LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet paraprake në Miçigan, test me rëndësi për kandidatët Biden dhe Trump

Ish Presidenti Trump, po përballet me një bllok votuesish këmbëngulës republikanë që favorizojnë rivalen e tij Nikki Haley, apo që thjeshtë nuk janë të bindur se ai mund të fitojë në një ri-përballje me Presidentin Biden. Ky i fundit, në Miçigan përballet me kundërshtimin e madh të votuesve të zhgënjyer arabë nga mbështetja e Presidentit Biden për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

27 Shkurt 2024, 18:25 Nga S.N
Zgjedhjet paraprake në Miçigan, test me rëndësi për
Joe Biden

SHBA- Ndërsa Joe Biden dhe Donald Trump po vazhdojnë fitoret në garat brenda partiake, zgjedhjet paraprake që po mbahen sot  në Miçigan mund të zbulojnë dobësi të mëdha për të dy. Ish Presidenti Trump, po përballet me një bllok votuesish këmbëngulës republikanë që favorizojnë rivalen e tij Nikki Haley, apo që thjeshtë nuk janë të bindur se ai mund të fitojë në një ri-përballje me Presidentin Biden. Ky i fundit, në Miçigan përballet me kundërshtimin e madh të votuesve të zhgënjyer arabë nga mbështetja e Presidentit Biden për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti Biden dukej i qetë gjatë një aktiviteti fushate në Nju Jork të hënën në mbrëmje. “Kam para me vete, dëshiron dikush akullore? Nuk është ryshfet”, u drejtohet ai me shaka gazetarëve. Por, mbi 1200 kilometra larg New Yorkut, disa orë më vonë, u hapën kutitë e votimit për zgjedhjet e brendshme partiake në një shtet që mund të nxjerrë në pah dobësitë e zotit Biden për zgjedhjet presidenciale. Zemërimi i votuesve arabë në Miçigan, për shkak të përkrahjes pa rezervë për Izraelin, mund të ndikojë në fushatën e zotit Biden në zgjedhjet e përgjithshme.

Adam Abusalah, 23-vjeçar palestinezo-amerikan, gjatë fushatës të vitit 2020 shkonte derë më derë në lagjen e tij në Dearborn (Dirborn) të Miçiganit, duke bërë fushatë për presidentin Joe Biden. Tani, ai bën fushatë aktive kundër Presidentit. Shpesh, ai mund të shihet duke shkuar nëpër protesta me një furgon me sloganin 'Xho Gjenocidi’ , një parullë e përdorur nga arabo-amerikanët me të cilën ata e akuzojnë Presidentin se po përkrahë atë që e quajnë si gjenocidi izraelit në Gazë.

“Shtatëdhjetë e pesë për qind e muslimanëve në Miçigan votuan për Bidenin. Tani, ai po dërgon më shumë bomba, më shumë armë për të bombarduar fëmijët, gratë dhe burrat e pafajshëm palestinezë. Kështu që ne jemi të neveritur”, thotë ai.

Presidenti Biden e pranoi gjatë një interviste për një radio lokale të Miçiganit se ky shtet është një nga pesë shtetet që do të përcaktonte fituesin e zgjedhjeve presidenciale.Analisti politik në Miçigan, Dave Dulio thotë se lëvizja e votuesve arabë kundër zotit Biden e ka epiqendrën në qytetin Dearborn të këtij shteti. Zoti Biden e fitoi Miçiganin në vitin 2020 me vetëm tre pikë më shumë nga zoti Trump. Gati gjysma e afërsisht 110,000 banorëve të Dearbornit thonë se kanë prejardhje arabe.

“Kjo është votë proteste për t'i bërë të ditur presidentit se ka votues që shpresojnë dhe shumë prej tyre qëndrojnë pas kësaj ideje se ai duhet të ndryshojë politikën e tij, midis Izraelit dhe luftës në Gazë”, thotë analisti Dulio.

Në kampin republikan, kandidati Donald Trump gjithashtu përballet me një paqartësi rreth perspektivës për fitore në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, me gjithë fitoret e njëpasnjëshme të zgjedhjeve paraprake deri më tani. Më 25 shkurt, zoti Trump e fitoi garën paraprake në Karolinën e Jugut, duke mundur në shtetin e saj, rivalen e vetme që ende ka mbetur në garë, Nikki Haley. Pas fitores, zoti Trump foli i sigurt për fitore më 5 nëntor.

“Më 5 nëntor do ta shohim drejt në sy Joe Bidenin, i cili po e shkatërron vendin tonë, dhe do t’i themi, Joe, je i pushuar nga puna”. Votuesit e tij janë kryesisht të bardhë, shumica e tyre mbi 50 vjeç dhe përgjithësisht pa arsimim të nivelit universitar. Këto nuk janë karakteristikat demografike të elektoratit me të cilin ai ka gjasa të përballet në nëntor, kur do të ketë nevojë të sigurojë mbështetje edhe nga grupe të tjera votuesish, përfshirë ata që vazhdojnë të votojnë për zonjën Haley.

“Partia Republikane është plotësisht e ndarë. Nuk mund të fitoni zgjedhjet e përgjithshme nëse nuk e pranoni që 40 për qind e republikanëve thonë se nuk e duan Donald Trumpin si kandidat”, tha zonja Haley të hënën në mbrëmje në Miçigan ndërsa e vazhdon fushatën e saj.

Agjencia ‘Associated Press’ anketoi mijëra votues republikanë nga zgjedhjet partiake në Ajova, Nju Hempshër dhe në Karolinën e Jugut. Sipas rezultatave të këtyre anketave disa nga dobësitë e zotit Trump tashmë po shfaqen. Të paktën 2 në 10 votues në zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut dhe në Ajova thanë se nuk do të mbështesin zotin Trump në nëntor, ndërkohë që 3 në 10 votues në Nju Hampshër ndanë të njëjtin mendim. Zoti Trump fitoi në lagjet e pasura në Ajova dhe Nju Hempshër, ku jetojnë shumica e votuesve, me një dallim shumë të vogël.

Por këto janë vetëm disa nga sfidat me të cilat do të përballet zoti Trump në muajt e ardhshëm – në këto shtete, një e katërta, ose gati 4 në 10 votues republikanë thonë se ai ka shkelur ligjin në një apo më shumë raste për të cilat po akuzohet.

Marrë nga VOA

donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet