LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e 'The Economist': Rreziqet e “Bidenomics” shkojnë përtej inflacionit

Stimuli i madh ekonomik i Joe Biden në fillim të vitit 2021, nxiti fillimisht rritjen e inflacionit në vend dhe më pas, pushtimi i Ukrainës nga Rusia e shtyu edhe më tej shtrenjtimin e çmimeve. Votuesit së shpejti mund ta dënojnë Biden për këtë, në kutitë e votimit.

20 Nëntor 2022, 07:29 Nga A.B

ANALIZA e 'The Economist': Rreziqet e “Bidenomics”

Proteksionizmi i Joe Biden është i kushtueshëm për Amerikën dhe botën, shkruan The Economist

Rritja e çmimeve është shqetësimi kryesor i amerikanëve. Inflacioni vjetor ka kaluar shifrën 8%, niveli më i lartë në 40 vjet dhe ky është problemi më i madh për shumë votues amerikanë. Për dekada, inflacioni ka qenë aq i qetë, sa që shumica e amerikanëve mund ta shpërfillnin. Por tani, kostoja e mallrave thelbësore është kthyer në çështjen më shqetësuese dhe po ushqen zemërimin e votuesve.

Stimuli i madh ekonomik i Joe Biden në fillim të vitit 2021, nxiti fillimisht rritjen e inflacionit në vend dhe më pas, pushtimi i Ukrainës nga Rusia e shtyu edhe më tej shtrenjtimin e çmimeve. Votuesit së shpejti mund ta dënojnë Biden për këtë, në kutitë e votimit.

Sipas Qendrës Kërkimore Pew, firmë sondazhi, katër të pestat e amerikanëve thonë se ekonomia do të jetë “shumë e rëndësishme” në vendimin e votës; tre të katërtat janë “shumë të shqetësuar” për çmimin e ushqimeve dhe mallrave të konsumit.

Megjithatë, pasojat e gati dy viteve të “Bidenomics” shkojnë përtej rritjes së inflacionit. “Bidenomics” po trajton dy nga kërcënimet më të mëdha afatgjata me të cilat përballet Amerika: ngritja e një Kine gjithnjë e më autokrate dhe rreziqet e ndryshimit të klimës.

Vitin e kaluar, zoti Biden nënshkroi tre projektligje historike, për infrastrukturën, gjysmëpërçuesit dhe mjedisin, të cilat së bashku përmbajnë plane për të shpenzuar 1.7 trilionë dollarë. Këto përbëjnë një politikë industriale të plotë.

Rezultati është ndryshimi më i madh në ekonominë e vendit, që nga koha kur Kongresi mbështeti bujarisht prodhuesit amerikanë të makinave dhe çipave, në vitet 1980. Qeveria do të japë 180 miliardë dollarë në subvencione dhe kredi tatimore për firmat lokale, gjatë pesë viteve të ardhshme. Kjo arrin në nivelin 0.7% të PBB-së, edhe më tepër se sa Franca dirigjiste.

Kjo fazë e “Bidenomics” ka qëllime vërtet të lavdërueshme. Por për shkak të proteksionizmit, Amerika ka më pak gjasa që t’i arrijë ato. Duket sikur, pasi ka përcaktuar saktë destinacionin e tij, zoti Biden ka lidhur këmbët përpara se të nisej. Kostot e kësaj qasjeje të re do të përballohen nga Amerika dhe aleatët e saj.

Me të drejtë, Amerika dëshiron të ruajë udhëheqjen e saj teknologjike në prodhimin e avancuar të çipave, veçanërisht përballë Kinës. Gjysmëpërçuesit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm për ushtritë dhe mund të bëhen vendimtarë në një kohë kur Inteligjenca Artificiale po ndikon mbi luftën.

Një shqetësim tjetër i arsyeshëm lidhet me varësinë e Amerikës nga Kina për pajisjet thelbësore të energjisë së gjelbër, siç janë bateritë. Një ditë, kjo mund t’i japë Xi Jinping kontroll mbi ekonominë amerikane, ashtu siç varësia e Europës ndaj gazit rus, krijon përparësi për Vladimir Putin.

Biden njëkohësisht dëshiron të përmirësojë infrastrukturën e vjetruar dhe të ulë emetimet e karbonit. Ai i ka ndjekur këto synime me subvencione dhe rregulla “buy American”, dhe demokratët shpresojnë se nxitja e prodhimit vendas dhe shtimi i vendeve të punës për klasën e mesme, do t’u sigurojë më shumë vota.

Problemi është se proteksionizmi është një pilulë helmuese që dobëson të gjithë strukturën. Ai lëndon njësoj edhe mikun dhe armikun, duke dëmtuar aleancat e Amerikës dhe duke nxitur të tjerët të përgjigjen me të njëjtën monedhë.

Bashkimi Europian dhe Koreja e Jugut ankohen se blerësit e automjeteve të tyre elektrike, nuk do të përfitojnë nga subvencionet e reja të Amerikës, të cilat do të favorizojnë vetëm makinat e montuara në Amerikën e Veriut dhe kështu mund të shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. BE-ja po përgatit subvencionet e veta për çipat, të cilat do të konkurrojnë me ato të Amerikës.

Përpjekjet e Amerikës për t’i larguar vendet aziatike nga sfera e influencës së Kinës, përmes Kornizës Ekonomike Indo-Paqësore, janë zhvlerësuar nga kthesa që ka marrë vendi nga brenda. Proteksionizmi perëndimor i bën më të besueshme pretendimet e presidentit kinez Xi se demokracitë i mbështesin rregullat ekonomike globale, vetëm atëherë kur u leverdis.

Edhe brenda vendit, proteksionizmi e vështirëson arritjen e qëllimeve të “Bidenomics”. Subvencionimi i makinave elektrike të montuara në Amerikën e Veriut do t’i bëjë ato më të shtrenjta dhe me cilësi më të ulët, duke ulur nxitjen për një ekonomi më të gjelbër. Ligjet e reja shpesh kërkojnë që projektet të paguajnë paga të mandatuara nga qeveria ose të përdorin hekur dhe çelik amerikan.

Plani i Departamentit të Tregtisë për dhënien e subvencioneve të çipave, është zotuar të trajtojë një sërë problemesh sociale, nga dhënia e vendeve të punës për të varfrit, deri te ndihma e bizneseve në pronësi të grave. Burokracia do të rrisë edhe më tej kostot për konsumatorët dhe taksapaguesit.

Në vend që të vendosë barriera, Amerika duhet të korrë përfitimet e hapjes së vendit. Ardhja e më shumë emigrantëve të aftë, do të nxiste industrinë e teknologjisë së gjelbër dhe atë të prodhimit të çipave.

Lehtësimi i rregullave të lejeve mund të nxisë më tej ndërtimin e infrastrukturës së gjelbër. Uljet e taksave mund të favorizojnë investimet. Tregtia e lirë e teknologjive thelbësore me aleatët, do ta bënte më të lirë dekarbonizimin dhe shmangien e varësisë nga autokracitë, për demokracitë perëndimore. Dhe nëse synimi është të pengohet prodhimi kinez i çipave, Amerika mund ta bëjë këtë pa dëmtuar industrinë, si ndalimi i shitjes së teknologjisë së avancuar të çipave në Kinë.

Sigurisht, zoti Biden duhet të punojë brenda kufijve të së mundshmes politike. Të paktën instinktet e tij proteksioniste po kanalizohen drejt disa qëllimeve produktive: demokratët nuk arritën të impononin një kufi federal dhe një sistem tregtar për të frenuar emetimet e karbonit në mënyrë më efikase.

Por tani, projektligjet e infrastrukturës dhe ato të gjysmëpërçuesve, kanë tërhequr mbështetje dypartiake. Premtimi për nxitjen e prodhimit vendas mund t’i ndihmojë demokratët të fitojnë vota.

Një pikëpamje e tillë ka të metat e veta. Në një periudhë afatshkurtër, fitimet në popullaritetin e demokratëve ka të ngjarë të jenë të vogla, në krahasim me dëmin nga inflacioni. Rindërtimi i një baze industriale dhe nxitja e vendeve të punës në prodhim mund të jetë popullore, por do të sjellë kosto për amerikanët.

Plani “Bidenomics” mund ta ndihmojë Amerikën të përballet me ndryshimet klimatike dhe me Kinën, por më pak se sa duhet, për shkak të modelit të tij të kushtueshëm dhe joefikas.

Pjesa më e madhe e popullaritetit të planit, vjen nga ideja e gabuar se Amerika duhet të zbatojë politikën e vet industriale, për të kundërshtuar politikën e fortë të Kinës. Në fakt, ekonomia e dobësuar e Kinës dhe tregu i aksioneve në rënie, nxjerrin në pah të metat e centralizimit.

Përparësia e Perëndimit qëndron në të kuptuarit e përfitimeve strategjike dhe ekonomike të hapjes së vendit. Nëse Amerika e lë këtë mënjanë, ajo rrezikon të humbasë garën teknologjike./MONITOR

biden shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet