LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët: Kievi ka nisur një operacion të madh kundër forcave ruse

Zyrtarët ukrainas kanë qenë kryesisht të heshtur për zhvillimet në fushën e betejës që nga fillimi i kundërofensivës, megjithëse zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar tha se trupat urkainase po përparojnë drejt qytetit të Melitopolit në rajonin e Zaporizhizhias.

27 Korrik 2023, 16:29 Nga f.i
Zyrtarët: Kievi ka nisur një operacion të madh kundër
foto ilustruese

UKRAINË- Ukraina ka nisur një përpjekje të madhe për të zhvendosur forcat ruse nga juglindja e vendit si pjesë e kundërofensivës së saj tashmë shumë javore, duke angazhuar mijëra trupa në betejë, sipas zyrtarëve dhe analistëve perëndimorë dhe ukrainas.

Rritja e numrit trupave dhe fuqisë ushtarake është përqendruar në rajonin e Zaporizhzhias, tha një zyrtar perëndimor të mërkurën vonë. Zyrtari nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht këtë çështje dhe foli në kushte anonimiteti.

Luftimet janë intensifikuar javët e fundit në pika të shumta përgjatë vijës së frontit prej 1500 kilometrash, ndërsa Ukraina po përdor armët e avancuara, të marra nga Perëndimi, dhe trupa të stërvitura nga Perëndimi kundër forcave ruse, që filluan sulmin ndaj vendit të tyre 17 muaj më parë.

Kundërofensiva është një operacion masiv ushtarak, për të cilin ka të ngjarë të jenë bërë përgatitje për një kohë të gjatë. Planifikuesit ushtarakë duhet të marrin masa për furnizime me municion, ushqim, pajisje mjekësore dhe pjesë këmbimi në vijën e frontit. Ushtria ukrainase përballet me pozicione të forta mbrojtëse të trupave ruse, përfshirë fusha të minuara, llogore dhe pengesa për tanket.

Zyrtarët ukrainas kanë qenë kryesisht të heshtur për zhvillimet në fushën e betejës që nga fillimi i kundërofensivës, megjithëse zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar tha se trupat urkainase po përparojnë drejt qytetit të Melitopolit në rajonin e Zaporizhizhias.

Ndonëse kjo lëvizje mund të jetë një mashtrim taktik, pasi të dyja qeveritë kanë përdorur dezinformimin për të fituar avantazhe në fushën e betejës, një manovrim i tillë do të ishte në përputhje me atë që disa analistë kishin parashikuar.

Analistët kanë parashikuar një kundërofensivë që do të përqëndrohej në korridorin tokësor midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë, të aneksuar nga Moska, duke lëvizur drejt qytetit të Melitopolitit, i cili ndodhet afër bregut të detit Azov.

Kjo mund të ndajë forcat ruse në dysh dhe mund të ndërpresë linjat e furnizimit për njësitë që ndodhen më në perëndim. Rusia aktualisht kontrollon të gjithë vijën bregdetare të Detit Azov.

Luftimet intensive po zhvillohen në zona në jug dhe lindje të Ukrainës, larg kryeqytetit të vendit, Kievit, dhe nuk është e mundur të verifikohen pretendimet e asnjërës palë.

Instituti i Studimit të Luftës, me bazë në Uashington, raportoi se forcat ukrainase nisën "një operacion të rëndësishëm kundërsulmues të mekanizuar në rajonin perëndimor të Zaporizhzhias" të mërkurën, duke shtuar se ato "duket se kanë thyer disa pozicione mbrojtëse ruse.”

Instituti Studimit të Luftës citoi burime ruse, duke përfshirë Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe disa blogerë të shquar ushtarakë rusë.
Por guvernatori, i emëruar nga Moska, i rajonit pjesërisht të pushtuar të Zaporizhzhias, Yevgeny Balitsky, tha se forcat ukrainase të enjten në mëngjes u përpoqën pa sukses të thyenin mbrojtjen ruse në këtë zonë.

Forcat e Kievit "pësuan humbje të konsiderueshme dhe u tërhoqën", tha zoti Balistky.

Megjithatë, në atë që dukej si një masë paraprake, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, FSB, të enjten ndaloi hyrjen e civilëve në Arabat Spit të Krimesë, një rrip i ngushtë toke që lidh gadishullin e aneksuar me rajonin pjesërisht të pushtuar të Khersonit, i cili është një portë kyçe për në Krime. Ndalimi pa afat i hyrjes së civilëve në këtë zonë është i nevojshëm për të trajtuar kërcënimet e sigurisë, tha FSB në një deklaratë të cituar nga agjencia ruse shtetërore e lajmeve “RIA Novosti”.

Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të komentojnë publikisht mbi zhvillimet e fundit, megjithëse më parë kanë bërë thirrje për durim ndërsa Ukraina përpiqet të thyejë pozicionet mbrojtëse të forcave ruse. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha gjatë një vizite në Papua Guinenë e Re se përpjekja e Kievit për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i shkurtit të vitit 2022 do të jetë "e vështirë" dhe "e gjatë", me suksese dhe pengesa.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se "një betejë intensive" po zhvillohet, por nuk pranoi të japë detaje.

“Ne besojmë se mjetet, pajisjet, trajnimi, këshillat që shumë prej nesh kanë ndarë me ukrainasit gjatë shumë muajve i vendosin ata në pozitë të mirë për të qenë të suksesshëm në terren në rikuperimin e më shumë territoreve të Ukrainës të pushtuara nga Rusia”, tha zoti Blinken gjatë një vizite në Zelandën e Re.

Ndërkohë, në një sulm me raketa në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, u vra një civil dhe u dëmtua më tej infrastruktura portuale e rajonit, në sulmin më të fundit pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja për eksportin e grurit, njoftoi të enjten guvernatori i Odesës, Oleh Kiper.

Në këtë sulm u përdorën raketa me vetëdrejtim det-tokë, “Kalibr”, të cilat u lëshuan nga Deti i Zi, tha ai. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë të enjten se kishin shkatërruar 36 raketa të lëshuara nga bombarduesit strategjikë rusë Tu-95MS.

Marrë nga VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!