LIVE UPDATES
Bota

Moldavi, dhjetëra mijëra qytetarë tubim pro-evropian! Presidentja zotohet: Deri në 2030-ën do jemi pjesë e BE-së

Sipas zarpanews.gr, Babis dhe Anna u martuan mëngjesin e së dielës së 21 majit në Kishën e Shenjtë të Shën Sofisë.

21 Maj 2023, 16:43 Nga k.m.
Moldavi, dhjetëra mijëra qytetarë tubim pro-evropian! Presidentja
Foto ilustruese

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, më 21 maj, në shenjë mbështetje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian (BE), ndërkohë që qeveria pro-evropiane e vendit vazhdon të luftojë rrymat politike nga Rusia. Policia vlerësoi se janë mbledhur rreth 75 mijë njerëz, shkruan redaksia e Radios Evropa e Lirë në gjuhën angleze. Tubimi, në të cilin është paraqitur edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është organizuar pak ditë para takimit të komunitetit politik evropian.

Takimi do të mbahet më 1 qershor dhe pritet që presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, të marrë premtimin se vendi i saj, së shpejti, do të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Samiti do të jetë takimi i parë i grupit prej 44 anëtarësh, i cili synon të përmirësojë bashkëpunimin midis BE-së dhe vendeve jo anëtare të BE-së, përfshirë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Kaukazit. Moldavia, së bashku me Ukrainën, u ftuan në hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësim, në qershor të vitit të kaluar, disa muaj pasi Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Si një nga vendet më të varfra në Evropë, ajo ka pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas, bashkë me shqetësimet në rritje për përhapjen e mundshme të luftës. Sandu, ish-zyrtare e Bankës Botërore, e shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi në pushtet në nëntortë vitit 2020, përmes listës pro-reformiste. Ajo zëvendësoi Igor Dodon, presidentin socialist të mbështetur nga Moska, mandati i të cilit u trondit nga kriza ekonomike dhe skandalet e korrupsionit.

Përpjekja e Sandu për lidhje më të ngushta me BE-në ka shqetësuar Moskën, e cila vazhdon të mbështesë hapur disa figura politike të Moldavisë. Moldavia, në periudha të ndryshme të historisë së saj, ishte pjesë e Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik, si dhe “Rumanisë së Madhe”. Në muajin mars, parlamenti i vendit shpalli rumanishten gjuhë zyrtare, megjithëse rusishtja përdoret ende gjerësisht.

Në Kuvendin e madh popullor ishin të pranishëm shumë njerëz, në sheshin me të njëjtin emër në kryeqytetin Kishinau, duke përfshirë edhe në shpalljen e pavarësisë nga sundimi sovjetik, në vitin 1991. Moldavia, ashtu si Ukraina, ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që zakonisht zgjat me vite. Megjithatë, kushtetuta e saj vendos një politikë neutraliteti që përjashton anëtarësimin në NATO.

Vendi është ende i rënduar nga prania e rajonit separatist pro-rus të Transnistrisë, 30 vjet pas luftës së shkurtë, në të cilën ky rajon iu kundërvu ushtrisë moldave./REL

moldavi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026