9 Qershor 2024, 18:44
Nga E. D
Olaf Scholz
GJERMANI- Sondazhet në Gjermani i vendosin socialdemokratët e kancelarit Olaf Solz në vendin e tretë, duke konfirmuar rënien e madhe të partisë. Ndërsa Kristian Demokratët CDU dhe CSU janë në rrugën e duhur për të mbledhur deri në 30% të votave dhe AfD euroskeptike rezulton me 16-16.5%, dhe SPD me 14%.
Sipas exit polls aleatët e koalicionit të gjelbër të Scholz do të zënë vendin e katërt me rreth 12%, ndërsa FDP liberale bie në 5%. Në vitin 2019, AfD mori 11% të votave dhe SPD 15.8%. Të Gjelbrit kishin grumbulluar 20.5%. Gjithashtu në Austri, Partia ultra-konservatore e Lirisë, FPÖ, po feston.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, një sondazh i bazuar në sondazhet e kryera javën e kaluar i renditi ata në vendin e parë me 27%, ndërsa Partia Popullore konservatore, ÖVP, pasoi me 23.5%, dhe Social Demokratët, SPÖ, me 23%.
Nëse ky parashikim konfirmohet, do të jetë hera e parë që FPÖ del e para në një zgjedhje kombëtare në Austri. Mbështetja për FPÖ u rrëzua në vitin 2019, pas skandalit “Ibizagate”, në të cilin ish-lideri i saj u kap në video duke i premtuar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitej si mbesa e një oligarku rus. Megjithatë, partia ka përfituar nga pakënaqësia e votuesve kundër masave për t’u marrë me pandeminë Covid-19, si dhe kostot në rritje të jetesës dhe shqetësimet për luftën në Ukrainë.
olaf scholz
Bota
9 Qershor 2024, 18:39
E. D
foto ilustruese
KALIFORNI- Ndryshimi i klimës nuk është përgjegjës vetëm për rritjen e nivelit të detit dhe motin e...
Bota
9 Qershor 2024, 18:31
E. D
foto ilustruese
MBRETËRIA E BASHKUAR- Zgjedhjete europian që nisën të enjten dhe do të mbyllen mbrëmjen e sotme, jan&eu...
Bota
9 Qershor 2024, 18:23
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka zgjatur ndalimin e tij të diskutueshëm për Al Jazeera për 45 ditë pasi kabineti...
Bota
9 Qershor 2024, 18:16
E. D
foto ilustruese
GREQI- Qindra miliona evropianë janë drejtuar sot në qendrat e votimit. Sipas ministrisë së Brendshme në...
Bota
9 Qershor 2024, 18:03
E. D
foto ilustruese
GREQI- Autoritet greke kanë arrestuar jashtë qendrës zgjedhore të zonës malore Myrtiski, në Rodhopi të G...
Bota
9 Qershor 2024, 17:41
E. D
foto ilustruese
FLORIDA- Pushuesit në Bregun e Gjirit të Floridës u është thënë të jenë vigjilentë, pasi ...
Bota
9 Qershor 2024, 17:34
E. D
foto ilustruese
RUSI- Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka njoftuar se ka shkatërruar avionin luftarak më të avancuar rus, një Suk...
Bota
9 Qershor 2024, 17:30
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- “Tradhti ruse” e quan gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, dislokimin e befasishëm të rreth 20...
Bota
9 Qershor 2024, 17:11
r.ll
narendra modi
INDI- Narendra Modi u betua sot si kryeministër i Indisë për herë të tretë, duke u bërë politik...
Bota
9 Qershor 2024, 17:08
E. D
Papa Françesku
ROMË- Papa Françesku gjatë fjalimit të tij javor të së dielës thotë se shpreson që Iz...