LIVE UPDATES
Politike

Braçe për Reformën në Administratë: S’jeni të pazëvedësueshëm, të paaftët të largohen vetë

10 Prill 2019, 15:18 Nga DOSJA
Braçe për Reformën në Administratë: S’jeni

TIRANË– Është zhvilluar takimi i 8-të i Grupit të Posaçëm për Reformën në Administratën Publike. Nën drejtimin e  zëvendëskryeministrit Erion Braçe në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian, Georg Ziegler, Zëvendës drejtor i njësisë për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, pranë Komisionit Europian.

Gjatë seancave u diskutua mbi progresin në zbatimin e reformave të administratës publike, decentralizimit dhe menaxhimit të financave publike. Në fjalën e tij z.Braçe u shpreh se askush në administratë nuk është i pazëvendësueshëm dhe se nuk sdo të ketë asnjë lloj tolerimi për punonjësit dembelë dhe të paaftë.

Shumëkush në administratë publike e mendon veten sot të pazëvendësueshëm dhe nuk është i qartë mbi dallimin e meritës akademike e profesionale ndaj angazhimit politik të tyre. Kjo praktikë e reduktuar zëshëm nga qeverisja jonë, pa diskutim që do ketë vëmendjen e nevojshme deri në përmbylljen e plotë të saj. Në zyrat e shtetit nevojiten njerëzit më të përgatitur dhe që ofrojnë shërbim publik cilësor pavarësisht kahjes politike,”- tha Braçe ndër të tjera.

[sgallery url=”https://dosja.al/brace-per-reformen-ne-administrate-sjeni-te-pazevedesueshem-te-paaftet-te-largohen-vete-2/”]

Fjala e plotë e zv.kryeministrit Erion Braçe

Mirëmëngjes të gjithëve!

I nderuar ambasador i delegacionit të BE zoti Soreca,

I nderuar zoti Ziegler, zëvendës drejtor i njësisë për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën pranë komisionit Europian,

Të nderuar ministra,

Të nderuar përfaqësues të partnerëve për zhvillim të delegacionit europian, SIGMA, OSBE e të tjerë,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe agjencive që janë të përfshirë në gjithë këtë proces,

Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile,

Ju falënderoj për praninë tuaj sot në takimin e 8-të të Grupit të Posaçëm për Reformën në Administratën Publike.

Grupi i Posaçëm për Reformën në Administratën Publike është forumi kryesor i dialogut politik midis Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Synimi është i qartë:

Një administratë publike e vogël, që kushton pak, e përputhur plotësisht në strukturë e funksione, pra funksionale, efikase, eficente, e drejtë, e barabartë, e ndershme, duke automatizuar deri në fund, të gjithë procesin e rekrutimit, mbështetur fort tek merita, edukimi, profesionalizmi e përvoja dhe konkurrenca përmes tyre.

Pastërtia e figurës së nëpunësit të administratës publike, posaçërisht në raport me ligjin dhe veprimet në përputhje me ligjin të cilitdo dhe kudo.

Vlerësimin e punës përmes objektivave konkrete e të matshëm çdo muaj, në përputhje me kontratën e performancës së gjithsecilit dhe natyrisht dhe objektivat politike të çdo zyre të shtetit.

Qëndrueshmërinë përmes mbrojtjes ligjore nga ndikimet e kohëpaskohshme politike apo dhe më keq, partiake.

Ndershmërinë profesionale e të shërbimit, përkundrejt qytetarëve, garantuar nga transparenca dhe posaçërisht nga kundërveprimi ligjor ndaj çdo akti të korrupsionit, praktikave të ryshfetit, klientelizmit dhe në fund fare edhe përfitimeve në mënyrë të paligjshme.

Në takimin e sotëm, do të diskutohet gjerësisht në nivel teknik, mbi ecurinë e rekomandimeve të lëna në Progres Raportin e fundit për Reformën në Administratën Publike. Fillimisht do të doja të përmendja fokusin e veçantë politik, në raport me angazhimet e marra, që kanë çështjet si vijon:

Së pari, digjitalizimin e plotë të të gjithë trupës së punonjësve publikë, me dosjet e tyre personale ku do të përfshihen dhe jo vetëm: jetëshkrimi i tyre, përvoja, kualifikimet, vlerësimet e punës ndaj objektivave të matshëm e konkret që janë zbërthim i objektivave të mirepërcaktuara të çdo institucioni, deri në qelizën më të fundit, në zyrën më të fundit të këtij institucioni.

Ndjekja e ecurisë në punë e këtyre punonjësve publikë duke:

Unë mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që prej 1991, partnerëve tanë ndërkombëtarë, por edhe të rinjve shqiptarë, të cilët duhet t’i shpëtojmë përfundimisht nga neglizhenca, mungesa e profesionalizmit, të pandëshkueshmërisë ndaj sjelljeve të padrejta e praktikave korruptive të hasura në gjithë këto vite në çdo zyrë të shtetit.

Në emër të tyre, qeveria është e angazhuar seriozisht dhe me vendosmëri të padiskutueshme për të garantuar përthithjen e prurjeve më të mira në administratën publike,organizimin e tyre në struktura me funksione e objektiva të matshëm, në integritet individual e publik të pacenueshëm, në trajnime të vijueshme, në përqasjen e praktikave më të mira referuese, në stimulimin e sistemit real të vlerësimit e të promovimit të karrierës në çdo qelizë të organizimit shtetëror.

Duke garantuar këtë, qeveria lehtëson skemën e punëmarrësve nga individë abuzues, të paaftë e me mungesë të qartë vullneti për të shërbyer me profesionalizmin që kërkon ky angazhim kombëtar, në raport me të sotmen, të nesërmen e të ardhmen e vendit tonë, Shqipërisë.  

Dua të ndalem këtu për të nënvizuar një çështje konkrete. Shumëkush në administratë publike e mendon veten sot të pazëvendësueshëm dhe nuk është i qartë mbi dallimin e meritës akademike e profesionale ndaj angazhimit politik të tyre. Kjo praktikë e reduktuar zëshëm nga qeverisja jonë, pa diskutim që do ketë vëmendjen e nevojshme deri në përmbylljen e plotë të saj. Në zyrat e shtetit nevojiten njerëzit më të përgatitur dhe që ofrojnë shërbim publik cilësor pavarësisht kahjes politike.

Së dyti, theksoj se reformat janë një sfidë e administratës publike, në raport me arritjet që pret shoqëria, e si të tilla nuk mund të jenë të fragmentarizuara, por të ndërtuara, zhvilluara, buxhetuara e monitoruara si një proces i vetëm ku kontribuojnë qartë e konkretisht aktorët e faktorët e saj.

Nëse mungon koordinimi, ndërveprimi, kontrolli mbi përgjegjësitë dhe detyrat e gjithsecilit, procesi nuk mund të garantohet.

Asnjë institucion nuk do të dojë dhe as do të tolerojë që të cenohet në vlerësimin individual apo edhe të riskojë reformën për shkak të një institucioni tjetër që nuk reagon, nuk ka vullnet, nuk ka dëshirë apo edhe nuk ka qëllimin e duhur e të nevojshëm në përmbushje të detyrimeve të marra. Thirrja këtu është shumë e qartë që kur konstatohen raste të tilla të mos neglizhohet adresimi i tyre, pasi deklaroj më prerë: Nuk do të tolerohet, nuk do të ndodhë asnjë vonesë apo mosrealizim për shkaqe subjektive! Nuk do të ndodhë! Dhe për këtë ju garantoj në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë!

Nëse ka individë dembelë, të pa vullnetshëm, jo bashkëpunues, jo profesional, jo etik, të korruptuar për më keq, ende në administratën tonë, ju them se ky është momenti për të bërë ata vetë një analizë të punës së tyre dhe angazhimeve të marra që duhen përmbushur, të vlerësojnë vetveten si qenie shoqërore e profesionale e nëse sfidat e tejkalojnë qasjen e mundësitë e tyre, ky është momenti i duhur për të vendosur:

Nëse do të jenë pjesë e rastit frenues të reformave, logjikshëm nuk do të jenë pjesë e sistemit në respekt të detyrimit ligjor, kontraktor, objektivave dhe kodit të etikës që kanë marrë përsipër të përmbushin me detyrën e tyre.

Ritmi është përgjegjësi e Qeverisë, e cila po ashtu kërkon dhe integritetin domosdo! Cilido nga punonjësit publikë të Republikës së Shqipërisë duhet ta lexojë qartë mesazhin e mungesës së tolerancës ndaj paaftësisë, neglizhencës dhe sjelljes korruptive në çdo zyrë të shtetit!

Faleminderit!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasador i be erion brace georg ziegler luigi soreca reforma ne administrate ambasador i be erion brace georg ziegler luigi soreca reforma ne administrate

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend