LIVE UPDATES
Bota

Zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet bilanci i viktimave, Erdogan shpall 22 janarin ditë zie

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli një ditë zie kombëtare që do të mbahet të mërkurën. Ai shtoi se të gjithë flamujt në ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike turke jashtë vendit do të ulen në gjysmë shtizë për të nderuar viktimat.

22 Janar 2025, 07:44 Nga B.Z
Zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet bilanci i viktimave,
Foto nga zjarri

TURQI - Një zjarr shpërtheu në një hotel 12-katësh në provincën veriperëndimore turke të Bolu, duke vrarë të paktën 76 persona. Zyrtarët thonë se të paktën dy prej tyre vdiqën pasi u hodhën nga ndërtesa për t'i shpëtuar flakëve.

Më shumë se 50 të tjerë u plagosën gjithashtu në zjarrin në hotelin Grand Kartal në vendpushimin e skive Kartalkaya në Bolu, sipas ministrit të Brendshëm të Turqisë, Ali Yerlikaya. Zjarri shpërtheu gjatë një periudhe të ngarkuar të vitit, kur hotelet janë të mbushura plot, pasi shkollat ​​në mbarë vendin marrin një pushim dimëror dy-javor. “Zemrat tona janë thyer. Jemi në zi,” u tha Yerlikaya gazetarëve jashtë hotelit. “Duhet ta dini se kushdo që është përgjegjës për shkaktimin e kësaj dhimbjeje nuk do t'i shpëtojë drejtësisë,” shtoi ai.

Nëntë persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi për zjarrin. Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc tha se pronari i hotelit ishte në mesin e të arrestuarve për t'u marrë në pyetje në hetim. Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr një hetim mbi zjarrin, që besohet të ketë filluar në seksionin e restorantit të hotelit përpara se të përhapej me shpejtësi rreth ndërtesës.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli një ditë zie kombëtare që do të mbahet ditën e sotme. Ai shtoi se të gjithë flamujt në ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike turke jashtë vendit do të ulen në gjysmë shtizë për të nderuar viktimat.

Në një fjalim të martën, udhëheqësi turk tha: “Për fat të keq morëm një lajm shumë të trishtuar këtë mëngjes nga Bolu, Kartalkaya. Vëllezërit dhe motrat tona u vranë dhe u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një hotel.”

Erdogan theksoi se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të identifikuar se çfarë ndodhi dhe si u shkaktua saktësisht zjarri, duke theksuar se kushdo që do të gjendet përgjegjës për incidentin tragjik, do të mbajë përgjegjësi. Hotele të tjera në vendpushimin e skive u evakuuan si masë paraprake dhe të ftuarit u vendosën në hotele të ndryshme në të gjithë provincën Bolu.

zjarr turqi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës