kreditë me probleme vijuan të ulen dhe kreditimi i ekonomisë vijoi i pandërprerë.

Këto ndihmuan në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, si një parakusht i rëndësishëm për të siguruar një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë më tej. Për rrjedhojë, aktiviteti ekonomik filloi të rritej, duke nisur nga tremujori i tretë i vitit 2020, dhe rimëkëmbja ka vijuar me ritme të shpejta e të sigurta.

Në skenarin tonë bazë të parashikimeve afatmesme makroekonomike, ne parashikojmë që aktiviteti ekonomik të zgjerohet me rreth 8.7% në vitin 2021 e që më tej të afrohet gradualisht drejt potencialit të tij afatgjatë të rritjes, duke nisur nga viti 2022. Ne vlerësojmë që kjo rritje ekonomike të jetë gjithëpërfshirëse, duke reflektuar zgjerim të të gjithë sektorëve të ekonomisë dhe të të gjithë përbërësve të kërkesës agregate.

Ky skenar i parashikimeve afatmesme është i shoqëruar me rreziqe afatshkurtra dhe afatmesme. Përhapja e variantit të ri të virusit, Omicron, përbën një rrezik të kahut të poshtëm në afat të shkurtër, nëse shoqërohet me mbyllje të ekonomive në partnerët tanë tregtarë, apo me shtim të mëtejshëm të kufizimeve për lëvizjen e njerëzve.

Po ashtu, rritja e çmimeve në tregjet botërore – e cila vlerësohet dhe pritet të jetë e përkohshme nga pjesa më e madhe e analistëve – mund të provohet të jetë më e gjatë dhe e fortë se vlerësimet aktuale. Në këtë rast, ajo do të përbënte një burim presionesh inflacioniste, i cili duhet të merret në konsideratë nga politika monetare, në formën e një shtrëngimi të mëtejshëm të politikës monetare.

Si do ta vlerësonit ecurinë e sektorit bankar në vitin 2021, sidomos në drejtim të huadhënies dhe shëndetit financiar të sektorit?

Ne vlerësojmë se sektori bankar ka pasur ecuri të mirë të veprimtarisë gjatë vitit 2021. Pavarësisht efekteve të pandemisë, performanca e sektori bankar u përmirësua. Aktiviteti u zgjerua, i mbështetur nga një rritje e fortë e depozitave të publikut, e cila u kanalizua drejt investimeve ndërbankare, investimeve në tituj dhe drejt kreditimit.

Vëllimi i kredisë për sektorin privat regjistroi rritje vjetore me 11% në muajt e fundit të vitit, ku kontributi i monedhës kombëtare në rritjen e kreditimit ishte kryesor dhe i qëndrueshëm. Cilësia e kredisë u përmirësua në mënyrë të vazhdueshme.

Aktualisht, jemi në nivelin 6.2% të kredisë me probleme, duke arritur pranë niveleve të parakrizes së 2008. Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve konvencionale të veprimtarisë vlerësohet i kontrolluar. Kundrejt tyre, rezistenca e sektorit bankar vlerësohet e fortë, pasi situata e likuiditetit është e mirë, veprimtaria bankare gjeneroi fitim në vlera të kënaqshme dhe sektori paraqitet i mirëkapitalizuar.

Gjatë vitit 2021, kuadri rregullativ mbikëqyrës i veprimtarisë bankare vijoi procesin e përmirësimit të vazhdueshëm, duke ardhur më pranë standardeve ndërkombëtare dhe duke reflektuar zhvillimet e brendshme. Në këtë drejtim, u përmirësuan disa rregullore që fokusohen në elemente të caktuara të administrimit të rreziqeve në veprimtarinë bankare, u plotësua kuadri nënligjor i procesit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, u përmirësua infrastruktura e pagesave ndërbankare dhe instrumentet e pagesave dhe u vijua me zbatimin e instrumenteve makroprudenciale.

Sektori bankar po ndjek një proces konsolidimi, që vijoi edhe në vitin 2021 me blerjen e Alpha Bank Albania nga OTP. Besoni se një konsolidim i mëtejshëm do të jetë i dobishëm për sektorin bankar? Cili mund të jetë numri optimal i bankave tregtare për tregun shqiptar, në kushtet aktuale?

Procesi i konsolidimit në të cilin ka kaluar sektori bankar shqiptar vjen si rrjedhojë e krizës financiare ndërkombëtare të vitit 2008-2009, si pasojë e së cilës, aktorët financiarë u përballën me një sërë efektesh negative dhe rishikuan planet e tyre të biznesit, duke gjetur alternativa më eficiente investimi.

Këto pasoja u reflektuan edhe në tregun bankar shqiptar, ku rritja e kredive me probleme shkaktoi disi tkurrjen e veprimtarisë dhe rishikimin e planeve të biznesit. Aktorët vendas u ndikuan edhe nga zhvillimet në vendet e tyre të origjinës, ku vendimet e organeve rregullatore sollën edhe tërheqje nga vendet ku kishin investuar.

Në këtë mënyrë, në tregun vendas, u shfaqën aktorë të rinj dhe të interesuar për ekonominë shqiptare. Më tepër se për një proces konsolidimi apo numër bankash, tani duhet të flasim për institucione bankare konkurruese dhe të gatshme për t’iu përgjigjur nevojave të tregut, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, edhe në kushtet me të cilat përballen ekonomitë e të gjitha vendeve.

Ne vlerësojmë se deri aktualisht, konsolidimi i veprimtarisë bankare në vend ka qenë i dobishëm, pasi bankat janë të mirëkapitalizuara dhe treguesit e konkurrencës ndërbankare kanë mbetur të qëndrueshëm. Në përgjithësi, si rezultat i konsolidimit, numri i bankave më të mëdha, me akses më të gjerë te publiku është rritur, dhe kjo ka bërë që kostot dhe interesat e produkteve bankare të ofruara për publikun të mbeten të qëndrueshme.

Në çdo rast, Banka e Shqipërisë do të vijojë të monitorojë këto zhvillime nga afër, të vlerësojë ndikimet e tyre në treg dhe në ekonomi dhe të kërkojë transparencën maksimale për konsumatorin e shërbimeve financiare dhe bankare.

Cilat do të jenë sfidat kryesore për sektorin bankar në vitin 2022?

Ruajtja e qëndrueshmërisë së shëndetit financiar të bankave mbetet në fokusin kryesor të Bankës së Shqipërisë. Në këtë drejtim, prioritet mbeten ruajtja e treguesve kryesorë të shëndetit financiar, që lidhen me mjaftueshmërinë e kapitalit, likuiditetin dhe cilësinë e portofolit të kredive.

Duke ruajtur balancat lidhur me treguesit e mësipërm, bankat do të duhet të përballen me nevojën e brendshme për rritjen e kreditimit, si një nga gjeneruesit kryesorë të të ardhurave të tyre përkundrejt përmbushjes së kërkesave të tregut, ku këto të fundit do të vijnë si rezultat i reflektimit të zhvillimeve ekonomike në vend. Falë konsolidimit të përmendur më sipër, bankat do të përballen me rritjen e konkurrencës, për shkak të rritjes së interesimit në tregun vendas.

Nga ana tjetër, ruajtja e cilësisë së portofolit të kredive do të vijojë të marrë vëmendje, si në drejtim të administrimit të portofolave ekzistues me probleme, ashtu edhe të goditjeve të mundshme që lidhen me pandeminë, qoftë si efekte të raundit të dytë të goditjeve, qoftë të problemeve që mund të dalin nga administrimi në vijim i kësaj situate.

Ndërkohë që bankat mund të kërkojnë edhe alternativa investimi me qëllim gjenerimin e të ardhurave, siç janë tregjet financiare. Për këtë qëllim, ato duhet të rrisin cilësinë e strukturave dhe të analizave përkatëse, në funksion të gjetjes së burimeve të qëndrueshme e cilësore të investimit, si dhe në funksion të ruajtjes së niveleve të kërkuara të likuiditetit e të kapitalit.

Një nga sfidat me të cilat do të përballen bankat gjatë vitit të ardhshëm është dixhitalizimi, si një proces i domosdoshëm për t’u përballur si rrjedhojë e nevojës së tregut dhe zhvillimeve të diktuara në bankingun modern dhe nevojës për rritjen e eficiencës së brendshme administrative.

Një risi tjetër me të cilën do të përballen bankat në veprimtarinë e tyre, duke filluar nga viti i ardhshëm e në vijim, është financimi i ekonomisë së gjelbër dhe miqësore ndaj mjedisit. Kjo dukuri ka fituar vëmendje të ndjeshme në bankingun modern europian, ndikimi i së cilës pritet të jetë shumë shpejt i pranishëm edhe në tregun vendas. (MONITOR)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banka e shqipërisë varianti omicron ne shqiperi banka e shqipërisë varianti omicron ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Janar 2022, 22:10

VIDEO/ Aksident në Don Bosko, përplasen dy makina

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.Nga aksidenti mësohe...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë