LIVE UPDATES
Bota

Brexit po vjen, reagime nga ekonomia gjermane

15 Dhjetor 2019, 21:50 Nga DOSJA
Brexit po vjen, reagime nga ekonomia gjermane

GJERMANI- Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Boris Johnson në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Shpresat e ekonomisë gjermane qëndrojnë tek dhënia fund e pasigurisë pas dramës disa vjeçare të Brexit dhe dalja me marrëveshje e Britanisë së Madhe nga BE. “Tani BE dhe Britania e Madhe duhet të punojnë me intensitet për një marrëveshje të tregtisë së lirë”, tha kreu i “Shoqatës së Makinerive dhe Konstrukteve Teknike”, (VDMA), Thilo Brodtmann. “Nëse kjo nuk ka sukses, fillojnë sërish diskutimet për një Brexit të ashpër dhe pasiguritë që lidhen me të në fund të vitit 2020. Kjo duhet të mënjanohet patjetër.”

Edhe Shoqata e Industrisë Gjermane, BDI e përshëndeti rezultatin e qartë të zgjedhjeve në Britaninë e Madhe. “Mjegulla politike në Londër po shpërhapet”, tha kreu i BDI-së, Joachim Lang. Sigurisht që asnjë sipërmarrje në Britaninë e Madhe nuk e do Brexit. “Megjithatë sipërmarrjet tona marrin frymë lirisht, që më në fund ka një mandat për pranimin e marrëveshjes së daljes nga BE.” Sipas kreut të Industrisë Gjermane, Lang kërkohet një kurs i qartë i qeverisë gjermane, se si do të jetë marrëdhënia e ardhshme me BE. Nëse këto negociata nuk marrin fund shpejt, kërcënon një Brexit pa marrëveshje në një afat tjetër.

Pasiguri ka ende

Pritet që Britania e Madhe të dalë nga BE më 31 janar. Por ekonomistë të njohur paralajmërojnë, nga pasiguri të tjera pavarësisht rezultatit të qartë të zgjedhjeve. “Pritet që tani të kemi shpejt një ujdi për Brexit”, tha presidenti i Institutit të Ekonomisë, Ifo, Clemens Fuest. Nga ana ekonomike duket se mënjanohet një dalje e Britanisë së Madhe me kosto të pakalkulueshme. “Por është ende herët për të hequr sinjalin e alarmit”, tha Fuest. “Do të jetë e vështirë që të arrihet një marrëveshje e tregtisë së lirë brenda afatit të përkohshëm deri në fund të vitit 2020.”

Pak a shumë kështu është shprehur edhe presidentit i Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, IfW, Gabriel Felbermayr. “Një exit nga Brexit nuk është më i mundur”, tha ai. “Por nëse do të kemi një ‘deal’ të butë, të ashpër apo të zgjuar me BE kjo vazhdon të mbetet maksimalisht e pasigurtë.” Deri në fund të vitit 2020 do duhet të negociohet një marrëveshje e tregtisë së lirë mes BE e britanikëve. Por sipas Felbermayr do të kemi sërish shtyrje zgjatje afati dhe gjendje pezull. Ekonomistët parashikojnë që për shkak të pasigurive sipermarrjet britanike do të jenë të rezervuara në drejtim të investimeve. Po kjo vlen edhe për firmat gjermane, thotë Sebastian Dullen nga Instituti për Makroekonominë dhe Studimin e Koniunkturës, IMK. “Brexit edhe në muajt e ardhshëm do të ketë impakt negativ në rritjen ekonomike si në Britaninë e Madhe edhe në Gjermani, edhe pse në masë më të vogël.”

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit dalja e britanise nga be ekonomia gjermane brexit dalja e britanise nga be ekonomia gjermane

Sondazh

Poll
Bota 15 Dhjetor 2019, 12:51

Brexit po vjen – reagime nga ekonomia gjermane

BRITANI E MADHE- Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Bor...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet