LIVE UPDATES
Bota

"Zhduken dyqanet e vogla"/ DW: Krizë në Gjermani, i vihet kyçi bizneseve

Sipas parashikimit të Shoqatës Gjermane të Tregtisë (HDE), rreth 9.000 dyqane shtesë do të mbyllin dyert këtë vit.

4 Maj 2023, 23:33 Nga m.s
"Zhduken dyqanet e vogla"/ DW: Krizë në Gjermani, i vihet
foto ilustruese

GJERMANI- Dyer të mbyllura dyqanesh, dritare me shirita dhe tabela me mbishkrime të hequra në hyrje - gjithnjë e më shumë dyqane në Gjermani po vendosin kyçin, shkatërrimi i dyqaneve të vogla po vazhdon dhe numri i tyre po zvogëlohet. Sipas parashikimit të Shoqatës Gjermane të Tregtisë (HDE), rreth 9.000 dyqane shtesë do të mbyllin dyert këtë vit. Në Gjermani kanë mbetur edhe 311.000 prej tyre. Sa për krahasim: Në vitin 2015, kishte rreth 373.000 dyqane.

"Duke pasur parasysh shifrat e viteve të kaluara, sinjalet e alarmit duhet të aktivizohen në të gjitha qendrat e qyteteve dhe në politikë. Sepse pa një tregti të vogël të suksesshme, qendrat e qyteteve vështirë se kanë një perspektivë për të ardhmen,"- paralajmëroi presidenti i Shoqatës Gjermane të Tregtisë, Alexander von Preen dhe shtoi: Nëse vdes tregtia e vogël edhe qyteti do të vdesë.

Korona solli shumë probleme

Fakt është se numri i dyqaneve në Gjermani ka kohë që është në rënie. Kjo ishte veçanërisht e theksuar gjatë viteve të koronës 2020-2022, kur numri i dyqaneve ra me 11.000 në vit. Vëmendja e publikut përqendrohet kryesisht tek mbyllja e dyqaneve të zinxhirëve të mëdhenj, si Galerie Kaufhof, dyqanet e këpucëve Görtz ose rrjeti i modës Gerry Weber.

Por shumica e mbylljeve sipas HDE janë dyqane të vogla si butikë apo furra buke. Blerja në internet është një nga faktorët kryesorë të kësaj gjendjeje. Përveç kësaj, gjatë koronës, edhe më shumë njerëz u mësuan të porosisin online. Shuarja e dyqaneve të vogla vërehet në lagjet jashtë qendrave të qyteteve të mëdha, por mbi të gjitha në qytetet më të vogla dhe të mesme, vëren shefi i HDE, Stefan Genth.

As blerësit nuk janë të kënaqur

Duke pasur parasysh ambientet e shumta afariste që janë zbrazur, HDE kërkon nga komunat një angazhim më të fortë dhe një ofensivë më të madhe për të ndalur rënien e numrit të dyqaneve. "Proceset jo-burokratike dhe të shpejta për dhënien e lejeve për rimodelimin dhe riemërtimin e hapësirave duhet të kenë përparësi," tha presidenti i HDE von Preen. Nëse boshllëqet aktuale nuk plotësohen shpejt, kërcënon një reaksion zinxhir me një spirale në rënie, shtoi ai.

Megjithatë vetë klientët nuk janë më entuziastë për blerjet në qendrat e qyteteve gjermane ku dyqanet janë të përqendruara në zonat e këmbësorëve. Sipas një sondazhi të Institutit për Kërkime Tregtare (IFH) të kryer në fund të vitit të kaluar, çdo i dyti u përgjigj se nuk do t'ua rekomandonte miqve të tyre blerjet në qendër të qytetit. Të anketuarit karakterizuan vetëm çdo të katërtin qytet si tërheqës për blerje.

"Fakti është se shumica e qendrave të qyteteve ku ka dyqane kanë më shumë kritikë sesa fansa,”- tha drejtori i IFH, Boris Hedde./DW

gjermani biznese dyqane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet