LIVE UPDATES
Bota

Britania akuza ndaj Putin: Dëshiron të instalojë një lider pro-rus në Ukrainë

23 Janar 2022, 11:17 Nga DOSJA
Britania akuza ndaj Putin: Dëshiron të instalojë një lider

BRITANI E MADHE – Mbretëria e Bashkuar e ka akuzuar Presidentin rus, Vladimir Putin, se po bën komplot që të instalojë një figurë pro-Moskës që ta udhëheqë Qeverinë e Ukrainës.

Zyra e Jashtme britanike tha se kandidati potencial i Kremlinit është ish-deputeti ukrainas, Yevhen Murayev.

Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën, por mohon se po planifikon që ta sulmojë këtë shtet. Ministrat britanikë kanë paralajmëruar Qeverinë ruse se do të përballet me pasoja serioze në rast të pushtimit të Ukrainës.

Në deklaratën e lëshuar, sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se “informacionet që po dalin sot hedhin dritë mbi aktivitetet ruse për të shkatërruar Ukrainën dhe janë një pasqyrë se si mendon Kremlini”.

“Rusia duhet të shtensionojë situatën, t’i japë fund fushatës së agresionit dhe dezinformatave dhe të zgjedhë rrugën e diplomacisë. Siç ka thënë vazhdimisht Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj, çdo pushtim rus në Ukrainë do të ishte një gabim i madh strategjik që do të kishte pasoja të rënda”, tha ajo.

Por, Ministrja e Jashtme ruse ka hedhur poshtë pretendimet e Britanisë se po planifikon të të instalojë në lider pro-rus në Ukrainë, teksa presidenti Vladimir Putin po shqyrton nëse duhet të japë urdhrin që ta pushtojë këtë shtet fqinj.

“Dezinformatat që po qarkullojnë nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar janë një tjetër tregues se shtetet anëtare të NATO-s, të udhëhequra nga shtetet anglo-saksone po i përshkallëzojnë tensionet në lidhje me Ukrainën”, tha Ministrja e Jashtme ruse përmes një postimi në Twitter.

“Ne i bëjmë thirrje Zyrës së Jashtme që të ndalë përhapjen e këtyre marrëzive”, tha ministria.

Në deklaratën e Zyrës së Jashtme britanike u tha se Qeveria britanike ka informacione se shërbimet e inteligjencës ruse mbajnë lidhje me disa ish-politikanë ukrainas.

Në mesin e tyre u përmendën edhe Serhiy Arbuzov, që ka qenë zëvendëskryeministri i parë i Ukrainës në periudhën 2012-2014 dhe ushtrues detyre i kryeministrit të Ukrainës më 2014. Në këtë listë u përfshi edhe Andriy Kluyev, që ishte zëvendëskryeministër i parë më 2010-2012 dhe shef i stafit të ish-presidentit ukrainas Viktor Yanukovich; Volodymyr Sivkovich, ish-kreu i Këshillit ukrainas të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare dhe Mykola Azarov, që ka shërbyer në postin e kryeministrit të Ukrainës në periudhën 2010-2014.

Sekretarja e Jashtme britanike, Truss në deklaratën e lëshuar, përsëriti mbështetjen për “sovranitetin dhe integritetin territorial, në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht” të Ukrainës, “përfshirë edhe Krimenë”.

“Ukraina është shtet i pavarur dhe sovran”, tha ajo.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara thanë se i kanë parë “me shqetësim të thellë” pretendimet e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ky lloj komploti është thellësisht shqetësues. Populli ukrainas ka të drejtën sovrane që të përcaktojë vetë të ardhmen e tij dhe ne qëndrojmë me partnerët tanë në Ukrainë të zgjedhur në mënyrë demokratike”, tha përmes një deklarate, Emily Horne, zëdhënëse e Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

Deklarata e Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar vjen pasi mediat evropiane dhe ruse raportuan se Londra dhe Moska janë pajtuar që të mbajnë bisedime të rralla të nivelit të lartë, për të diskutuar për krizën përgjatë kufirit të Rusisë dhe Ukrainës.

Më 22 janar, agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS raportoi se kryediplomatja britanike Truss, do ta vizitojë Moskën në muajin shkurt, për t’u takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

TASS citoi një burim të paidentifikuar në Ministrinë e Jashtme të ketë thënë se “ministrja e Jashtme britanike ka kërkuar për një mundësi për të udhëtuar në Moskë” dhe se vizita i është miratuar.

Vizita e propozuar e Truss do të ishte vizita e parë e një sekretari të Jashtëm britanik në Moskë që prej dhjetorit të vitit 2017.

Ndërkaq, agjencia AFP më 22 janar, citoi një “burim të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar” të ketë thënë se sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ka ftuar homologun e tij rus, Sergei Shoigu që të bisedojë lidhur me tensionet në Ukrainë.

“Duke pasur parasysh se bisedimet e fundit të mbrojtjes mes dy shteteve tona kanë ndodhur në Londër më 2013, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka ofruar që të takohet në Moskë”, citohet të ketë thënë ky burim.

Ftesat për vizita të tilla vijnë në kohën e rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimin lidhur me grumbullimin ushtarak rus, por edhe të kërkesave të Moskës që po kërkon frenimin e aktivitetit të aleancës ushtarake, NATO në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. (REL)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota liz truss vladimir putin yevhen murayev liz truss vladimir putin yevhen murayev

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet