20 Nëntor 2022, 09:02
Nga d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Data 21 nëntor do të jetë dhe afati i fundit për certifikimin e partive politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet në komunat serbe në Veri të Kosovës, pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave veriore dy javë më parë.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi konfirmoi se deri tani vetëm një subjekt politik ka paraqitur kërkesën për certifikim dhe ajo është Iniciativa Qytetare Mitrovica.
“Deri më tani, KQZ-ja ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica. Pra, ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, tha Elezi.
Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe i ka bërë thirrje edhe qytetarëve serbë të mos dalin për të votuar.
Mirëpo, ligjshmëria e zgjedhjeve varet edhe nga pjesëmarrja e komunitetit serb në zgjedhje, ndonëse me ligj nuk është e paraparë.
Elezi javën e kaluar tha se nuk kufizohet se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje në një komunë në mënyrë që rezultati të mund të certifikohet nga KQZ-ja.
“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale nuk e kufizojnë se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje në një komunë në mënyrë që rezultati të mund të certifikohet nga KQZ-ja”, tha ai të mërkurën.
Nëse qytetarët serbë vendosin të mos e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë, ekziston rreziku që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mos pranohen nga partnerët ndërkombëtarë.
Pas vendimit të dorëheqjes së 4 kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar 18 dhjetorin si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa KQZ ka nisur përgatitjet. Më 18 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit.
zgjedhjet ne veri te kosoves vjosa osmani valmir elezi
Bota
20 Nëntor 2022, 08:49
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Një burrë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një lartësi teksa po kryen...
Bota
20 Nëntor 2022, 08:34
d.a.
Termet ne Itali
ITALI- Një tërmet me magnitudë 4.3 , u regjistrua në Marche pranë brigjeve të Pesaros, n&...
Bota
20 Nëntor 2022, 08:21
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Kryeministri britanik Rishi Sunak bëri një vizitë të papritur në Kiev të shtunën p&...
Bota
20 Nëntor 2022, 08:15
A.B
Ekipet
SIRI- Turqia ka goditur me sulme ajrore disa qytete në të gjithë Sirinë veriore të shtunën vonë. 25 sul...
Bota
20 Nëntor 2022, 07:42
A.B
Proteste
SHBA- Për herë të parë në histori, vendet kanë rënë dakord për një fond të dedikuar p&...
Bota
20 Nëntor 2022, 07:29
A.B
Proteksionizmi i Joe Biden është i kushtueshëm për Amerikën dhe botën, shkruan The Economist
Rritja e çmimeve ësht&...
Bota
20 Nëntor 2022, 07:24
A.B
Musk dhe Trump
SHBA-Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka qenë në dilemë për hapjen e llogarisë së ish-presidentit amerika...
Bota
19 Nëntor 2022, 23:00
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutoi në një takim të rregullt për çlirimin e territo...
Bota
19 Nëntor 2022, 22:33
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është testuar për virusin Covid-19, pasi tri ditë më parë...
Bota
19 Nëntor 2022, 22:12
I.A
UNESCO
UNESCO-ja shënon këtë muaj 50-vjetorin e Konventës së Trashëgimisë Botërore, dokumenti në themel të...